Ismail Qemali
(1844-1919)
Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare
dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero
i popullit.
Lindi ne Vlore me 1844.Pasi kreu shkollen fillore ne
qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne
Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne
Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike
shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e
nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per
formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.Ne
Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme
administrative dhe u shqua shume shpejt si
personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i
perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare
te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te
lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te
shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen
e dijet shkencore.Kerkesat e I.Q. per zbatimin e
reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet
konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte
me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj
te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u
arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te
ndryshme te Evropes,ku vendosi lidhje dhe
bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes
Kombetare Shqiptare.
I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per
njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai
shpalli boterisht programin e tij autonomist ne
intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar
te kohes dhe ne organe te huaja.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun
perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te
kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve
kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen
ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften
qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i
sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se
bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti
interesat e kombit shqiptar.
U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve
antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L.
Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e
Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti
mori nismen per organizimin e kryengritjes se
pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet
patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur
qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise
autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike
ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri
per te shpetuar atdheun.Ne mbledhjen e Bukureshtit
me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise
shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene
ku u takua me personalitete politike
austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te
Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen
shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe
ekzistonin ndermjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi
ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi
Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet
e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne
atdhe.Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar
qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor
1912.U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.Ne
politiken e brendhme e te jashtme te qeverise
kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga
ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i
lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet
kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe
kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te
coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q.
ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e
te jashme,mori nje varg masash ne fushen e
ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures
kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik
te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre
shteti dhe diplomat largpames.Me politiken e tij
ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e
reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te
kryesuar prej tij ne janar 1914.
Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim
I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq
ne Itali.