Ka qene poet,
publicist, folklorist, filogog dhe mesues i shquar i
arberesheve te Italise.
Lindi me 1814 ne Makje te Kalabrise. Mesimet e para
i kreu ne kolegjin e shen Adrianit te shen Miter
Korones. Me 1834 shkoi per te studiuar drejtesi ne
Napoli, dhe aty morri pjese gjeresisht ne levizjen
politike dhe kulturore te kohes. Me 1848 nxorri te
paren gazete shqiptare "L'Albanese d'italia", ne te
cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes.
Pas deshtimit te revolucionit te vitit 1848 e mbylli
gazeten dhe i zhgenjyer u terhoq ne fshatin e tij te
lindies.
Pas traktatit "Parimet e estetikes" (Principit di
estetica,1861) botoi veprat "Lashtesia e popullit
Sqiptar" (Antichita della nazione Albanese, 1864)
dhe "Rapsodi te nje poeme arbereshe" (rapsodie d'un
poeme Albanese,1866), qe luajten rol te rendesishem
per propagandimin e ceshtjes kombetare shqiptare.
Hyri ne korespondence me patriotet shqiptare dhe me
personalitete kulturore evropiane, dashamires te
Shqiperise, dhe ndoqi me interes ngjarrjet ne
Shqiperi. Me 1878 perkrahu lidhjen e Shqiptareve te
Prizrenit dhe ngriti zerin kunder gjymtimit tokesor
te Shqiperise. Nje ndihmese te shquar ceshtjes
kombetare i dha revista "Flamuri i Arberit", qe u
botua ne vitet 1883-1887. Ne "Testamentin politik"
(1902) shprehu optimizmin per te ardhmen e
Shqiperise.
Zhvilloi nje veprimtari te frytshme edhe ne fushen e
studimeve gjuhesore, u kushtoi rendesi te vecante
ceshtjes se prejardhesve te shqiptareve dhe te
gjuhes shqipe, duke mbrojtur lashtesine e tyre.
Ne veprat kryesore te de Rades s'duhet lene pa u
permendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhesore
shqipes, i pari me 1895, ne Koriliamo Kalabro, i
dyti 1897 ne Lungro. Ishte mesues i gjuhes shqipe ne
kolegjin arberesh te Shen Miter Korones per
dhjetevjecare te tere deri sa vdiq.