|
Gruaja qe qendisi flamurin
e Ismail Qemalit, pa varr
VLORE - Atdhetarja e shquar qe me doren e saj qendisi
flamurin qe ngriti Ismail Qemali duke shpallur shtetin e
pare shqiptar nuk ka varr. Regjimi i Zogut nuk i beri
asnje nderim ne diten qe ajo mbylli syte, por edhe
regjimi i Hoxhes dhe me pas nuk i bene nje varr. Flamuri
i ngritur ne Sheshin e Flamurit, cdo 28 nentor, ne Vlore,
nga presidente, kryeministra nga pushtetare e politikane
eshte nje moment sublim dhe askujt ne keta 68 vjet qe
mungon Marigo Posio nuk i vajti askujt ndermend te pyese:
Ku eshte varri i Marigose te vendosim nje tufe lule.
Shqetesimi i historianit
Historiani Zeko Braho, doktor i shkencave historike,ne
Vlore eshte njeriu i vetem qe ka hulumtuar mbi jeten dhe
vepren e kesaj gruaje. Ai tregon se kishte bere gati nje
liber autobiografi per Marigo Posion dhe prej vitesh e
mbanin ne sirtar pasi nuk e botonin. Duhet te jete
heroine, i thonin drejtuesit e Shtepise Botuese. I
shkrova nje leter Rita Markos, anetarit te Byrose
politike,- thote historiani,- pasi ai ishte nga Korca
dhe shpresoja se dicka do te bente per Marigone, por
jo.Por, kur ne 1990 kur Helena Kadare eshte njohur me
permbajtjen e librit eshte prekur dhe libri ka hyre
menjehere ne shtyp. Ka shume fakte dhe po te shfletosh
shtypin e kohes, per kete shqiptare mund te shkruash nje
seri librash, por... Ai hesht dhe me pas shpreh revolten.
Nuk dihet se ku eshte varri i Marigose, asnje qeveri nuk
eshte interesuar se ku prehet Marigoja dhe kjo eshte e
pafalshme. Ajo duhet kujtuar se paku sa here ngrihet ne
Sheshin e Flamurit, flamuri shqiptar, thote historiani.
Kush eshte Marigo Posio?
U largua nga vendlindja e saj Ocishti i Korces dhe u
vendos ne Vlores. Shkak i braktisjes se vendlindjes
ishte persekutimi qe po i behej atdhetareve nga
reaksioni osman. Ne vitin 1904 bashke me te shoqin u
vendos ne nje shtepi te lagjes Muradie ne rrugen qe mban
emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut
ne vatrat vlonjate me idete e saj perparimtare, por edhe
me qendismat qe bente. Kur solli plackat nga Korca ne
fund te sendukut kish vene nje flamur te qendisur me
doren e saj. E kishte mbuluar me gazeta te vjetra te
ngjitura me brume qe te mos diktohej ne rast kontrolli.
Ajo u thoshte vajzave vlonjate: Degjoni ketu, ne pajen
tuaj duhet te keni nje flamur, ate ua qendis une. Por
ajo gjente kohen te lexonte dhe libra e gazeta, te
shfaqte mendimin e saj perparimtar. E vetmja grua qe
aktivizohej ne te gjitha veprimtarite patriotike te
kohes dhe shtepia e saj u be vater e atdhetarizmes ku
hynin e dilnin Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Musa
Cakerri, Jani Minga, Ibrahim Shyti. Ne shtypin e kohes
citohet se Marigo mori pjese ne komitetin e pare qe u
formua ne Vlore per shpetimin e atdheut, dhe ndihmoi me
te holla.
Marigo dhe flamuri shqiptar
Korcarja e bukur me shtatin si selvi ishte mekuar me
ndjenjat e atdhedashurise qe ne femini.Flamuri perte
ishte shenja e kombit, ishte gjeja me e shtrenjte. Por
edhe kontrasti kuq e zi e terhiqte qendistaren. Marigoja
thirrej nga shoqet e feminise edhe Shqiponja, kjo per
shkak te zgjuarsise, ndjenjave perparimtare, dashurise
per atdhe, por edhe pse qendiste qindra shqiponja me
duart e saj. Gazeta Arberia qe dilte ne Gjirokaster, ne
kohen e saj shkruan se: Flamurin kombetar qe u ngrit per
here te pare ne Vlore nga dora e Ismail Qemalit eshte
hartuar nga duart e zonjes Marigo Posio mbi copen e
blere tek tregtari Diamant. Qendisja eshte bere sipas
modelit te shqipes qe kishin vizatuar patriotet Don Mark
Vasa dhe Petro fotografi.Kete e dinin dhe shume patriote
te tjere. Me te hollat e saj punoi dhe 500 flamuj per
zyrat e ndryshme te shtetit te pare shqiptar. Nje poezi
e botuar ne shtypin e kohes me titull Marigo Posio,
lexohen vargjet: Cila dore e pat punue/ ose kombit ia
pat kushtue/at flamur qe valoi ne Vlore/per me shpall
lirine tone/ ajo qe nje atdhetare/Marigo grua korcare/qe
shkriu plange e pasuri/qe shkriu jeten per Shqiperi.
Poezia dhe publicistika e Marigos
Atdhetarizmin Marigo Posio e ka shprehur dhe ne shtypin
e kohes me qindra shkrime, por edhe me poezi. Me 28
nentor te 1918, ne diten e shtatevjetorit te shpalljes
se pavaresise, ajo do te ishte ne balle te demonstrates
antifashiste e do te bente thirrje ne shtypin e kohes:
atdheu mbi gjithcka, kurse me 13 qershor te 1920 kur
Avni Rustemi vrau Esat Pashen ne Paris, Marigoja do t'i
thurte vargjet: Ti vrapove porsi plumbi/ti u bere ere e
hije/shkele shkove dhe e shove/Shqiperine e shpetove.
Marigoja gjente kohen te shkruante vargje dhe per
luftetaret qe u gjymtuan ne lufte dhe nuk kishin me
cfare te jetonin: Turp i madh per perendi/une, ti dhe ai/per
nderin e atij gjaku/qysh e lem e qan bonjaku. Mendimi
iluminist dhe veprimtaria patriotike e shqiptares se
shquar eshte fiksuar ne qindra artikuj dhe poezi ne
shtypin e kohes dhe kush i lexon ato prek figuren
polihedrike te shqiptares se famshme Marigo Posio.
Fundi tragjik i familjes Posio ne Vlore
Cifti Jovan e Marigo Posio do te lindnin 3 femije ne
Vlore. Dy vajzat Evridhiqi e Liria dhe djali Vaso. Vajza
e madhe ishte bashkepunetore e ngushte e nenes dhe se
bashku do te botonin gazeten "Shpresa e Kombit". Edhe i
biri ishte artist e merrte pjese ne koncertet atdhetare.
Gruan do ta ndeshkonte fati mizorisht. Do te ndjente
dhimbjen me therrese kur do t'i vdiste djali i vetem
teksa kthehej nga Amerika dhe dhimbje pas dhimbje kur te
dy vajzat njera pas tjetres do te vdisnin nga
tuberkulozi. Goditje perfundimtare eshte edhe per vete
Marigone kur ajo u semur po nga tuberkulozi. Per disa
kohe u kurua ne Vjene ku megjithe dhimbjet qe provonte
ne trup, gjeti forca per te biseduar me aktorin e madh
Aleksander Moisiu per te kujtuar Shqiperine dhe
shqiptaret.Ne gusht te vitit 1932 mbylli syte shqiptarja
e shquar Marigo Posio. Ate do ta varroste nje turme e
madhe vlonjatesh, ndersa regjimi i Zogut e percmoi.
Homazh vepres se Marigose
Ne historine e mendimit politik shoqeror te cerekut te
pare te shekullit qe iku, Marigoja ze nje vend nderi
duke u bere nje nga perfaqesueset me te denja te femres
shqiptare. Pikepamjet e saj te perparuara jane vazhdimi
i mendimit me te perparuar te Rilindjes Kombetare. Kjo
grua megjithe dhimbjet e hallet familjare qe provoi,
jetoi me shqetesimet e kombit. E edukuar me idete
iluministe te rilindasve, Marigoja sherbeu si force
levizese per perparimin e Shqiperise. Idete e kesaj
atdhetare jane atuale edhe sot. Ajo shprehej se masat
popullore do te realizojne aspiratat e tyre nese do te
bashkohen, por edhe individi ka rolin e vet. Shtypi i
kohes ku ndjehej dhe zeri i Marigose duke ngritur vlerat
e popullit te saj ne lufte kunder osmanllinjve,
shovinisteve fqinje e fashisteve italiane. Ajo denon
luftrat grabitqare, por nuk mundi te kuptoje shkaqet e
tyre te verteta. Duke kritikuar parazitet Marigo
shprehet edhe kunder fatalizmit qe predikohej aq me zell
nga kleriket dhe pohon se fatin e njeriut e vendos vete
ai me pune dhe perkushtimin e tij. Cilesimi nga shtypi i
kohes si gruaja me e ditur e qytetit jo vetem qe nuk ia
rriste mendjen dhe e bente ate si nje model te
thjeshtesise mes grave vlonjate. Mendimet e fushes
politiko-shoqerore, veprimtaria e saj ne fushen e
emancipimit te femres u ushtrua nje ndikim mjaft pozitiv
ne zgjimin e fuqive te ndrydhura te vajzave dhe grave
shqiptare.
Cili eshte shperblimi per Marigo Posion?
Mesohet se ajo ka marre vetem nje dekorate ne vitin
1960 "Urdhri i Lirise se Klasit te Dyte" me motivacion
"ka punuar pa u lodhur ne perhapjen e gjuhes shqipe,
clirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke
perjetesuar keshtu traditat e lavdishme te grave
shqiptare". Me pas ka marre emrin e saj nje shkolle
tetevjecare dhe kaq. Po ku eshte varri i Marigo Posios.
Cdo 28 nentor ngrihet flamuri ne Vlore, simboli i
formimit te shtetit shqiptar. Cdo zyrtar mbi tavoline ka
nje flamur, flamurin shqiptar qe eshte i pandare nga
gruaja qe e qendisi ate dhe i tha Ismail Qemalit: ngrie
lart he burre, erdhi dita jone. Ne keta 68 vjet qe nuk
eshte me Marigoja askush nuk eshte kujtuar per te te
vendose nje lule mbi varr. Nese dikush do ta kish
kujtuar me siguri do te ish bere dhe varri i saj. Asnje
president, asnje kryeminister qe ka ngritur dhe ulur ate
flamur nuk eshte kujtuar te pyes ku prehet Marigo Posio.
Kur flasin ciceronet neper muze ne diten e 28 nentorit
thone vetem kaq qe Marigoja eshte varrosur nga e gjithe
Vlora ne Zvernec, prane varrezave te familjareve te saj.
Po cili eshte varri i saj? Nese eshte perse nuk eshte
vene se paku mbi te nje emer. Ne manastirin e Zvernecit
ku mendohet te jene eshtrat e Marigose, ka vertete disa
gure te vendosur ne forme rrethi qe tregojne se mund te
jete nje varr, por qe te prekesh keta gure duhet te
shkulesh shkurre e te besh qilizem.
Si do te zbulohet varri?
Ju o pushtetare, o presidente, kryeministra dhe ministra
qe ulni e ngrini flamurin simbol te Ismail Qemalit ne
cdo 28 nentor ne Vlore, mesojeni: Marigo Posio nuk ka
varr.
|