|
Naim Frasheri jetoi dhe
punoi ne shekullin e 19-te.
Ky ishte shekulli vendimtar per historine e vendit tone:
shekulli i fundit i roberise.Naimi dhe rilindasit e
tjere linden dhe vdiqen brenda tij,por mendja e
tyre,vepra e tyre dhe lavdia derdhej tutje,per kufijve
te qindvjecarit per te ardhur gjer tek ne,dhe me tutje
akoma drejt brezave te tjere te ardhshem.
Naimi me rilindasit e tjere i kthyen krahet kujtimit te
pashallareve rebele e paatdhe,dhe me gjithe zjarrin e
fuqine e tyre te mendjes thirren ne skenen e kohes
fytyren sublime te heroit tone kombetar,skenderbeut.Per
ta,ashtu si per te gjithe ne,ai nuk ishte vetem nje
njeri i shpates,ai ishte para se gjithash nje burre
shteti,,nje rilindas i madh midis plejades se njerezve
me te shquar te kohes se re,udheheqes dhe kampion i
lirise.
Afeksioni per figuren e Skenderbeut nuk ishte i
rastit.Midis rilindasve dhe atij do te gjendeshin
gjithmone pika takimi dhe,sic e ka thene nje shkrimtar i
yni,poema e Naim Frasherit "Historia e Skenderbeut",do
te ishte per rilindasit si nje kale lufte.
Nga kujtimi i madh i Skenderbeut dhe nga kujtimi i
hidhur i pashallareve rebele,Naimi me rilindasit nxoren
nje te vertete te cmuar: Lufta per Shqiperine mund te
behej vetem si lufte e ndergjegjshme.Pa idealin e
lirise,ajo do te ishte nje teknokraci pa kuptim,e
destinuar te deshtonte.
Dhe keshtu ata iu vune punes taktike per zgjimin e
ndergjegjes se kombit,duke u bere mbeshtetje e fuqishme
frymezuese dhe udheheqes shpirterore te aksioneve te
tilla kombetare sic qe Lidhja e Prizrenit dhe gjithe
levizja e kohes.
Naim Frasheri eshte novatori me i madh i letersise
tone.Ai eshte novator me permasa te gjera,jo thjesht
novator i vargut a i figures poetike,po novator ne
themelet e tij.
Kater shekuj perpara tij,Gjergj Kastrioti kishte qene
vec te tjerash novator i madh i idese dhe i veprimit te
rebelimit te nje populti te vogel kunder nje perandorie
vigane.Pikerisht ne kete fakt te mrekullueshem qendron
rendesia nderkombetare e figures se heroit tone.ai eshte
novator sepse drejtoi nje aksion te tipit te ri ne
Shqiperi,nje aksion te bazuar ne unitetin e vendit.Kete
unitet,kete force per te sfiduar ne emer te lirise kedo,
Skenderbeu e gjeti ne popull.Merite e tij ishte qe e
nxori ne pah dhe e udhehoqi.
Rilindasit me Naimin ne krye ishin mendimtare dhe
poete,shkencetare dhe filozofe,diplomate dhe
ideologe,stratege dhe tekniciene te shquar.
Ashtu te gjithanshem sic ishin,ministra te vertete te
kultures dhe te kombit,ata ishin te afte te perballonin
njekohesisht probleme me pushke e me pende.
Ishte hera e pare pas kohes se Skenderbeut qe vendi yne
nxirte njekohesisht nje kostelacion kaq te dendur
njerezish te shqua.Dhe midis plejades Naimi qysh ne
gjallje zuri vendin qendror.
Librat e tij kryesore, "Historia e Skenderbeut", "Bageti
e bujqesi" dhe "Lulet e veres" ishin bere qysh atehere
pasuri e madhe kombetare,jo me libra por institucione
organizuese te mendimit dhe veprimit shqiptar ne vitet e
lufterave te medha qe nga Lidhja e Prizrenit e gjer ne
shpalljen e pavaresise.
Emri i Naim Frasherit sa vinte e rritej gjithnje.Nje
popullaritet i habitshem po e rrethonte poetin dhe kjo
ndodhte ne vendin ku s'kishte as gazeta,as botime dhe as
institucione kulturale. Ky fenomen i papare ndonjehere
ne jeten e vendit,fenomeni Naim Frasheri,tregonte se
c'force zberthyese mund te kishte arti kur ai vihej ne
sherbim te kohes dhe te popullit.Shume njerez mesonin
shkrim shqip per te lexuar veprat e tij,te tjeret e
rrethuan ate me legjenda qe ne gjallje.Ai te kujtonte
koherat e para,atehere kur poeti,magu dhe mjeku ishin
nje njeri.
Prania e tij ndihej kudo,te shperndare neper pllaja e
lugina,faqeve te maleve e neper fusha,midis territ te
roberise dhe mjerimit ekonomik,
shqiptaret,bujq,zanatcinj,barinj e nepunes e dini se
atje larg ne Stamboll,ne qender te Perandorise
Otomane,midis institucioneve dhe monumenteve te saj te
zymta,jetonte Naim Frasheri,tempulli i fjales,fener qe
dergonte sinjalet e tij ne ate fund shekulli roberie e
ne ate fillim shekulli lirie.
Mesazhi qe koha i ngarkoi te sillte Naim Frasherit ishte
nje mesazh madhor.Figura te tilla te medha si ai,populli
i lindi nga gjiri i tij i madh,u dha atyre te
grumbulluar mencurine dhe gjeresine e tij dhe kur ata u
perpoqen t'i kthenin ate drite popullit,duke "u djegur
si qiri" per te,populli i beri ata te pavdekshem.Nga kjo
marreveshje me popullin eshte varur dhe varet ne fund te
fundit fati i cilitdo krijuesi.
|