|
Cameria lindi e perkundi
mendimtare e prijes te shquar.Ne rradhen e prijesve
qendron edhe Muharrem Rushiti,nje nga udheheqesit e
mirenjohur te kryengritjeve ne Shqiperine e Jugut per
mbrojtjen e teresise territoriale shqiptare.
Ai lindi ne nje familje te njohur per trimeri e shpirt
luftarak ne tere Shqiperine e Jugut.Keto virtyte te
prinderve,qe ne femijerine e tij ne fshatin Koske te
rrethit te Filatit,i pervetesoi edhe Muharremi.
Muharrem Rushiti u be udheheqesi popullor ne luften e
jetes dhe te luftes.Si bir i nje antishoveni dhe si
vuajtes me te gjithe bashkefshataret e tij,ai urrente pa
mase cilindo te huaj qe neperkembte
lirine.Vecanerisht,ishte i papermbajtur ndaj
obskurantizmit osman dhe terbimit shovinist grek.Ai u
perfshi ne levizjen atdhetare e clirimtare,qe ne hapat e
para te pjekurise dhe mbeti tere jeten e tij nje
luftetar e prijes i permendur i Camerise.
Perballe osmanllinjve
Ne vitin 1900 Turqia shpertheu nje vale te re
raprezaljesh,te cilat nuk reshten per disa vjet,me synim
qe ta mbyste edhe nje here me gjak Camerine.undrejt
ketij genocidi shpertheu e mori permasa te reja hovi
clirimtar per pavaresi,qe ziente kudo ne Shqiperi.
Idete e Rilindjasve te medhenj kishin rrembyer edhe
Muharrem Rushitin,tashme i formuar.Si e tere
Cameria,edhe rrethi i Filatit,
ku vepronte M. Rushiti,ishte perfshire ne levizjen
masive.
Ne vitin 1902 Filatin (kryeqendra e Camerise),me
rrethinat e tij,camet e gezonin te lire.Malesite e larta
te Shendellise e te Likojanit ishin shnderruar ne baza
mbeshtetjeje per aksionet.Te organizuar,te nxitur e te
drejtuar nga kapedani popullor Muharrem Rushiti,forcat
kryengritese me shpejtesi te rrufeshme,ne befasi e nga
lartesite perqark Filatit sulmuan me trimeri.
Brenda disa oresh lutimi ata shpartalluan dhe carmatosen
trupat turke.Muharremi luftonte vete e njeheresh
drejtonte luftimin.
Veliu i Janines,nuk do ta permbante inatin per
humbjen,dhe me pas,nuk do te kursehej me tabonet e tij
gjakmarese per ta ndershkuar Camerine me hekur e
zjarr.Karshi nje mesymje ne mase te forcave te panumerta
pushtuese,kryengritesit u gjeten ne befasi jo nga
mesymja e kundershtarit,por nga tradhetia e kundisur
prej agjentures osmane.Rushiti,bashke me qindra
luftetare,u mbyll ne burgun e tmerrshem te Janines.
Bashkeluftetaret nuk mund ta linin veten pa udheheqesin
e tyre,keshtu qe ndihmuan arratisjen e tij nga burgu i
Janines dhe u gjet perseri ne vatrat e kryengritjeve.
Ne kete situate te re Muharrem Rushiti projektoi nje
manover forcash ne brendesi te Camerise.Forcat e
perbashketa came-labe,me pajime luftarake teper
modeste,kaluan lumin Kalama dhe iu drejtuan Qafes se
Smartes.Shpertheu nje beteje e pergjakshme ndemjet tyre
dhe trupave osmane.Ishte nje perpjekje qe zhvillohej ne
shkembinj.Permbi gjashte ore kryengritesit,
me nje luftim te ashper,arriten te fitojne mbi trupat
turke.Valiu nuk mund te pajtohej me disfaten,sepse
cenohej autoriteti i Edrenese.Ai nuk ia falte Rushitit
turpin qe ia shkaktoi kesisoj,kunder kryengritesve ne
rajonin e rendesishem taktik,u derguan trupa nga forcat
e reja turke.Gjate ecurise se luftimeve,luftetaret
shqiptare rrezikoheshin te rrethoheshin.Prijesi ushtarak
Rushiti,nga pervoja si nje komandant trim e i
arsyeshem,cmoi gjendjen dhe mori vendim: perballe rreth
3000 trupave osmane ishte aventure te rezistoje me
tej,prandaj varianti i carjes se rrethimit ishte me i
drejti.
Perballe shovinizmit grek
Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise e gjate
konsolidimit te saj e te shtetit te pare
shqiptar,Muharrem Rushiti nisi perseri luften.
Platforma per copezimin e Shqiptareve sipas perkatesive
fetare,perkonte edhe me objektivat e reaksionit grek,te
cilit gjoja i dhimbseshin te krishteret e
Camerise.Ndersa osmanllinjte "perpiqeshin" per
myslimanet,greket konkuronin "me helenizimin e
popullsise krishtere shqiptare te Camerise".Qellimi
strategjik i qarqeve greke ishte futja sa me ne thellesi
te territorit shqiptar per t'i zgjeruar kufijte ne
kurriz te Shqiperise.Per te permbushur keto
synime,megalideistet perdoren po ato metoda: percarje e
maskara,sikurse osmanllinjte.Madje,ata i tejkaluan e i
shtrine ato qe nga Cameria e deri ne Gjirokaster e
Korce.
Perballe genocideve,luftetaret e M. Rushitit rrembyen
armet.Ne cetat qe ai komandonte hynin luftetare te rinj
nga Cameria.Ne
tetor te vitit 1912,Rushiti i drejtoi kryengritesit mbi
bandat e terbuara te andarteve (reparte te
specializuara) greke ne Cuke te Sarandes.Me pas,kapedani
sypatrembur,i pameshirshem ndaj armikut te pandare te
Camerise,i hodhi shqiponjat e tij per te goditur me
rreptesine me te madhe kriminelet e tjere,qe vinin nga
burgu i Gjiritit (Krete),te cilet Greqia i kishte veshur
si oficere per te mbuluar llumin shoven.
Per afro dy vjet (191-1914) Muharremi qendroi ne
lartesine e prijesit e te luftetarit per te mbrojtur
fitoret historike te 1912-se.
Muharrem Rushiti nuk u afirmua vetem si ushtarak,por
edhe si politikan.Me bashkeatdhetarin Alush Taka ai
formuloi ne emer te cameve nje perkujtese per
Konferencen e Paqes ne Paris (1919) ku kundershtohej
shkeputja e Camerise prej trungut shqiptar.
Nje udheheqes popullor i gjithanshem,qendroi i
papajtueshem edhe me pushtuesit italiane.Se bashku e ne
krye te luftetareve came,ashtu si mbare krahinat vame,ai
vrapoi drejt Vlores me 1920 dhe i rreshtoi forcat e veta
perballe ushtrise kryengritese te kesaj epoke
madheshtore.Vecse,ai tani luftonte e komandonte disi i
moshuar.
Pas fitores mbi ushtrine pushtuese italiane,ne pamundesi
per te jetuar ne vendlindje,sepse ndiqej si "koke e
zgjedhur" nga qeveria greke,Rushiti u vendos te
bashkefshataret patriote ne Markat (Konispol).Ai nuk e
shijoi rivieren,perlen e bregdetit jugor,pasi lufta e
gjate i kihte shkaktuar shume plage ne trup.Ne moshen 71
vjecare ndahet nga bashkeatdhetaret nje nga
prijesit ushtarake popullore te qendreses e te luftes
kunder sundimeve te huaja,kapedani i shquar i
Camerise,Muharrem Rushiti.
|