Jeta e Gjergj
Karaiskaqit mori drejtim,kuptim,nje rruge te
cuditshme,te dimbshme e,po aq,te admirueshme.Ai ka
prejardhjen nga Arta,por lindi ne fshatin Mavromat
te Agrafes (1780).E ema e rriti me te keq,por edhe
Gjergji ishte i prape.Fare i ri,ngaqe i pelqenin "aventurat",qendroi
prane nje luftetari te degjuar,N.Karaisko,nga mori
edhe mbiemrin.I zgjuar prej natyre,i hedhur e i
sherrit,me nje karakter te panenshtruar,Karaiskaqit
i shkoi per shtat jeta ushtarake,fusha e bukur e
trimerive,e heroizmave.
Gjate fushates spastruese te shtetpashallekut te Ali
Pashe Tepelenes nga hajduteria,komiteria e
keqberesit,Gjergji 15 vjec kapet.Ushtrohej ne
oborr,duke e rrahur edhe me dru,por ai nuk
mposhtej.Andaj,Aliut te madh i ngjalli interes ky "camarok"
i zgjuar e inatcor.Ai mund te behej i vyer.
Pavaresisht nga kanuni i oborrit ushtarak,Karaiskaqi
te shumten e kohes rrinte prane vezirit,qe e cmonte
si prind.
Mirenjohje per pashain
e Janines
Gjergj Karaiskaqi ishte nder te zgjedhurit dhe te
besuarit e strategut te Janines.Ndaj,Ali Pasha e
futi ate ne misione speciale,nga me te
rrezikshmit.Ai i ngarkoi nje detyre shteterore per
te shpetuar nga arrestimi Rig Velestinliun
(militanti me i shquar ideologjik i Greqise,figura
numer nje e luftes antiturke per pavaresi
kombetare).Ne nje turne,qe i sherbente clirimit te
Greqise,Shqiperise e Maqedonise,ideologu i madh
arrestohet ne Trieste.Stambolli ngulmon dhe Austria
ia dorezon Rigen pashait te Beogradit,qe ta
percillte ne Turqi.Ali Pasha,i informuar,shtroi
planin e shpetimit te ketij njeriu te madh.Per kete
qellim janinasi nisi nje grup me Gjergj Karaiskaqin
ne krye,qe ta nxirrte Rigen me cdo kusht nga burgu.
Aliu zgjodhi Gjergjin sepse ai gezonte te dhena te
posacme per te shpetuar Rige Velestenliun nga
thonjte e pashes se Beogradit,Marasli Aliut.
Misioni u zbulua dhe Porta e Larte nxitoi
ekzekutimin e Riges naten,perpara se Karaiskaqi
shqiptar te mberrinte ne kryeqytetin serb.
Pashalleku i Janines u be fidanishte e "Filiqi
Eterise".Nder shqiptaret qe pasuan Ali Pashen e u
futen te paret ne te,ishte edhe Gjergji.Si i formuar
ne nje shkolle ushtarake si ato te Bonapartit,qe nje
kanditat i vleftshem per te drejtuar luftetaret.Ai
do te dinte si t'i perconte idete strategjike te
Aliut ne kryengritjen greke.Se oficeret si Gjergj
Karaiskaqi,tepelenasi i pati me kokrra.Prandaj,edhe
u quajten "gjeneralet e Ali Pashe Tepelenes".Nder
tre emra qe citohen nga oborri dhe Eteria,Gjergji
ishte i dyti pas O.Andrucit dhe para
M.Bocarit.Arvanitasi Karaiskaqi deklaronte pa frike
figuren dhe rolin madhor te Ali Pashes ne
revolucionin grek.Ishte detyrimi i dyte ku "nxenesi"
ia shperblente "mesuesit".Por kulmin e mirenjohjes
ndaj Aliut,e perben pjesemarrja e Gjergjit ne luften
e armatosur kunder sulltanit.Ai u vu ne komande te
forcave te perzgjedhura e ne sektoret me te
veshtire.
Rrethimi Janines vijoi nje vit (1821-22).Forcat
turke nuk shteronin,por Karaiskaqi nuk iu nda
kryegjeneralit (kur te tjere,perfshi edhe djemte e
braktisnin).
Si mjaft kapedane te shquar,edhe Gj.Karaiskaqin e
rrembeu rryma kohore e Rilindjes.E nesermja e
atdheut-Shqiperise dhe e bashkeatdhetareve
arvanitas,ishte nje.
Viti 1825.Eshte faza e dyte e kryengritjes.Ibrahim
Pasha i Rumelise,pas dimrit,la Kreten dhe iu qep
brigjeve te Peloponezit.Caste kritike.Lypseshin masa
te ngutshme per ta mbajtur te ndezur levizjen ne
Peloponez,qe mareshallit turk t'i pritej
hovi.Gjergji ishte ne krye te kryengritesve.Vecse,
qeveria s'ia vuri veshin propozimeve te mencura
ushtarake te nje keshilltari si Karaiskaqi.Dhe
fushata antiturke e Kundurjotit deshtoi keqas.C'te
benin konsulentet ushtarake,kryesisht me origjine
shqiptare,si Karaiskaqi,Xhavella,Bocari qe nuk ua
merrnin parasysh mendimet e tyre te specializuara si
ushtarake?Ndaj,Kundurjotin e ironizuan : "Vate me
kale e u kthye me gomar".
Mbrojtesi i Akropolit
te Athines
Qytahiu,pas renies se Mesolongjit,iu drejtua Greqise
Lindore.Kryengritja greke,qe vazhdonte prej 5
vjetesh,duhej shtypur pa meshire.Por,papritur,
udhes per ne Atike,ai u perpoq disa here ne
qendresen e arvanitasve te rrethinave te Athines.Nga
mesi i gushtit te vitit 1826,Qytahiu shtiu ne dore
pjesen e poshtme te kryeqytetit dhe rrethoi
Akropolin,ku ishin strehuar banoret gjate
terheqjes.Pashai mendonte se do te perfitonte nje
Mesolongj te dyte.Perballe tij u ndodhen
kryengritesit e komanduar nga Gjergj
Karaiskaqi.Mareshalli,i verbuar nga hija e
madheshtise se perandorise,nuk e perfilli faktin se
ish-nxenesi i Ali Pashe Tepelenes,per aftesite e tij
sapo ishte caktuar nga qeveria (me nderhyrjen e T.
Kollokotronit) komandant ushtarak i Greqise
Kontinentale,te pjeses lindore.
Karaiskaqi i paperkulur,iu vu riorganizimit dhe
aftesimit te frontit,zbuloi pikat e dobeta te
kundershtarit dhe improvizoi metoden e prishjes se
sistemit te nderlidhjes e te furnizimit te trupave
turke te shperndara.Ai zuri pikat kyce ku leviste
armiku dhe me nje numer forcash te pakta e ne
befasi,sulmonte pa iu trembur edhe sulmeve
perballe.Kryekomandanti i ndjeu humbjet e
panumerta,por se fundi Akropolin (ndonese me vonese)
e rrethoi.Nderkohe,Gjergji perforcoi mbrojtjen me
9500 luftetare dhe siguroi furnizime te reja.
Si nje komandant i kujdesshem,Karaiskaqi e la ne
duar te sigurta Akropolin.Vete,me nje force prej
2500 luftetaresh (kryesisht suliote te sprovuar),
iu drejtua teatrit te Rumelise.Ai persosi
organizimin luftarak dhe zgjodhi forca te reja,ashtu
si i freskoi trupat edhe shtatmadhoria turke.Duhej
nje nderhyrje e thelle,pasi Greqia Kontinentale,me
gjithe rezistencen,lengonte e perunjur nen thundren
osmane.Vajtja e Gjergj Karaiskaqit e permbysi
rrenjesisht situaten.Ne kater muaj (tetor
1826-shkurt 1827),derisa u kthye ne Atike,ky
komandant e "gjeneral" i shquar udhehoqi qe nga
gjiri i Ambrakise deri ne Athine (perjashtuar tre
keshtjella),qe te mos dhunohej ndergjegjja dhe liria
e nje populli dhe gjekundi te mos valonte me flamuri
turk.Si e qetesoi gjendjen,kthehet i lehtesuar ne
kryeqytetin e vendit.Po,ku mbaronin pashallaret.Pas
Ibrahimit e Qytahiut,i doli perpara nje i trete,Omer
Vrioni. U ndesh me te tre here radhazi dhe e
mundi.Pikerisht,keto tre fitore e vulosen vepren e
Karaiskaqit.Me fitoret e tij Karaiskaqi mbante te
ndezur kryengritjen.
Sukseset strategjike ne Greqine Kontinentale,nen
udheheqjen e nje komanduesi si Gjergji,u pane me
anesi e xhelozi nga borgjezi dhe kocobashet.Ne
mbledhjen e trete te Asamblese Kombetare (prill
1827),komanda e ushtrise iu dorezua anglezit
R.Xhons,kur revolucioni grek kishte afirmuar
ushtarake te medhenj vendas per postin e Komandantit
te Pergjithshem.Mosmirenjohja i dha shkas
mosmarreveshjeve ndermjet ushtarakeve te popullit
kryengrites (ku hynte edhe Karaiskaqi) dhe atyre
angleze.Kulmi i kundertive arriti ne pikepamjet per
metodat taktike e mjetet qe duheshin per zhbllokimin
e Akropolit.Anglezet hodhen variantin e sulmit te
menjehershem frontal.Gjergji dhe pasuesit shtruan
ide origjinale,
realiste dhe ato elemente taktike qe konkretizonin
strategjine..Trupat e pakte te nje ushtrie jo te
rregullt,sic ishte ajo greko-arvanitase,nuk duhej te
angazhoheshin ne luftim balle per balle kunder nje
ushtrie te madhe,te organizuar dhe me pervoje.
Per te luftuar dhe fituar ne tokat
greko-shqiptare,arvanitasi dinte me shume sesa
oficeret e shkolluar ne Angli,se ata nuk e
konceptonin terrenin konkret,ushtrite dhe taktikat e
te dyja paleve nderluftuese,sic i njihte nje
ushtarak si Gjergji.
Si udheheqes,tashme i urtesuar dhe i shtruar nga
fushebetejat,ai u "mund" nga ngulmimet e anglezeve e
te perktahesve inkompetente dge servile
greke.Gjeneralet anglez drejtuan sulmin mbi fushimin
turk ne Falire (prane Athines).Katastrofe: ne
sheshin e luftes ballore rane afro 1500 luftetare
nga me te miret (thuajse suliote).Pjesa qe shpetoi u
shkermoq.Lexon dhe ngjethesh: Pasi moren
urdher,trimat marshuan drejt vdekjes,
per ne thertoren qe dukej sheshit.Pothuajse te
gjithe suljotet rane.Gjeneralet angleze veshtronin
te habitur fushen e gjakosur.
Jeta e Gjergji pa familje dhe lufterat per liri e
drobiten ate.Kollokotroni,qe merakosej posacerisht
per nje ushtarak te madh dhe "jetim" si Gjergji,e
porosiste qe te ruhej se ishte teper i
nevojshem.Mirepo Karaiskaqi e "harroi" amanetin e
Kollokotronit qe e donte si vella.Ne nje luftim te
parendesishem per postin qe mbante e ne nje gjendje
shendetesore te renduar (vuante nga mushkerite)
plagoset rende ne veshka.Te nesermen,ne pamundesi
t'i rezistonte plages se rende,Gjergj Karaiskaqi
vdes 47 vjec (1827).Kush nuk e qau kete prijes e
kapedan!Kuja sipas zakonit ne varrezat e
Lefsines,jehoi kudo qe ai luftoi.E qane edhe
ushtaret shqiptare ne ushtrine turke te
Qytahiut,sepse ne personin e tij pane jo vetem nje
gjeneral te madh,por edhe nje shpetimtar e vella te
dhimbsur.Jeta dhe vepra e Karaiskaqit ishin shembull
model i njeriut qe luftoi per lirine dhe te drejtat
e njerezve,si nje luftetar,qe s'iu shteren kurre
forcat dhe energjite.