|
Mehmet Ali Pasha (1769
-1849)
Lindja dhe karriera
Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed
Ali, eshte nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare
kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht neper
mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha
shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo "shqiptar"
nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt eshte pjese e
Camerise Islame, toke Shqiptare te cilen juntat greke me
forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e
shekullit te XX nga Shqiptaret Musliman.
Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje
familje te thjeshte Shqiptare, dhe pasi Mehmeti per
njefare kohe eshte marre me tregti neper Cameri, me vone
ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise shteterore Islame.
Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te
shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mencur dhe
largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet
e mepasme te jetes.
Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili
qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e
pandashme e shtetit Islam, Mehmet Aliu,ashtu si edhe
shume Musliman te tjere, shtetas te Perandorise u ngrit
per te mbrojtur kete toke Islame nga keta kolonizator te
rinj.
Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu
marshoi drejt Egjyptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme
luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u clirua nga
zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe
mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin
1805 Mehmet Aliu me keshillen e Shaikhut te Azharit,
morri fermanin nga Sulltani per tu bere governator i
Egjyptit se bashku me titullin Pasha.
Eleminimi i kundershtareve politike
Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj
kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e
vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me cifligaret
vendas (Mamluket), intrigat e tyre,kercenimet ndaj
Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te
shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te
tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive)
organizoi nje darke per te gjithe parine vendase Memluke
(ketu fillon konspiracia Arabe J).
Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij,
Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e
tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe
kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne
keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi
njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt,pasiqe
ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje.
Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume
Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe
kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan
Makiavelian ne historine moderne Islame.
Lufterat e Mehmet Aliut
Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne
Khalifatin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga
ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te
jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij
zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote.
Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu
organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu,
me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder
"Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha
arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe
te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne
gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund
te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre
te qete dhe pa probleme.
Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi
ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu
themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te
tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve
ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mundte ta shtypte
dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun,
i cili duke cuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij
Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne
Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u be
shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i
Kretes. Por fuqite e medha (UK, France,
Rusi), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati
qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e
tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet
Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye,
dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.
Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene
Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre
qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut.
Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te
pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo
hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin
i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e
kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet
Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se
1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu
ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas
shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai
tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare
forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e
medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te
mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur,
bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si
Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati
Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet
te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.
Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne
Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi
Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij
udhehoqi deri ne vitin 1956.
Arritjet e Mehmet Aliut
Cami Mehmet Ali, pervec betejave te tija te suksesshme
ne boten Islame, mbahet si i pari modernizues i botes
Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi
shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne
per shtetet ku ai udhehoqi.
Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne per tu
theksuar jane: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi,
ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, industriale etj.
Krijimi i Sudanti si shtet, emancipimi i shoqerise
Sudaneze dhe dhenies se saj te nje fizionomie qytetare
(Hadara) perndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe
Sudani kishte perpara ardhjes se Mehmet Aliut.
Emancipimi i shoqerise Egjyptiane, qe sot eshte zemra e
botes Arabe, ku nepermjet aktivizmit te shoqerise
vendase beduino -felahe ne jeten shoqerore qytetare
(Hadara), Mehmet Aliu eshte ai qe mbahet si arkitekt i
Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid;
qe do te thote sistemi i ri dhe ka te beje me ate se
Mehmet Aliu ishte ai qe per here te pare ne boten
Islame, krijoi nje ushtri me te vertet profesionale, dhe
mjaft here me te avancuar sesa ajo e Osmaneve. Vete
suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut neper bote, i tregoi
sultan Muratit se sistemi Osman ishte vjeteruar, gje qe
e coi Sulltanin qe pas Mehmet Aliut te shpalli edhe ai
"Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por qe asnjehere nuk
arriti suksesin e Mehmet Aliut.
Dhe pse pasardhesit e Mehmet Aliut me vone u korruptuan
dhe e dobesuan Egjyptin qe Mehmet Aliu themeloi, serisht
vlerat e Mehmet Aliut per zemren e sotshme te botes
Arabo - Islame jane te panumerta. Me te drejte per punen
ne themelimin e Egjyptit dhe ringjalljen Arabe qe ze
rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi
dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.
Versionet e konspiracive arabe
Nuk eshte dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas
here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe
mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu
ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote
aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk.Teorire e
Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2
temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe
masakra e tij mbi Mamluket
Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e
kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se
modernizimi eshte de-islamizim eshte gabim, pasiqe
Islamizimi nuk eshte prapambeturi, por ai shkon gjithnje
me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame,
kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara
(civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar eshte nje nga
nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame neper kohe.
Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne
ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve,
Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve
ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit,
civilizim per te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar
qe jane arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi
mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne
syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut neper Evrope
kishte filluar te vertetonte.
|