|
Per jeten e M. Barletit
njihet pak. Ai lindi rreth fundit te viteve 50 te
shekullit te XV ne Shkoder, qytet me tradita arsimore
per formimin e shkollimit te klerikeve katolike. Ai i
perjetoi ngjarjet dramatike te vendlindies se tij
Shkodres, gjate viteve 70 te shek. XV. Gjate rrethimit
te saj prej turqve, ishte i ri dhe ende nuk kishte
moshen per te rrembyer pushken, kurse ne 1478 gjate
rrethimi te dyte te Shkodres, ai u rreshtua perkrah
luftetareve qe me heroizem mbronin qytetin e tyre. Me
renien e Shkodres ne duart e ushtrise osmane, si shume
bashkeqytetare, M. Barleti mori rugen e mergimit dhe u
vendos ne Itali. Ketu ai plotesoi shkollimin e vet, u be
njohes i thelle i letersise antike dhe i gjuhes latine
dhe u shfaq si nje intelektual humanist nga me te
shquarit e kohes. Ai fiton titullin e larte
Doktor shkencor i diturive
teologjike dhe i se drejtes kanonike. Qe ne fund te
shekullit te XV Marin Barleti ishte nje figure e njohur
ne jeten e kishave te Padoves dhe ne ate mesimore
shkencore te universitetit te ketij qyteti. Nuk dihet me
saktesi viti i vdekjes se M. Barletit. Nepermjet te
dhenave te terthorta eshte arritur ne perfundim se ai ka
vdekur me 1512-1513. Vepra e pare e Marin Barletit eshte
Rethimi i Shkodres e botuar ne latinisht me 1504 ne
Venedik. I mbeshtetur ne shenimet e kujtimet e veta, si
dhe i pjesmarresve te tjere ne ngjarjet qe rrefen, libri
i kushtohet jetes politike e ushtarake gjate rrethimit
te II te Shkodres 1478. Deri ne mesin e shek. XVII kjo
veper njohu 17 ribotime ne gjuhe te ndryshme, si
latinisht (5) e polonisht (1).
Vepra qe e ngriti figuren e M. Barlecit ne piedestal te
Padoves eshte Historia e jetes dhe e bemave te
Skenderbeut, e shkruar latinisht dhe e botuar ne Rome
reth viteve 1508-1510. Deri ne mesin e shek. XVIII kjo
veper voluminoze njohu jo me pak se 21 ribotime ne disa
gjuhe te Evropes, si latinisht(4), gjermanisht(4),
italisht(4), portugalisht(2), polonisht(1),
spanjisht(1), si dhe nepermjet nje perkthimi te lire dhe
pershtatje edhe ne frengjisht(4), edhe anglisht(1).
Vepra e fundit e M. Barletit Skutoret e jetes se Papeve
dhe te Perandoreve, u botua ne Venedik, pas vdekjes se
tij me 1555. Veprat e M. Barletit, jane frut i nje pune
te gjate shumevjecare. Per hartimin e tyre ai u mbeshtet
ne shenimet dhe kujtimet e veta, si dhe pjesmarresve dhe
deshmitareve te tjere ne ngjarjet qe rrefen. Ky material
autentik shume i pasur u ka dhene veprave te M.Barletit
vleren e burimeve historike te dores se pare e te
pazevendesueshme. Deshmite qe mblodhi nga burimet e
shumta, si historian i mirfillte M. Barleti i shoshiti,
i plotesoi dhe i zgjeroi me literaturen e kohes. Fruma
Panegjerike, fjalime qe u vihen ne goje heronjve ne
veprat e tij jane karakteristike per historiografine
humaniste evropiane ne pergjithesi dhe perbejne anen e
dobet te saj. Por vlerat pozitive te veprave te M.
Barlecit si burime historike jane shume me te medha se
dobesite e tyre. Ngjarjet politiko-ushtarake te
Shqiperise ne shek. XV, jeten e veprimtarine e
Skenderbeut, rrethimet e Shkodres etj., M. Barleci i
pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjitheate,
ne veprat e tij nuk mungojne edhe digresionet per te
pasqyruar e per te treguar psikologjine e botes
shpirterore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre,
rajonet kryesore te banuar prej shqiptareve ne Ballkan,
veprimtarine e tyre ekonomike etj. Krahas pershkrimit te
potretit fizik e moral te heroit tone kombetar te libri
historia e Skenderbeut M. Barleti ka dhene edhe nje
gravure te potretit te tij. Pa dyshim ky potret paraqet
karakteristikat e fytyres se Skenderbeut, sepse vepra u
hartua ne baze te kujtimeve te bashkeluftetareve te
heroit dhe te pasardhesve te families se Kastrioteve. |