|
Ka qene levrues dhe
studiues i shquar i gjuhes shqipe, veprimtar i Rilindies
Kombetare, i arsimit dhe i kultures.
Lindi ne Elbasan me 1827. Vashdoi gjimnazin "Zosimea" te
Janines. Me 1857 shkoi ne Stamboll ku hartoi memorandum
ne gjuhen shqipe. Qendroi ne Malte deri ne 1860 ne nje
seminar protestant, ku nderkohe perfundoi perkthimin e
dhjates se re, toskerisht e gegerisht. Ka perkthyer ne
gjuhen shqipe edhe shume vepra te tjera fetare. Udhetoi
disa here neper Shqiperi qe nga vitet 1870, per te
mbledhur, fjale e shprehje nga goja e popullit, per te
perhapur librat e tij e per t'u mesuar bashkeatdhetareve
gjuhen shqipe letrare. Me 1884 u vendos perfundimisht ne
Elbasan, ku vijoi te jepte mesimin e gjuhes shqipe
fshehurazi, deri sa vdiq me 1895.
Veprimtaria e tij lidhet kryesisht me gjuhen dhe
shkollen shqipe. Me 1867 botoi "Abetaren e gjuhes
Shqipe" gegerisht dhe me 1868 toskerisht. Bashke me
atdhetare te tjere shqiptare mori pjese ne komisionin e
alfabetin e per arsimin ne 1867 ne Stamboll dhe i
vazhdoi me pas perpjekjet e perbashketa per alfabetin.
Vepra themelore e tij, per te cilen punoi gjithe jeten
eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Me 1882 botoi
"Gramatiken e gjuhes shqipe" sipas dialektit tosk. Ka
lene edhe disa doreshkrime.
Ne pikepamjen politike-shoqerore K. Kristoforidhi ishte
iluminist demokrat. Si rruge kryesore per clirimin e
Shqiperise shihte zgjerimin kombetar nepermjet shkolles
dhe kultures dhe gjuhen amtare e shihte si mjetin
kryesor me te rendesishem per perparimin kombetar.
|