|
Jan Kukuzeli, figure e
shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi,
njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i
Kostandinopojes ne shekullin XI.
Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u
perdor per disa shekuj ne muziken kishtare.
Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te
krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky
sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise
bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne
rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat
te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te
perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli". |