|
Karl Gega, figure e
shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX,
ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut.
Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e
shkruan 1800) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860, duke
pase vrare veten prej deshperimi.Te paret e Karlit
kishin merguar ne Venedik se bashku me shume
bashkatdhetare te ikur nga Shqiperia Veriore, pas
pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu
nje kolegj per filizofi e matematike me perfundime shume
te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne
Universitetin e Padoves. Vetem mbas nje viti u diplomua
ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte
mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike.
Zgjidhja e problemit te hekurudhes se Semmeringut nga
Karl Gega u kundershtua nga shume specialiste, mbasi
asohohe diskutohej shume rreth veshtiresive qe
lokomotiva te ngjitej ne ate lartesi me aderence te
thjeshte, por eksperienca provoi se ishte nje gje e
mundshme, sic e kishte parashikuar ai, qe lokomotiva me
tren te pershkonte nje pjerresi 25 dhe rreze 180 metra.
Enkas per hekurudhen malore te Semmeringut u shpall nje
konkurs midis konstruktoreve te lokomotivave per te
ndertuar nje lokomotive me te fuqishme, sepse zgjidhja e
problemit kushtezohej edhe prej forces terheqese te
lokomotives. Ne vitin 1860 perfundoi kjo linje qe eshte
shembulli pare i hekurudhave malore.
Iu kushtua ushtrimit praktik te inxhinierise ne sherbim
te hekurudhave te Mbreterise Lombardo-Venete (krahine e
Perandorise Austriake), duke u marre edhe me trasimin e
rrugeve, kanaleve dhe ndertimin e godinave te medha. Ai
punoi ne hapjen e rruges se madhe malore ne provincen e
Belunos. Gjate periudhes 1824-30 ne provincen e
Trevisos, ne nje pjese rruge drejtoi punimet edhe nga
ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier ne Rovigo
dhe pastaj deri ne vitit 1836, u caktua ne departamentin
e ujerave prane drejtorise se bujqesise ne Venedik. Ne
vitin 1840 u gradua dhe u be zevendes ne Drejtorine e
ndertimeve per mbare Tirolin. Aty projektoi rrugen
malore qe kalon neper Val Sugana, pastaj ate qe kalon
neper Oberinnthal, tek Qafa e Finstermunsenit dhe beri
projektin e ures se varur mbi Etsh prane Mores. Ne
vitin 1848, si inspektor i Drejtorise se Pergjithshme te
Ndertimeve, drejton ndertimin e hekurudhave te Jugut
deri ne Laihah. Ne kete kohe beri nje udhetim te gjate
studimi ne Gjermani, Belgjike, France e Angli dhe, me
t'u kthyer, hyri perseri ne sherbimin e hekurudhave
shteterore dhe u mor me trasimin e linjes hekurudhore te
Semmeringut, tunel i gjate 1430 metra. Asokohe
diskutohej lidhur me mundesine e trasimit te nje
hekurudhe me aderence te thjeshte. Kesaj zgjidhjeje ai
iu kushtua mbas nje udhetimi te ri ne Shtetet e
Bashkuara te Amerikes dhe ne Angli. Me 1849 u be drejtor
i Seksionit te Ndertimit te Hekurudhave dhe me 1850
drejtor i drejtorise se pergjithshme per ndertimin e
hekurudhave shteterore ne Vjene.Per te pasur nje ide
rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate
linjes se kesaj hekurudhe u ndertuan 16 ujesjellesa, me
gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele,
me gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra. Pervec
ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori
muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e
dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3
shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan
65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet
pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve
shkembore, s'kishte mjete te tjera vec turjelave me
dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume
veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e
medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe
arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20
metra, behej nepermjet skelave te luhatshme. Por
veshtiresite e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit
kryesor, qe eshte si te thuash pika kulminante e kesaj
hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartesi 818
metra mbi nivelin e detit.
Ky tunel, per arsye te gjatesise se tij, nuk u shpua
vetem horizontalisht e nga te dy anet, por edhe
vertikalisht ne gjashte vende, per te hapur galeri porsi
puse, nga te cilat nxirrej dheu e guret.
Mjerisht, te dhenat e jetes dhe te veprimtarise se Karl
Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e
kenaqin kurreshtjen e ligjshme per ta njohur teresisht.
Vitet e fundit te Karl Geges qene te mbushura plot me
brenga e hidherime. Pak kohe perpara se te perfundonte
ndertimin e hekurudhes se Semmeringut, qeveria austriake
e dergoi ate ne Sibenburg qe te ndertonte nje rrjet
hekurudhor te ri. Ne te vertete, kjo ishte nje manover e
bere me paramendim per ta larguar se andejmi, pikerisht
ne nje kohe kur po perfundonte vepra e tij kryesore. Ai
u merzit e u shqetesua shume per kete lufte qe po i
behej prapa kraheve. Mjaftonte nje lajthitje banale e
teknikeve, qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne
piken e deshiruar, por t'i shmangeshin njera tjetres, ne
drejtime te kunderta.Gjithcka mund te ndodhte ne
mungese te tij. Ndodhej ne Vjene kur dikush i tha se dy
anet e kunderta te tunelit te Semmeringut paskeshin
devijuar gjate shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi
tej mase Karl Gegen. Me deshtimin e kesaj vepre, ne te
cilen ai kishte derdhur te gjithe pervojen e njohurite,
sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta
vdekja iu duk me e lehte se sa poshterimi, perqeshja dhe
perbuzja e kundershtareve, prandaj perfundoi ne
vetevrasje, ne nje banese te Vjenes, ne rrugen Kulla e
kuqe, nr. 6.
Nderkohe tuneli i Semmeringut kishte perfunduar me
sukses, por Karl Gega nuk arriti te gezonte perurimin e
vepres se tij madhore.
Karl Gega u vendos ne panteonin e njerezve te medhenj.
Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u
vendosen perfundimisht ne nje varr permendore. Edhe ne
stacionin e Semmeringut, pas dy vjetesh, iu ngrit nje
permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave
malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe
kartmonedha me fytyren e Karl Geges. Nderkohe filluan
shtremberime tendencioze lidhur me kombesine, gjoja
italiane apo gjermane te ketij personaliteti. Por ne
vete qarqet e kultures austriake nuk munguan autore
objektive, qe e kane vene ne dukje origjinen e tij
shqiptare, sic eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i
cili, ne librin me titull "Neuland Albanien", botuar ne
Stuttgart 1931, thote ne faqen 113: Karl Gega,
ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut, ka qene
me prejardhje shqiptare, sic deshmon vete mbiemri i tij
"Gega", qe do thote nga Shqiperia Veriore.
Karl Gega ka lene shkrime per tekniken hekurudhore si
"Pamje e pergjithshme e perparimeve ne hekurudha,
1840-1850" (botim 3, Vjene 1853), "Mbi ndertimin e
urave ne Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftesive
bartese te urave Howe" (botim 2, ebd 1855). Gjithashtu
ai shpiku nje zhalon te permiresuar si edhe nje oktante
me nonius per trasimin e kurbave. I tij eshte koncepti
i gjatesise virtuale te nje hekurudhe.
|