|
Ka qene patriot dhe
atdhetare i shquar dhe nje ng udheheqesit e lidhies
Shqiptare te Prizrenit.
Lindi ne Frasher, Permet, me 1839, ne familjen e nje
Spahiu te vogel te deklasuar. Pjesen e pare te jetes e
kaloi ne fshatin e lindjes. Ne moshen 18 vjec u vendos
per nevoja pune ne Janine. U shqua si personalitet
politik qysh ne vitet 1877.
Ne fund te vitit 1877 kur ishte deputet i Janines ne
parlamentin e dyte osman, Abdyl Frasheri u zgjodh
kryetar i komisionit qendror per mbrojtjen e te drejtave
te kombesise shqiptare qe u formua ne Stamboll. Dha nje
ndihmese te rendesishme ne perpunimin e platformes
politike te levizjes kombetare sidomos pas nenshkrimit
te traktatit te Shen Stefanit. Ai morri pjese aktive ne
perpjekjet per themelimin e Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit dhe u shqua si udheheqes, organizator e
diplomat i saj. Veprimtarine kryesore e zhvilloi
kryesisht ne viset e vilajetit te Janines dhe te Kosoves. Luften per mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut nuk
e shkeputi asnjehere nga lufta per autonomine e
Shqiperise. Morri pjese pothuajse ne te gjitha kuvendet
kryesore qe u organizuan gjate viteve te lidhies, kudo
udhehoqi krahun autonomist te levizjes. Ne kuvendin
themelues te Lidhjes te Prizrenit u zgjodh kryetar i
komisionit te puneve te jashtme te saj.
Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit te Prevezes (janar
1879) i cili arriti ta pengonte leshimin e Camerise ne
favor te Greqise. Ne pranvere te vitit 1879 kryesoi
delegacionin e lidhes qe vizitoi kryeqytetin e Fuqive te
Medha per te mbrojtur nga afer teresine teritoriale dhe
te drejtat per autonomi te Shqiperise. U be antar i
qeverise se perkohshme, qe u formua ne Prizren ne fillim
te 1881.
Pas shtypjes se levizjes u arrestua dhe u denua me
vdekje nga gjygji special Osman, por denimi u kthye ne
denim te perjetshem. Megjithate pasi qendroi ne burg per
tre vjet dhe ne internim per 20 muaj, per arsye
shendetsore u lirua, por me kusht qe te hiqte dore nga
veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i semure edhe
i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarine patriotike deri sa
vdiq ne Stamboll me 23 Tetor 1892.
|