|
Aleksander Moisiu
(1879-1935).gif)
Nie yll i shndritshem ne
qiellin e tetrit shqiptar ne fillim te shek. 20 ishte
aktori shqiptar Aleksander Moisiu.Moisiu lindi ne
Durres,nga nje baba shqiptar nga Kavaja dhe nje nene
arbereshe.
Mbas nje femijerie ne Durres,Trieste dhe Graz,Aleksandri
20 vjecar u vendos perfundimisht me nenen e tij dhe dy
motrat ne Viene.Ishtje atje,me inkurajimin dhe
mbeshtetjen e aktorit austriak Josef Kainz
(1858-1910),qe karriera e Moisiut si nje aktoret e
medhenj europian te skenes ne vitet e para te shek. 20
filloi.
Vitet ne vazhdim e gjeten ate ne Prage dhe pastaj ne
Berlin,ku ai u be aktori i favorizuar i Max Reinhardit
(1873-1943).Ai beri nje turne shfaqjesh me trupen
teatrale te Reinhardit dhe 100 trupa nderkombetare te
tjera ne vende te ndryshme te Europes dhe te Amerikes
Jugore dhe Veriore.
Akoma i pakrahasueshem mbetet roli i Fedias ne "Kufoma e
gjalle" e Leon Tolstoit,interpretuar 1400 here prej tij
dhe i shikuar nga me shume se gjysem milioni spektatore
ne bote.Moisiu ndoqi Ansamblin Reinhard ne Rusi ne 1911
dhe u duartrokit shume ne Shen Peterburg nga kritiku dhe
dramaturgu Anatoliy Lunacharsky (1875-1933) per
interpretimin e tij te Edipit.
Duke u bere nje aktor universal, repertori i tij i
interpretimeve te gjithe boten e dramaturgjise europiane
qe nga tragjedianet e lashte te Greqise e deri ne
shkrimtaret modern te shek. 20. Ai ishte i pari ne Europe
qe interpretoi karaktere nga
Strindberg,Tolstoi,Cehov,Pirandelo,Hofmanstal etj.
Midis roleve te tjere per te cilet Aleksander Moisiu
mbahet mend ne vecaneri jane Hamleti,Fausti,"Trupi i
gjalle" i Tolstoit dhe Dubedati ne "Dilema e Doktorit"
te George Bernard Shaw.
Ky aktor i kompletuar,nderkombetar dhe novator u dallua
per nje stil interpretimi origjinal te paimitueshem,per
nje ze unik te bukur,temperament dinamik,force te te
bredshme dhe te jashtme shprehese dhe interesimin e tij
ne zhvillimet sociale te njerezimit ne bote.
Megjithese ne thelb ishte aktor skene,Aleksander Moisiu
u shfaq ne 10 filma nga viti 1910 deri ne vitin 1935,nga
te cilet 7 filma pa ze dhe 3 me ze.
Megjithese i njohur boterisht,ai asnjehere nuk harroi
vendin e tij.Ne vitin 1934,me kerkese te tij autoritetet
shqiptare te asaj kohe i dhane atij pashaporten
shqiptare.
Aleksander Moisiu vdiq ne 22 Mars te 1935 dhe u varros
ne varrezat Morcote duke veshtruar liqenin Lugano ne
Zvicer.
Per nder te tij Shkolla e Larte e Drames ne Tirane dhe
Teatri Profesional ne Durres kane marre emrin
"Aleksander Moisiu".
Pervjetori i 60-te i vdekjes se tij u perkujtua ne
Shqiperi ne vitin 1995,me Vitin Artistik dedikuar
Aleksander Moisiut,sponsorizuar nga Fondacioni
Aleksander Moisiu i ndodhur ne Durres.
Personalitete te kultures boterore mbi artin e Moisiut
"Une gjeta te Moisiu aktorin e verteta qe kerkoja"
nga Max Reinhard-Reformator i skenes gjermane
"Moisiu ishtte aktori me i fuqishem i skenes se
Reinhardit"
nga Emil Faktor,kritik i teatrit gjerman
"Shprehja e shpirtit te Moisiut kur ai e vente ne
sherbim te botes poetike ngjante me lojen e harkut ne
violinen e Stradivarit,kur mjeshtri interpretonte
Bethovenin"
nga Gerhard Humptmann,dramaturg gjerman i shquar
"Hamleti eshte shkruajtur per Moisiun dhe Moisiu eshte
lindur per te interpretuar Hamletin dhe vetem
Hamletin,vetem ai"
nga Max Brod,shkrimtar dhe mik i ngushte i Franc Kafkes
"Zeri,mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin dicka
unike,dicka e cila nuk ishte pare me pare asnjehere ne
skenen boterore te artit"
nga Franc Kafka,shkrimtar gjenial
"Pershendes Aleksander Moisiun te cilit i jam mirenjohes
pergjithmone si nje nga interpretuesit me madheshtore te
shume karaktereve te mi"
nga Luigi Pirandelo,shkrimtar dhe fitues i cmimit Nobel
"Njeri i Vendeve te Jugut,gjithmone njeri i Vendeve te
Jugut.Me qellim qe te mos ngrinte,ai merrte me vete
diellin e vendit te tij kudo qe shkonte.
Kudo qe do te jeni me te ju do te mesoni dicka te re nga
thelbi i realitetit te botes"
nga Stephen Zweing,shkrimtar austriak i mirenjohur
"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletit,Moisiu
fitoi dashurine e spektatorit francez"
nga Andre Antuan,reformist i teatrit francez
"Njerezit dhe artistet e medhenj si Moisiu i perkasin
botes se tere"
nga K. Stanislavsky,reformist i skenes boterore
"Te gjithe kombet jane te te njejtit mendim per sa i
perket rendesise se emrit te Aleksander Moisiut"
nga Asta Nilsen,artist danez me fame boterore
|