|
Luigj Gurakuqi
(1879-1925)
Luigj Gurakuqi eshte nje nga personalitetet me te
shquara te levizjes sone patriotike e demokratike,
arsimore e kulturore ne fundin e Rilindjes Kombetare dhe
te fillimeve te Pavaresise.
Nje figure poliedrike e madhore, Luigj Gurakuqi ishte
politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhetar, poet e
prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog,
ekonomist e financier, orator, njeri i kultures dhe i
shkences, i fjales dhe i veprimit, i pendes dhe i
pushkes. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar
i flaket, bashkethemelues i shtetit shqiptar te epokes
moderne. Nga ana tjeter, L.Gurakuqi, si rralle kush,
perjetoi ngjarjet me kulmore te jetes se vendit ne
cerekun e pare te shekullit tone. Ne shumicen prej tyre
qe pjesemarres i drejtperdrejte, madje nder
organizatoret e drejtuesit kryesor te tyre.
Nje personalitet i ketyre permasave e ketyre
kontributeve nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e
shume studiuesve te fushave te ndryshme.
Gurakuqi u vleresua shume edhe sa ishte gjalle nga
qarqet patriotike e shtypi kombetar. Figura e tij filloi
te behet objekt studimi pas vdekjes.
Para dhe pas Luftes se Dyte Boterore u realizua nje pune
mjaft e gjere e serioze per te njohur, studiuar e
propaganduar gjithe trashegimine gurakuqiane. U shkruan
me dhjetra artikuj e u realizuan disa botime te vecanta,
u mbajten sesione dhe konferenca shkencore deri dhe
kompozime te krijimeve te tij letrare.
Luigj Gurakuqi eshte nder figurat jo vetem nga me te
studiuarat por edhe nga me te vleresuarat. Ai eshte
"Hero i Popullit" dhe "Mesues i Popullit", shkolla
Normale e Elbasanit dhe Universiteti i Shkodres mbajne
emrin e tij.
Por, edhe nje figure e tille kaq e vleresuar si
L.Gurakuqi, nuk i shpetoi dot censurimit, limimit e
modifikimit qe te behej sa me e pranueshme per
ideologjine marksiste-leniniste dhe sistemin komunist.
Duke u nisur nga kriteret ideologjike te kohes, ana
botekuptimore e Luigjit eshte paraqitur ne menyre
evazive: u lane menjane idete e tij mbi shtetin dhe
demokracine shqiptare, mbi rolin e fese ne shoqeri, u
minimizuan marredheniet e bashkepunimi i tij me klerin
katolik dhe vleresimi qe ai kishte per te; nuk u be
fjale per qendrimet e prera antibolshevike qe kishte
Gurakuqi; materiale te caktuara te tij u redaktuan dhe
nuk u ribotuan te plota; cuditerisht edhe fjala e tij ne
inaugurimin e Shkolles Normale te Elbasanit, qe eshte
nje pamflet i vertete pedagogjik ne te cilin
sintetizohet mendimi pedagogjik i Rilindjes dhe perben
njekohesisht nje nga pikat me kulmore te tij; u hesht
per marredheniet e L.Gurakuqit me shume personalitete te
kohes te cilet, me te drejte e te padrejte, u cilesuan,
pas ardhjes ne pushtet te komunisteve, si armiq e
tradhetare, e si te tille u mohuan plotesisht.
Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili eshte tabani nacional
dhe kulturor i formimit te personalitetit te tij?
Luigji u lind dhe u rrit ne gjirin e nje familjeje
tregtare te kulturuar shkodrane, nga prinderit Pjeter e
Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer ne menyre te
vecante i ati. Pjeter Gurakuqi ishte nje tregetar me
kulture relativisht te ngritur, me nje rreth te gjere
shokesh e miqsh ne mes tregetareve e intelektualeve te
Shkodres, me nje jete aktive ne pazarin e qytetit dhe me
marredhenie tregetare me Venedikun e Milanon. Shtepia e
ketij tregetari te kulturuar e te shetitur gumezhinte
nga hyrjet e daljet e njerezve qe vinin te diskutonin
hallet e kohes e te merrnin vesh lajmet e botes.
I ndodhur perhere prane te atit, degjonte me vemendje
bisedat e diskutimet per ngjarje te se kaluares dhe te
dites, per lufterat heroike te popullit kunder
pushtuesit otoman dhe grabitqareve primitive ballkanike
dhe per burrat qe i udhehoqen ato. Duke kujtuar keto
vite, Gurakuqi student do te shkruante "Me cohet mall me
kene ne shtepi e me ndigjue baben tue kallzue, si
perpara, ne ngjarjet e Pashallarve te Shkodres, trimnite
e malcorve e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndi
prej t'et e qe edhe ai vete shume kish pa".
Shkollen fillore e te mesme jo te plote i ndoqi ne
Kolegjin Saverian qe ishte shkolla me e organizuar dhe
me e kompletuar qe kishte Shqiperia e asaj kohe. Luigji
qe nder nxenesit me te zellshem te shkolles dhe shume
shpejt, qe ne moshen 13 vjecare i shfaqen prirjet per
letersi e krijime letrare. Me pas ploteson arsimin e
mesem ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianos te Shen
Dhimiter Korones. Gurakuqi, ka qene nxenesi i pare
shqiptar i ketij kolegji. Per 2-3 vjet studion per
mjekesi duke vazhduar e diplomuar per shkenca natyrore.
Luigj Gurakuqi pati fatin se ra ne duar te mesuesve
teper te zot, atdhetare e intelektuale te shquar si
Anton Xanoni, Gasper Jakova - Merturi dhe Jeronim De
Rada, i cili nuk qe vetem nje edukator i vertete per te,
por dhe nje figure qe e frymezoi per tere jeten.
Ne rrugen e pare te poezise Gurakuqi pati edhe nje
udherrefyes e mesues tjeter te shquar, vjershetorin e
mallit per atdhe, Filip Shiroken.
Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e
gjere dhe enciklopedike. Ishte njohes i thelle i
trashegimise kulturore te popullit te vet dhe i kultures
klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo
boterore ishin objekt i perhershem i studimeve te tija.
Njihte arkeologjine e shkencat ekonomike e financiare,
trashegimine arsimore pedagogjike kombetare dhe
europiane.
Gurakuqi ishte poliglot. Pervec shqipes, zoteronte ne
menyre te shkelqyer latinishten, italishten, turqishten
dhe frengjishten. Dinte greqisht e gjermanisht. Ka te
ngjare edhe anglishten. Fan Noli e cilesonte Luigj
Gurakuqin pionier te qyteterimit perendimor ne Shqiperi,
si nje nga shqiptaret e flaket qe thithi me themele
kulturen e Perendimit dhe si njeriun qe punoi me gjate e
me shume se kushdo tjeter per te mbjellur faren e saje
ne Shqiperi.
Ne formimin filozofik botekuptimor L. Gurakuqi eshte
idealist objektiv. Ai mbante qendrime liberale ndaj fese
e praktikave fetare, qendronte larg cdo fanatizmi fetar.
Por L. Gurakuqi nuk ka qene as antifetar. Ai pranonte
ekzistencen e Zotit si krijues i gjithesise. Sipas tij
Zoti eshte qenie qe s'ka as fillim e as mbarim, se asgje
nuk mund te krahasohet me te, se:
"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"
Zoti i madh dhe i vertete, shkruante L. Gurakuqi, ka ne
dore fatin e njerezimit e te popujve, ai din gjithcka,
ben gjithcka dhe sheh gjithcka. Eshte ky Zot i
plotfuqishem tek i cili L. Gurakuqi ka shprese dhe besim
se do te marre ne dore fatet e Shqiperise e te
shqiptareve, se do te bekoje punet e tyre e do t'u
plotesoje deshiren per liri e pavaresi.
Dialektika e zhvillimit eshte nder anet me reacionale te
idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e
zhvillimit te botes, te natyres, te shoqerise e te
shpirtit njerezor, se cdo gje ne bote "nderron pa pra",
se "bota eshte si nje rrote qe sillet pa rreshtur" dhe
se "vetem fatalistet e krymbun, tremben prej
perparimit...kontendohen (kenaqen) me ndej gjithmone ne
nje shtet (gjendje) t'gurt e t'pa jete".
Ndonese nuk ishte fetar dhe mbante qendrime liberale
ndaj praktikave fetare L. Gurakuqi e vleresonte rolin e
fese per jeten individuale dhe te shoqerise. Feja,
shkruante ai, asht e mire, eshte nje ndihme e madhe per
jeten e kesaj bote."Parimet e fese - vazhdon ai - te
ndjekuna mire, i bajne njerezit qytetare te ndershem, i
mesojne qe t'i sherbejne atdheut, qe t'u nenshtrohen
ligjeve te shtetit".
Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i
dhane personalitetit te L. Gurakuqit peshen e permasave
mbarekombetare, e bene ate ne figure teper te
autoritetshme e te besueshme edhe nder punet me te
veshtira e me delikate per fatet e atdheut.
Por, edhe L. Gurakuqi i dha gjithcka kesaj levizjeje:
tere forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rinine,
gezimet e jetes, shpirtin e gjakun e vet.
Idealet patriotike, dashuria ndaj atdheut e udhehoqen
Luigjin ne cdo pune dhe ne cdo veprim. Atdheu ishte per
L. Gurakuqin gjithcka. Ishte pasuria me e madhe qe
kishte, dashuria me e thelle e jetes se tij, ishte
familja "defakto" qe pati, gezim dhe hidherim i jetes se
tij.
Atdheu, shkruante ai, eshte gjeja me e cmuar qe kemi ne
kete jete. Ai ishte gati te luftoje e te vritet jo vetem
per Shkodren, qe ai shume e desh, por edhe per cdo cep
te dheut qe i thone Shqiperi. Nga Parisi, ne dhjetor te
vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastres i
shkruante Myfit Libohoves se "jam gati, po te jete
nevoja e te shihet e udhes, qe te vij edhe te vritem per
Gjirokastren e per nderin e atdheut".
Dashurine dhe detyrimet ndaj atdheut i quante si gjerat
me te shtrenjta per cdo shqiptar, se keto detyrime nuk
mbarojne kurre. Per cdo shqiptar - porosiste Gurakuqi -
dita e 28 nentorit nuk duhet te jete vetem nje dite
festimi ku secili duhet te beje analizen e jetes se vet
dhe, me dore ne zemer, te pyes vetveten nese ka bere
gjithkund e gjithmone detyren qe kish perpara atdheut. Jane keto ideale e perkushtime qe e vendosen Luigj
Gurakuqin ne krye te levizjes se popullit tone per liri
e pavaresi, demokraci, arsim e kulture kombetare, duke e
bere nje nga personalitetet me te shquara ne periudhen
1909- 1925.
Ndonese nuk jetoi as nje gjysme shekulli te plote, L.
Gurakuqi perjetoi ngjarjet me te medha te kohes, disa
prej te cilave na i la edhe te fiksuara drejtperdrejte
me doren e vet.
Kudo ne balle, ne mos i pari, nder te paret qe.
Drejtor i pare i Normales se pare dhe Minister i pare i
Arsimit Shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar
nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegateve.
Ai shkroi Memorandumin e famshem te Greces, apo Librin e
Kuq" te malesoreve kryengrites, zjarri i armeve te te
cileve do te paralajmeronte pavaresine. Dora e djathte e
Ismail Qemalit ne ngritjen e flamurit ne Vlore me 1912.
Nga ajo dore u shkrua vendimi historik i Kuvendit
Kombetar te Vlores, nepermjet te te cilit bota mbare
mori vesht se "Shqipenia me sot do te behet me vehte, e
lire e mosvarme".
Disa here minister ne kabinetet qeveritare qe aq shpesh
nderroheshin ne shtetin shqiptar te pa stabilizuar.
Cuditerisht, per natyren e tij iu dha edhe posti i
ministrit te brendshem, ne kabinetin disa ditor te Hasan
Prishtines. Luigj Gurakuqi drejtoi sektorin e arsimit
per nje kohe me te gjate se cdo personalitet tjeter i
kohes se tij. Ne te gjitha postet, funksionet e detyrat
qe pat, Gurakuqi ishte nje personalitet imponues qe
ngjallte besim e krijonte siguri tek te tjeret per
suksesin e kryerjes se tyre. Kete besim e kishin
njerezit e thjeshte nga tere krahinat shqiptare,
patriote te shquar te levizjes kombetare, shqiptaret e
kolonive, njerez te shtresave, te rrymave politike e te
besimeve te ndyshme fetare. Per kete do te mjaftonte te
ndiqnim traditen qe filloi te krijohej ne letersi me
dialogun perkushtues Shiroka, Gurakuqi.
Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia
kushtoi Gjergj Fishtes, Preng Docit, Hile Mosit e Mati
Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime
e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hile Mosi vazhdon
ta quaje bylbyl ne tingellimin qe i kushton, "S'kendon
bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e
voeset" duke e quajtur "shqiptar i vlefshem dhe ndera e
djelminse shkodrane".
Po ashtu Pader Anton Harapi vepren e tij kryesore
"Andrra e Pertashit" (Urti e burrni nder banoret e
Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: "Burrit
t'vertete burre, L. Gurakuqit, i cili me kulturen e
nelte shpirterore, mishnoi, madhnoi, perjetoi urtine,
bese e burrni shqiptare, tue mbete perhere shembull
shqiptari me kulture, simbol i bashkimit kombetar,
idealist i shkelqyeshem ne vorfni".
Si politikan e burre shteti Gurakuqi ishte demokrat i
bindur dhe liberal i ndergjegjshem. Kur ne Parlament Ali
Kelcyra i ben verejtje per qendrimet e tij liberale,
Luigji pergjigjet se "Z. Ali Kelcyra me tha si per
qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund te jete i
sigurte zotnia e tij se vdekja do te me ndaje nga
mendimet e mija liberale". Duke u deklaruar demokrat e
liberal, Gurakuqi thoshte se nuk eshte as revolucionar
as bolshevik e as socialist, koncepte keto qe ne vitet
20 ishin te barazvlefshem dhe kishin kuptimin e
ndryshimeve me dhune, me forcen e armeve, me
kryengritje.
Gurakuqi ishte per zgjidhjen paqesore te probleme
nepermes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtesi e ne menyre te
bute". Si i tille, ishte kunder futjes se popullit ne
udhen e kryengritjes se armatosur.
Duke pasur keto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe
zgjidhjen paqesore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me
dhune te problemeve, Gurakuqi u perfshi ne Revolucionin
e 1924, pas nje hezitimi e kundershtimi te forte. Kete e
deshmojne shoket e miqte e tij.
"Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u terhoq (ne
revolucion - V.H.) pas nje kundershtimi te forte. Mund
ta deshmojne se u ndodhen ne Vlore".
Pader Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni
i Qershorit bashke me Luigjin po punonin per nxjerrjen e
numrit te gazetes "Ora e Maleve", nje telegram nga Vlora
e njoftonte per fillimin e revolucionit. Pyetjes se
Pader Antonit se c'fare ka ngjare, Luigji i qenka
pergjegj: "Na kane fik Pader Anton: ja, e kane fillue
revolucionin atje ne Vlore, deputetet tone, pra eshte e
kote te qajme: duhet te jemi solidar me shoket, cuo te
fillojme edhe na".
Qendrimin e mesiperm te L. Gurakuqit, Pader Anton Harapi
e perforcon me poshte: Diten e largimit nga Shqiperia
pyetjes se si falimentuat keshtu dhe po e lini
Shqiperine, Gurakuqi i skuqur, duke iu marre goja me
buze te shtrenguara pergjigjet: "Pader Anton na
skredituen (diskredituan) teper keqas na kane deklarue
komunista n'opinion t'Europs". Pader Anton Harapi nxjerr
konkluzionin se Gurakuqi per bese e per burrni qe i zoti
te vepronte edhe kunder bindjes se vet. Sidoqofte ky
eshte nje nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lene
"vijen e mesme te tij".
Luigj Gurakuqi qe nje luftetar i vendosur per unitetin
kombetar. Si dhe rilindasit e tjere kete unitet e shihte
si: unitet teritorial, krahinor, unitet gjuhesor dhe
unitet e mirekuptim fetar.
Ai luftoi per te bashkuar ne nje te tere tokat dhe fiset
shqiptare. Per kete ai u permbajt tezes, idese: Shqipnia
e shqiptaret ne kufijt qe i ka falur zoti deri ku flitet
gjuha e ambel e zogjeve te shqipes.
Tere jeten L. Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte
zemra per padrejtesine qe iu be kombit tone duke ia
ndare trupin per gjysme. I qendroi besnik deri ne fund
te jetes idealit per te pare nje dite te bashkuar rreth
tokes amtare gjithe vellezerit e kombit. Ai ankohej se:
"Na kane marre qytetet e na kane lane malesine, na kane
marre viset me te cmueshme te atdheut duke na lene si
nje trup pa koke". Tingellojne shume aktuale demaskimet
qe i bente Gurakuqi politikes se pastrimit etnik qe
ndiqnin shovinistet serbe: "Qeveria jugosllave nuk do te
ndalet para asnje mjeti - deklaronte ai - per t'i
nderrue fytyren Kosoves". Per gjendjen teper te veshtire
te shqiptareve ne shtetin jugosllav fajson Fuqite e
Medha, te cilat bene theror shqiptaret e trojet e tyre
per interesat e veta e te aleateve te tyre. L. Gurakuqi
eshte partizan per te ndihmuar e per t'u dalur zot te
drejtave te popullsise se Kosoves. E quante si detyre te
rendesishme te shtetit shqiptar. Faji i vetem i
kosovareve - thonte Gurakuqi - qendronte vetem ne ate se
ata ishin shqiptar e donin te mbeteshin shqiptar.
Nder fjalimet me te forta te Gurakuqit ne parlament jane
ato mbi mbrojtjen e popullsise shqiptare te Kosoves. Kur
qeveria jugosllave ne nje telegram e quante nderhyrje ne
punet e brendshme te saj interesimin e shqetesimin e
qeverise shqiptare per gjendjen teper te veshtire te
shqiptareve te Kosoves, Gurakuqi, plot indinjate e
zemerim do te merrte fjalen e do te thonte: "Si mundte
me thane nje qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset
tona me varre te vllazenve tone, se po i perzihemi ne
punet e mbrendshme te saj. Si mundte nji qeveri me thane
se po i perzihemi ne punet e brendshme, kur shofim se
per shkak te saj me mijera femije e gra sillen te
shveshur e te zbathur ketu neper Tirane e ushqehen me
sevapet e amerikaneve e tepricat e ushtrise". Qeveria
Jugosllave - vazhdon Gurakuqi - nuk ka te drejte per te
na akuzuar per nje gje te tille kur parlamenti shqiptar
kerkonte vetem ne emer te njerezise e te humanizmit qe
te nderpriten mizorite serbe ndaj shqiptareve.
Luigj Gurakuqi ka meriten se eshte nder hartuesit
kryesore te programit arsimor e kulturor te levizjes
sone kombetare per autonomi, liri e pavaresi. Ne kete
kuader ai ishte njohesi dhe propaganduesi me i mire i
traditave te popullit tone, i traditave kulturore e
patriotike, i tradites gojore e shkrimore dhe i
psikologjise se popullit tone. Thelbin e qendrimit te
tij ne kete fushe e perben ideja se nuk duhen mohuar t?
paret, paraardhesit, sepse perndryshe nuk do jemi
shqiptar, skemi kujt t'i shkojme mbrapa e prej kujt te
frymezohemi. "Nji komb - thonte Gurakuqi - rron me
tradicione, me gojdhana. Ay popull kur kujton e nderon
te paret e vet, asht me te vertete nji komb trim". Duke
propaganduar me zjarr traditat e popullit tone ai kishte
nje synim te qarte: Shqiptaret te njohnin vlerat e veta,
te njohin e cmojne vlerat e gjakut te tyre.
Gurakuqi u perpoq per te dhene nje pamje sa me realiste
te Shqiperise. Prandaj ai vinte ne dukje edhe te metat e
gabimet e shqiptareve, duke u bere thirrje per t'i
luftuar e ndrequra ato. Vecanerisht i shqetesuar ka qene
per zakonin e gjakmarrjes. E denonte ate si nje akt te
demshem dhe si mjet te nxitjes nga te huajt te percarjes
ne popullin shqiptar.
Ai brengoset se shqiptaret "... nder veti jane tue u
vra./ E n'gjak t'vllazneve duert tue i la./, se " Me u
kthye mbar gjaqet s'na lane/ Ndermjet vllaznevt idhnimi
s'prane."
Ketej buron thirrja e tij e fuqishme plot duf
shpirteror:
"Oh! c'e zeza, o bijt e mi /
Sa keq jem tue punue/
Lenie ma, ket zakon t'zi/
Gjaqet vine me i harrue/"
Gurakuqi ka pase nje angazhim teper serioz dhe shume te
gjate per problemet e gjuhesise. Qe ne fillim ai iu
permbajt tezes, sa patriotike aq edhe shkencore, se
gjuha eshte shenja me e pare e kombit, kushti themelor
per ekzistencen e tij dhe mjeti me i mire per bashkimin
kombetar. Sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi jane nje trup
e nje shpirt, jane mishi e gjaku i trupit, se gjuha dhe
kombesia e jone nuk mund te rrojne pa njera -tjetren.
Gurakuqi eshte nje nder personalitetet kryesore qe
luftoi per njesimin e alfabetit. Edhe ne kete problem ai
u udhehoq nga parudha nje komb, nje gjuhe, dhe nje
alfabet. Gurakuqi ka qene figure qendrore e Kongresit te
Manastirit dhe e Komisise Letrare te Shkodres.
Ai ka merita te shquara ne zhvillimin e gjuhes letrare
shqipe, ne perpunimin e gjuhes letrare dhe ne njesimin e
shqipes se shkruar, ne stabilizimin e drejtshkrimit, ne
pasurimin e fjalorit, ne ceshtjet e leksikologjise,
terminologjise e te gramatologjise.
Gurakuqi pati meriten dhe fatin qe udhehoqi
drejtperdrejte luften per krijimin e shkolles kombetare
shqiptare dhe te sistemit tone arsimor. Nen drejtimin e
tij u hodhen themelet e para te sistemit arsimor fillor
shteteror ne Shqiperi. U krijua pervoja e pare e
ngritjes se administrates arsimore shqiptare, u hartuan
dokumentat e para shkollore, u ngrit nje sistem i tere i
pergatitjes dhe i kualifikimit te mesuesve.
Gurakuqi ka meriten se percaktoi drejt e qarte, me shume
se cdo paraardhes, konceptin mbi shkollen kombetare
shqiptare, permbajtjen, karakterin dhe parimet e
ndertimit te saj. Ai kerkonte qe gjithe fryma dhe
permbajtja e shkolles te ishte ne funksion te qellimeve
dhe idealeve kombetare.
Gurakuqi eshte tekstologu me i shquar shqiptar i
fillimit te shekullit tone. Ai i dha shkolles shqipe, si
autor e bashkautor, 8 tekste mesimore me nje vellim prej
738 faqesh.
Edhe pas vitit 1920 kur ai nuk eshte me ne krye te
zhvillimeve arsimore te vendit, ai shfaqet si
personaliteti politik qe u angazhua me shume se kushdo
tjeter, ne trajtimin e problemeve te shkolles dhe te
reformave qe duheshin bere. Arsimi vazhdoi te mbetet,
sic e thote vete ai, dega me e dashur e zemres se tij.
Ai parashtroi ne parlamentin shqiptar ide dhe mendime
shume interesante per politiken arsimore dhe rrugen qe
duhet te ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte nje
vizion te qarte per rolin e shkolles ne nje shoqeri
moderne, per lirine dhe te drejtat themelore te
individit ne fushen e arsimit dhe kerkoi zhvillimin mbi
baza ligjore, shkencore e pedagogjike te shkolles
shqiptare.
Gurakuqi i ka kushtuar shume kujdes problemit te fese
dhe te marredhenieve ne mes shqiptareve me besime te
ndryshme fetare, vendosjes se unitetit ne mes tyre dhe
te sigurimit te mirekuptimit e te tolerances nderfetare.
Pa realizimin e kesaj, ne kushtet e perberjes fetare te
popullsise, do te ishte e pamundur te arrihej synimi i
madh: sigurimi i unitetit kombetar si faktor i dores se
pare per liri e pavaresi.
L.Gurakuqi ka demaskuar perpjekjet e armiqve te
Shqiperise per ta perdorur fene si mjet te percarjes se
popullit tone. Per kete arsye, ne shtatorin e 1912, ai
porosiste si "Une po ju tham se nevoje e madhe asht te
pajtoni muhamedane me te krishtere. Duhet t'a marrim
vesht te gjithe se jemi ne rrezik te madh e mund te
hupim per jete te jetes".
Ai kishte besim te patundur ne bashkimin e shqiptareve
dhe ne mirekuptimin fetar te tyre se, shqiptaret,
historikisht, me gjithe dallimet fetare, gjithnje kane
qene te nje mendjeje ne shprehjen e dashurise se pafund
ndaj atdheut te vet.
Ishte kjo ide, shkruante Gurakuqi, qe i beri muhamedanet
atdhetare pavaresisht nga lidhja e besimit me shtetin
sundues turk, qe te kerkonin shkeputjen e Shqiperise nga
Turqia. Po kjo ide, vazhdon ai, beri qe edhe te
krishteret, ndonese e dinin se ne Shqiperine e lire qe
enderronin, do te kishte nje shumice muhamedane teper te
madhe, nuk e moren aspak parasysh nje fakt te tille dhe
pasojat e tij.
I pyetur nese ai vete kishte besim se mund te bashkohen
toske e gege, myslimane e te krishtere, Gurakuqi iu
pergjegj se "Po mos t'a kishe kete bindje, do t'u
niseshe me vaporrin ma te pare perjashta, per te mos u
kthyer ma kurre ne Shqipni".
Qe ne mbledhjen e pare te Kongresit te Durresit, me
1919, L.Gurakuqi "asht kunder qe ne nje mbledhje
kombetare te permenden fjalet toske e gege dhe te
krishtere e mysliman", kerkon qe fjale te tilla te jene
te ndaluara dhe shton se " .... ceshtja e lirise dhe e
nderimit te feve ne Shqipni duhet te zgjidhet mbas
formules: "Feja e lire ne shtet te lire".
Keto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollesisht ne
diskutime ne parlamentin shqiptar dhe, posacerisht ne
artikullin "Bazat e bashkepunimit ndermjet shqiptarevet
muhamedane e te krishtere".
Ai eshte kategorikisht kunder atyre qe mendonin se per
te larguar konfliktet fetare qe mund te lindnin, duhet,
me te bute e me te fort, te shuhen besimet fetare ne
Shqiperi.
Ai eshte qe te ndiqet nje rruge tjeter. Per kete
L.Gurakuqi percakton parimet baze ku duhen mbeshtetur
marredheniet e mirekuptimit dhe te bashkepunimit ne mes
myslimaneve e te krishtereve parime keto qe mbeten
aktuale edhe sot e kesaj dite. Ne aspektin kombetar,
duhet te zbatohen parimet qe kane kaluar provat e
zjarrit te historise: njesia e atdheut, bashkimi i
kombesise, lidhjet e gjakut e te gjuhes. Ne aspektin e
drejteperdrejte fetar: besime te lira ne nje shtet te
lire, garantimi me ligj i barazise ne trajtimin e fese,
mostrazim i shtetit ne ceshtjet fetare, nderim i
njeri-tjetrit per besimin e shoqi-shoqit.
Personaliteti i L.Gurakuqit spikat edhe ne fushen e
diplomacise. Ai qe perfaqesues i Shqiperise ne
ballafaqimet diplomatike ne qendrat me te medha te
politikes europiane: ne Londer, ne Rome e ne Vjene, ne
Paris dhe ne Gjeneve. Keshtu, ne Londer, me 1913 me
Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; ne Konferencen e Paqes
ne Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverise se
Durresit apo ne Gjeneve, me 1924, ne Lidhjen e Kombeve
me Fan Nolin.
Gjate jetes se tij ai pati takime me dhjetera politikane
e burra shtetesh ne mbrojtje te ceshtjes kombetare e te
fateve te Shqiperise. Kudo dinjitoz. Meritat e tij ne
kete fushe ia kane njohur pa hezitim pjesemarresit e
ketyre ballafaqimeve.
Gjergj Fishta, nder shkaqet qe delegacioni shqiptar nuk
arriti te paraqese e te mbroje si duhet problemin
shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, rradhiti edhe
inferioritetin e perfaqesuesve tane te cilet nuk mund te
perballonin ballafaqimet me profesoret, doktoret e
diplomatet sllave dhe greke.
Pasi pranon se edhe ai vete, sa here ka marre pjese ne
bisedimet me delegacionet e huaja: ".... te them te
verteten se me asht dashur te skuqesha per
inferioritetin tim", shkruan se: "Asht e kot te
genjehemi. Nese perjashtohet Gurakuqi qi vetem ai ka nje
kulture te pershtatshme, ka nje atdhetari te shendoshe
dhe nje njohuri te gjere per njerezit dhe per sendet e
Shqiperise, asnje nga anetaret e qeverise, qofte te saje
se meparshmes, qofte te se tanishmes, nuk mund te thote
se e paraqet denjesisht Shqiperine dhe te mbroje sic
duhet interesat e saje".
Gurakuqi eshte kritikuar nga biografet per nje fare
mbivleresimi te Fuqive te Medha ne percaktimin e fateve
te Shqiperise, per nje besim te tepruar tek faktori i
jashtem e politika nderkombetare. Mendojme se me te
padrejte.
Ai nuk ishte nje politikan e diplomat i kallepeve
dogmatike qe t'i binte murit me krye, se vetem me
"forcat tona" do te zgjidheshin problemet aq te
nderlikuara politike te Shqiperise.
E vogel, pa forcen e duhur ekonomike e ushtarake, e
rrethuar nga fuqi shoviniste qe, ne cdo cast, ishin gati
t'i kepusnin koken; vend i vogel ku perplaseshin
interesa te medha te te tjereve, shume here me te
fuqishem e me "mjeshterore" ne perdorimin e mjeteve te
politikes, te dhunes e te dredhive, Shqiperia nuk mund
te cante me parimin "me forcat tona". Domosdo duhej
gjetur "e mesmja" per te fituar "cfare te mundnim" dhe
per te mos humbur gjithcka qe, mundesisht te
plotesoheshin deri ku te mundnim interesat kombetare por
edhe te mos ndersenim te tjeret kunder Shqiperise, kur
nuk ishim te zot t'i perballonim.
"Diplomacia e vertete - shkruante Gurakuqi - mbeshtetet
mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne vetem ata qe, tue
mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue te drejtat
e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se
pergjithshme".
Keshtu qe vija e mesme ne politike e ne diplomaci nuk e
coi L.Gurakuqin as ne qendrime servile e as ne iluzione.
Megjithese e kishte te qarte rolin e faktorit te
jashtem, ai mbeti teper i zhgenjyer nga qendrimi i
Fuqive te Medha ndaj fateve te Shqiperise dhe zgjidhjes
se problemit kombetar. Ai mban nje qendrim teper te
ashper ndaj forumeve nderkombetare qe u moren me
problemet e Shqiperise, e kishte te qarte se vetem
gjemimi i topave tone mund te arrije me shpejt ne veshet
e shurdhuar te Europes ndaj zerit te shqiptareve qe nuk
pushojne s'kerkuari drejtesi.
I zemeruar dhe i indinjuar nga qendrimi i Konferences se
Paqes se Parisit me 1919, L.Gurakuqi shkruante "Te mos
besojme si disa shqiptare, se Vilsoni u smue, se
Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk
e zen gjumi nga kujdesi i Shqiperise", se Fuqite e medha
kujtohen ndonjehere per Shqiperin kur duen te zgjidhin
konfliktet ne mes vedi apo te ndreqin ngatresat e te
tjereve ne dam te interesave te Shqiperise.
Gurakuqi na shfaqet edhe si ekonomist i shquar dhe
financier i talentuar. Ishte per pronen private e
mbrojtjen ligjore te saj me ligj, kunder shpronesimit e
konfiskimit te saje vec se per interesa publike kundrejt
shperblimit te arsyeshem te pronareve.
Kerkonte t'a clironte fshatarin nga skllaveria e
marredhenieve mesjetare cifligare dhe ta bente zot te
tokes qe e punonte sepse ishte i bindur qe "kur bujku te
jete skllav nuk e punon mire token e me vone shtyhet ne
bolshevizem. Shtimi i pronave te vogla eshte mjeti me i
forte kunder perhapjes se bolshevizmit".
Per t'i dalur perpara kesaj ai shtroi idene qe pronat
shteterore dhe pronat e medha private t'u ndaheshin
fshatareve duke i njohur cdo familje qe te behet zot i
shtepise ku banon dhe i nje hektari toke nga ajo qe
punon kundrejt shperblimit te pronareve.
Gurakuqi ngulmonte qe te ndihmohej prodhimi i vendit dhe
qe parlamenti te merrte masa per t'i bere balle
konkurences se huej me ane te taksave doganore dhe te
stimulonte shoqerite aksionare te borgjezise shqiptare.
Me te drejte mendonte se shkaku i emigracionit ishte se
vendit i mungonte industria, se jemi te detyruar me
importue te gjithe gjerat per te cilat populli ka
nevoje. Po te mos dalim nga kjo situate, atehere -
shkruante Gurakuqi - "edhe pasunia kombetare do te vije
dite per dite tue u mbarue e do te vije nje dite kur te
mbetemi si te huej ne token tone, dmth do te bahemi
ekonomikisht e politikisht sherbetoret e atyne qe do te
na kene hanger pasunin".
E kishte te qarte se pa ndihma nga jashte nuk mund te
zhvillohej ekonomia e vendit. Ishte per dhenien e
koncensioneve, marrjen e huave e krijimin e shoqerive te
perbashketa anonime por kurdohere duke respektuar
pavaresine politike e ekonomike te Shqiperise.
Ne shoqerite e perbashketa anonime ngulmonte qe pjesa me
e madhe e aksioneve te ishin ne duart e shqiptareve dhe
ne perberjen e keshillave administrative te tyre shumica
te ishin shqiptare.
E quante si fatkeqesi kombetare bilancin negativ te
tregetise se jashtme dhe ishte kunder marrjes se huave
per te mbushur mungesat e buxhetit, Gurakuqi
paralajmeronte se "mjer ai shtet qe merr te holla hua
per me pague rrogat sepse ne pak vjet shteti do te
gjendet i kerrusun nen barren e rande te borxheve nga te
cilet nuk do te shpetoje kurre".
Keto ide ai deshi t'i realizonte ne postin e Ministrit
te Financave ne Qeverine e Nolit. Megjithese i gjeti
financat e shkaterruara, arken e shtetit me nje deficit
prej 7 milion fr.ari dhe rrogat 7 mujore te nenpunesve
te pa paguara, me masa teper energjike arriti qe, per
here te pare t'i paraqitej parlamentit nje projekt
buxhet i sakte, i studiuar edhe i balancuar. Ai
pergatiti edhe projektin per themelimin e sistemit
monetar dhe te kreditit te Shqiperise.
Gurakuqi ishte teper i rrepte ne perdorimin e fondeve.
"Nje qeveri konstitucionale - thonte ai - nuk mund te
prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa
aprovimin e parlamentit".
Luigj Gurakuqi na ka lene nje pervoje te pasur per jeten
parlamentare, ndertimin dhe funksionimin e shtetit
ligjor, per luften politike e marrdheniet pozite-opozite
qe paraqesin nje rendesi aktuale edhe per zhvillimet
demokratike ne vendin tone.
Gurakuqi kishte vleresim e besim te madh tek parlamenti,
ligji e vota e lire e popullit.
Ai qe partizan i ligjeve te forta e te drejta. Kishte
bindje absolute se me anen e tyre, te nje administrate
te forte dhe te nenpunesve te ndershem e te zote, do te
realizoheshin aspiratat e popullit shqiptar. Ne
mbreterine e ligjit e te drejtesise - thonte Gurakuqi -
nuk do te mund te merren masa arbitrare ndaj popullit.
Ai kerkonte nje qeveri te ligjeve, bile te ligjeve te
forta, e jo me i lane nenpunesit duart e lira per te
punuar sipas vullnetit te vet.Gurakuqi kerkonte qe
pozita e opozita duhet te bejne nje lufte parlamentare
te ndershme, te zhvillojne lufte idesh e jo lufte
karrigesh, "Ne parlament - thonte Gurakuqi - ma mire se
askund mund te mbrohen ligjerisht ashtu si duhet te
drejtat e popullit kunder shperdorimeve te organeve te
qeverise".
Detyren e deputetit e quante detyre te madhe, te rende e
te shenjte, kerkonte nga ata te jene shembull ne
zbatimin e ligjit.
"Ma e para detyre e atyre qe i thone vetes ligjvues -
thonte Gurakuqi - asht t'i shtrohen e te respektojne
vete ligjin".
Gurakuqi ishte armik i shperdorimit te pushtetit dhe
mbrojti me force te drejtat dhe lirite themelore te
individit. Denoi me force dhunen, torturen e rrahjen.
Kishte bindjen se dhuna vendos nje qetesi te rreme, pse
nje popull qe rrihet, pret diten me cue krye, se qetsia
nen dhune asht si nje thengjill i mbuluem qe ndizet
prape.
Gurakuqi ngulmonte per garantimin e nje procesi zgjedhor
te lire, te drejte e te ndershem , larg cdo presioni e
shantazhi ndaj zgjedhesve.
Gurakuqi dikur do te shkruante: "Nje popull qe nderon
burrat e vet, nje popull qe pavdekeson kujtimin e tyne,
jo vetem nder faqet e historise por edhe mbi rrasa e ne
monumenta, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka
ndiesi te holla, se njef miradijen e ka deshir me u
sjellun e me u drejtuem mbas shembullit te te Medhajvet
te vet".
E nje nder Te Medhenjet e kombit tone ishte vete ai si
njeri e si qytetar, si atdhetar si luftetar. Sa e
lavderueshme ishte ngritja e shtatores se L.Gurakuqit ne
qytetin tone, aq e palejueshme eshte gjendja mjerane e
shtepise muze dhe e varrit te tij, gjendje qe nuk duhet
te lere te qete ndergjegjen atdhetare te shtetareve
tane, posacerisht te shtetareve lokale dhe te qytetareve
shkodrane.
Trashegimia Gurakuqiane eshte nje miniere e thelle qe sa
me shume ta germosh, aq me shume do te nxjerresh.
Hulumtimi i saj i metejshem, mbledhja dhe botimi i tere
trashegimise politiko-shoqerore, arsimore-pedagogjike
shkencore, letrare e kulturore eshte nje detyre e
institucioneve shkencore dhe organizmave shteterore,
para se gjithave e Shkodres dhe te Universitetit te saj.
Brezat do te na ishin mirenjohes.
Me jeten, me vepren e me gjakun e vet Luigj Gurakuqi
eshte nje amanet, eshte nje apel per te gjithe ne:
lerini merite e bashkohuni, si qemoti per t'i dalur zot
atdheut e kombit dhe bejeni sa me te forte Shqiperine.
Vetem duke e bere te forte Shqiperine mund te themi se
Luigj Gurakuqin e kemi perhere ne mes nesh.
Dr. Vehbi Hoti
|