| Periudha e Rilindjes Kombėtare> Naum Veqilharxhi | |
|
Eshte ideologu i pare i Rilindies Kombetare Shqiptare,
mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkolles
shqipe.
Lindi ne Vithkuq te Korces me 1797.Qe para vitit 1808
mergoi me familien ne Moldavi (Kishenjev te Rumanise).Me
1821 mori pjese ne kryengritjen e eteristeve kunder
Perandorise Osmane, si nje nder udheheqesit e saj,
bashke me shqiptaret e kolonise se atjeshme. Me pas
punoi avokat ne Braile, dhe u lidh me rrethet e
ilumnisteve ballkanas. Per te kapercyer dasite qe
lidheshin me alfabetet e ndryshme qe perdorreshin per
shkrimin e gjuhes shqipe, qe ne vitet 20 te shek te 19,
ai nisi punen per krijimin e nje alfabeti te vecante,
origjinal te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet me
1844 botoi te paren abetare ne gjuhen shqipe "Evetarin".
Abetarja u prit me entuziazem dhe u perhap ne krahinat
jugore te Shqiperise. Per te plotesuar kerkesat ajo pati
nje ribotim te ri e me te plote me titullin "Fare i ri
Evetar Shqip", te shoqeruar me nje "e parathenshme per
djemte e rrinj shqiptare", pergatitti gjithashtu nje
gramatike me libra e doreshkrime te tjera, qe
fatkeqesisht s'jane ruajtur deri ne ditet e sotme. Ne
1846 hartoi nje qarkore (Enciklike) greqisht drejtuar
bashkeatdhetareve Orthodokse ne Shqiperi. Si iluminist,
Naum Veqilharxhi mendonte se mesimi i gjuhes shqipe dhe
ngritja e kultures mund ta vinin atdheun ne rradhen e
vendeve te qyteteruara, se pa clirim kulturor nuk mund
te arrije dot as clirim politik. Ai kishte besim tek
aftesite dhe virtytet e popullit tone dhe i shau ata qe
ishin vene ne sherbim te te huajve.
|
|