|
Familja e Kollokotroneve
kishte bere shume emer midis arvanitasve.Kollokotronet u
shperngulen nga Vunoi (Himare).Nje familje teper e madhe
prej disa brezash,veprimtaria dhe bemat e te cileve
nisin qe ne shekullin XV.Ne Peloponez,Kollokotronet
nxoren nga gjiri i tyre kater kapedane si
Dhima,Jani,Kosta e Teodori,qe lane gjurme.
Nese babai i Teodorit quhej fatosi i kryengritjes greke
(1770),vete Teodori ishte perfaqesuesi me i madh i fisit
te Kollokotroneve,nga rrethi i te cileve gjate epopese
clirimtare te Greqise kunder roberise osmane,dhane jeten
70 veta.
Teodori lindi ne fashtain Ramavun te Mesinise (Peloponez),pikerisht
ne ate vit (1770),kur i ati ndodhej ne lufte.Tek
aravanitasi i ri shpejt hodhen rrenje tiparet e
trasheguara te fisit te tij:zgjuarsia e
guximi,zhdervjelltesia e urrejtja ndaj pushtuesit.Ende i
ri,ai rroku armet dhe perqafoi idealin dhe qendrimin e
Klefteve,te ketyre luftetareve trima e te
papermbajtur,te paracaktuar per t'u dale mbane
veshtiresive.Kleftet,me ligjet dhe doket e rrepta
luftonin dite e nete me radhe,pa gjume,pa buke e pa
uje.Teodor Kollokotroni,duke kaluar jeten e rende te "kacakeve",fitoi
pervoje te madhe si organizator e komandues dhe njohu
vlerat e gjithaneshme luftarako-shoqerore te Morese,qe i
vlejten si shkolle e vertete per strategjine e
kryengritjes.
Kapedani i vetem i Klefteve,qe i shpetoi spastrimit
turk,ishte Teodori.Me pak njerez shkoi ne Zante.Hyri ne
lidhej me "Shoqerine e miqve".Por nuk
zgjati shume dhe si e shpernguli veprimtarine ushtarake
ne ujdhesat e Jonit,ku u bashkua me njeriun qe ka dashur
mbi te gjithe,me kapedan Ali Farmaqin.Ne ujdhesen e
Zantes ai armatosi nje anije me 10 topa dhe nisi luften
e kleftit te detit.Gjate kesaj periudhe,ai dhe Aliu
projektuan organizimin e luftes se perbashket te grekeve
e arvaniteve dhe ngritjen ne More te nje "Mbreterie
greko-shqiptare".
Ata iu drejtuan per perkrahje zoteruesit francez ne
ujdhesat e Jonit,mirepo Donzilati,qeveritari francez ne
Korfuz,i permbahej strategjise se Napoleonit.Teodori,si
nje diplomat,terhoqi edhe Ali Pashe Tepelen ne keto ide
e plane.Me 15 mije kryengrites (3000 nga Cameria),500
atiljere franceze dhe luftetare shqiptare te njesive
franceze (suliote,himariote etj) duhej te sulmohej
Peloponezi.Perfundimi i veprimit ushtarak do te
sherbente per shpalljen e shtetit te ri.Mirepo,situatat
moren zhvillime te tjera.Ne garnizonet franceze qe
gjendeshin ne disa ishuj zbarkuan trupa angleze.Anglia
refuzoi bashkepunimin me Kollokotronin,ndersa Franca nuk
iu pergjigj zotimeve qe kishte marre.Udheheqesit e
kryengritjes mbeten vetem,ndaj hoqen dore nga lufta
clirimtare dhe formimi i shtetit ne More.
Per mese 10 vjet,Teodor Kollokotroni u end neper More
dhe Peloponez qe te mbante te ndezur luften
clirimtare.Bashke me Papaflesen e famshem grek dhe
kapedane te tjere arvanitas,ne moshen 50 vjec (1820) i
hyri nje kryengritjeje te re.25 marsi i vitit 1821
njihet si dita e shperthimit te revolucionit grek e
arvanitas,ne parudhen "Eleftheria i thanatis" ("Ja liri-a
vdekje").Ata leshuan shkendijen e pare ne Peloponez e ne
ujdhesat e banuara nga aravanitet.Ne Greqine
Kontinentale,kryengritja filloi me vone,ne fund te
marsit.Ajo u shkallezua ne dy faza: e para (1821-1824)
percaktoi fitoret mbi ushtrite e medha turke;e dyta
(1825-1829) siguroi njohjen e autonomise.Mirepo faza e
dyte kaloi caste te veshtira,nga ku mund te deshtonte
nese masat popullore dhe kapedanet e saj si Teodor
Kollokotroni nuk benin therorira
mbinjerezore.Keshtu,Teodori,pasi fitoi ndeshjen me
trupat osmane,i perqendroi kryengritesit e Peloponezit
mbi Tripolice (qender administrative ne siujdhese),duke
terhequr pas vetes edhe 3000 shqiptare,qe braktisen
rreshtat turke.Si rrjedhim i hovit popullot dhe i
komandimit me aftesi te larte te forcave ushtarake nga
Kollokotroni,zona e operacioneve te Peloponezit thuaj u
clirua.
Ne keto kushte mblidhet Asambleja e pare greke
(janar,1822),por ushtaraket me pervoje,sic ishin
Kollokotroni,u menjanuan nga Kuvendi.Kjo mosmirenjohje
nuk e preku aspak boten krenare te kapedanit te tjeshte
e te madh,qe gezonte nderimin e popullit.Perpara idealit
te lirise,ai nuk vinte asgje.me keto ideale te larta te
zemer e priti ai mesymjen turke nga deti e toka,te
ushtrise 80-mijeshe te Dramaliut.Beteja dyditeshe e
Dervinaqit (Nauplo),qe udhehiqej nga nje strateg si
Teodori,perfundoi me shpartallimin e fuqise se vezirit.
Faza e dyte e kryengritjes nisi ne rrethana te
veshtira.Qeveria greke e porsadale nga valet e
kryengritjes,ne vend te ndalonte vellavrasjen e te
merrej me ndalimin e krimeve te I.Pashes,arrestoi e
burgosi ne manastirin e Hidres Teodor Kollokotronin me
trimat pasues.Vecse,njeriu i madh ne ideale e vepra,kur
mori vesh se mareshalli turk bente kerdine mbi
popullsine ne Peloponez,i kerkoi qeverise qe te vihej ne
krye te ushtrise greko-aravanitase.Ne kete situate te
rende per popullin grek,ate e liruan nga burgu si nje
prijes te madh,qe ia kishin pare vlerat ne zjarrin e
luftes kunder pushtuesve.Kollokotroni,ne qofte se do te
ishte njeri pa shpirt e pa ndjenja njerezore,s'o t'i
futej me luftes e sakrificave,por ai mendonte e vihej ne
sherbim te vegjelise,sepse e cmonte shume jeten e
tij.Atij iu be nje pritje madheshtore dhe ne pergjigje
te pershendetjes,ai u shpreh: "Duke u kthyer nga
Hidra,rruges i hodha ne det te gjitha merite.Hidhni
poshte te gjithe urrejtjen dhe te gjitha grindjet e
percarjet.Ky do te jete thesari qe do t'u jape fitoren".
Teodori perseri u caktua kryekomandant i forcave te
armatosura ne Peloponez.Kundrejt I.Pashes,teper superior
ne njerez e armatime,prijesi arvanitas me me pak
luftetare e arme,zgjodhi e zbatoi luften partizane.Ai e
vuri pushtuesin ne goditje te panderprera,ku ata nuk e
parashikonin.
Teodori i pengoi furnizimet e tyre nga deti e toka.
Keshtu,autoriteti dhe komandimi i tij ben qe kryengritja
te zgjerohej,duke e zhvleftesuar aleancen
turko-egjiptiane per mbytjen e falimentimin e
revolucionit grek.Perballe kesaj force te bashkuar te dy
perandorive,Kollokotroni dinte te ruante edhe lidhjet
strategjike me krahinat e tjera,sidomos me udheheqesit
ushtarake te tyre.Nder ta Teodori barasvleresonte Gjergj
Karaiskaqin dhe arvanitas te tjere.
Por vepra kombetare rrezikohej te varrosej.Ajo kalonte
caste teper kritike me permasa mbarekombetare.Kush duhej
te dilte per zot qe te rigjalleronte moralin e qendresen
popullore?Ne te tilla momente politiko-ushtarake,dora me
e forte qe iu kundervu tradhetise ishte Teodor
Kollokotroni.Tashme,ai ishte plotesuar me tiparet e nje
ushtaraku madhor dhe ruante te paprekur
gjallerine,energjine e mprehtesine e te nje riu,
me te cilat perballoi nje periudhe gati 10-vjecare
lufterash dhe nje kompleks makinacionesh.Me
bashkeluftetare besnike e te vendosur,ai perdori menyra
e mjete te larmishme,derisa rivendosi bashkimin e
tronditur te Morese.Pa i perfillur veshtiresite dhe
kundershtimet e medha qe haste,ai iu pervesh
riorganizimit te forcave dhe u hodh ne veprime
konkrete,duke shpallur mobilizimin total te popullsise
nga mosha 15-60 vjec.Moreja u rizgjua per t'i dhene
goditjen e fundit Stambollit.Keshtu,Kollokotroni i beri
Greqise sherbimin e fundit te madh.
Greqia u clirua (1829),por shpresat e popullit pesuan
zhgenjim,sepse vazhduan trazirat e brendshme dhe u vune
ne shenjester bijte e revolucionit grek.Nder te "rrezikshmit"
u quajt edhe Teodor Kollokotroni arvanitas.Ai u denua me
vdekje ne vitin 1833,ndersa e meritonte te shpallej
hero.
"Plaku i Morese",sic e quante populli,e kaloi tere jeten
ne lufte per clirimin e Greqise,derisa vdiq ne vitin
1843.Ne Panteonin grek,ai gjendet ne radhet e para te
ushtarakeve te shquar,madje nje gjeneral i shquar.Kur u
shtrua dhenia e titujve,T.Kollokotroni u tha
pjesemarresve : "Edhe i
plotfuqishem","Fisnikeria juaj","Shkelqesi","Shume i
ndritur","Lartesi","Shenjteri" me quajten,por une jam ai
qe isha : gjak i races shqiptare!" |