Atdhetar i madh i
rilindies kombetare, filozof, mendimtar i shquar ne
fusha te ndryshme te diturise, si astronomi,
matematike, psikologji etj.
Hasan Tahsini lindi me 1811 ne fshatin Ninat te
Camerise (sot rrethi Sarandes). Hasan Tahsini qe ne
vogeli u dha pas mesimit te diturise, mbaroi
shkollen e ulet ne fshat dhe vashdoi pastaj mesimet
ne nje nga medresete me te degjuara te Stambollit.
Per gjeresine e diturive qe zoteronte, si dhe per
aftesine e tij intelektuale, ai u caktua rektor i
Universitetit te porsahapur te Stambollit. Ai beri
kerkime ne fusha te ndryshme te shkencave natyrore.
Botoi mjaft artikuj dhe libra shkencore ne gjuhen
turke, midis te cilave dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat
e Astronomise". Njohurite dhe te dhenat qe permbajne
keto libra, jane nga me te perparuarat per kohen dhe
i dhane autorit te tyre emrin e nje dijetari te
shqur te Perandorise Osmane.
Veprimtaria e Hasan Tahsinit per perhapjen e
diturive shkencore, qe vinin ne kundershtim me
botekuptimin fetar-idealist ra ne sy te autoriteteve
shteterore dhe shume shpejt ai u pushua nga puna si
rektor dhe u hoq nga universiteti.
Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua
jo vetem nga interesi i tij per shkencat natyrore,
por edhe nga dashuria e zjarte per atdheun dhe
popullin e tij. Edha ai ashtu si rilindasit e tjere
te shquar, e kuptoi se nje nga fushat me te
rendesishme te luftes per clirimin e Shqiperise dhe
lartesimin e popullit te saj, ishte ajo e shkrimit
te gjuhes shqipe, dhe e perhapjes se diturise se
gjuhes shqipe. Per kete ai qysh ne vitet 60 te
shekullit 19, ne bashkepunim me patriote te tjere
filloi te mendoje dhe te punoje per krijimin e
shoqerive qe do te punonin per perhapjen e diturise
midis Shqiptareve, dhe per hartimin e alfabetit te
ri te gjuhes shqipe. Eshte i njohur projekti i tij i
alfabetit te gjuhes shqipe, i hartuar ne fillim te
viteve 70.
Me pas Hasan Tahsini, mori pjese ne komisionin qe
hartoi komisionin e Stambollit.
Vdiq me 1881