|
Zenebishet (quhen edhe
Zeneviste) ishin nje familje feudale shqiptare,qe e
shtrine zoterimin ne trevat e gjera
jugperendimore.Sunduan e i rezistuan cdo futje ne varesi
per 150 vjet (fillimi i shek. XIV-mesi i shek. XV).Nder
figurat me te njohura,qe u dalluan ne fillimet e luftes
500-vjecare shqiptaro-turke,permenden Gjini,Depa dhe
Simoni.E,nder keta,Gjini ze vendin qendror ne historine
e Zenebisheve.
Gjin Zenebishi,si njeri,si prijes dhe komandant perqasej
ne mjaft pika me Gjinin tjeter te Shpatajve.Me qender
Gjirokastren,ai permblodhi pjesen veriore te Despotatit
te Artes (pas vdekjes se Gj. B. Shpates) ne zoterimet e
familjes se Zenebisheve,duke formuar vilajetin e
ardhshem te Gjirokastres me rrethet perqark (Dropullin e
Delvinen,krahinen e Vajenetise) dhe shkonte ne jug deri
ne afersi te Janines e te lumit Gliqi ne Cameri.Ketu
takohej me trevat ne zoterim te Despotatit te
Shpatajve.Gjin Zenebishi radhitet nder sunduesit e pakte
shqiptare me mundesi te madhe lufte.Ai u ndesh me
feudale greke e serbe,italiane e me pashallare turq.
Asnje pajtim me
sundimtaret e huaj
Kunder sundimit serb qe vazhdonte u ngrit edhe Gj.
Zenebishi.Ai hyri dhe qendroi ne nje konflikt te gjate e
te papajtueshem me ate qe arbereshet e urrenin me tere
forcen e shpirtit,me despotatin kriminel,serbin Thoma
Preljubovici.Nga keto perpjekje evidencohen ato te
viteve 1380 e 1382.Dy ndeshjet arberesho-serbe shenojne
edhe ballafaqimin e pare te turqve me shqiptaret ne
tokat e tyre.Serbi Preljubovic,nuk ia dilte dot ushtrive
dhe taktikave te rendimeve ushtarako-shteterore te
arberve te Jugut.Prandaj u mbeshtet tek osmanet,te
cileve po u vinte radha e sundimit perandorak,
ne vend te mbreterise serbe ne shthurje.Vinte nje (1396)
dhe nje ndeshje me plot mbaresi.Sundimtari i
Janines,Thomai,i vene mes dy goditjeve te te dy Gjineve
(njeri nga jugperendimi dhe tjetri nga
veriperendimi),formoi nje front me turqit.Gjate
perleshjes,duket se nuk ia doli mbane ne kete ndermarrje
e rrugedaljen e gjeti te marrja vesh me
nderluftuesit.Vetem ushtria osmane nuk denjoi
terheqjen.Lufta vijoi e ashper.Ne Drisk,Evrenoz
Beu,komandanti turk,nuk do ta besonte se Zenebishi ishte
ndryshe: nje ushtarak me i zoti;qe dinte c'duhej bere ne
terrenin e tij,qe s'i frikesohej titujve dhe
ultimatumeve.Fitorja e Gjinit,duke i shfarosur armiqte
me nje taktike manovruese dhe nga pozicione te
fshehta,deshmoi se Gj. B. Shpata nuk ishte gabuar ne
berjen e krushqise me te.Dhendri,Gj. Zenebishi,nderonte
veten dhe vjehrrin,fisin dhe gjakun arberor.
Nga ky deshtim i turqve,i plotfuqishmi freng ne
Janine,Esau Buondelmonte nuk vuri mend.Ai e perseriti
sulmin ndaj Despotatit Arberesh.Por Zenebishi,i mesuar
me kete ushtarak mburravec,e ndau dhe e perdori ushtrine
e vogel te tij,duke i copetuar mercenaret e Esaut afer
Mesopotamit,ne vitin 1399.Vete Buodelmonte u zu rob dhe
u mbajt i burgosur ne kalane e Gjirokastres.Si kusht per
lirimin e tij Zenebishi mori 1000 florinj dhe sidomos
kryeqendren (Gjirokastren),e cila deri atehere varej nga
Despotati i Janines.
Mbaronte keshtu shek. XIV,c'ka regjistronte kulmin e
zhvillimit te principatave shqiptare edhe nga pikepamja
ushtarake.ata ishin ne gjendje ekonomike dhe te afta
ushtarakisht qe t'u benin balle edhe dredhimeve te
kundershtareve te tjere,qe vrojtonin ngjarjet dhe
prisnin castin per t'i rene Zenebishit.
"Farefis
dhe te nje gjaku ..."
Sundimtaret e huaj te Janines,qe vdisnin ose iknin pa
lavdi,i kishin hale ne sy trevat e
Gjirokastres,posacerisht Gj. Zenebishin.Edhe sundimtaret
frengj ne ishullin qefaloni (ne Jon) ndoqen po ate
strategji,sikurse edhe ndaj Despotatit te Artes (te Gj.
B. Shpates).Keshtu,me 1412,Karl Toko ndermori nje sulm
qe ta nenshtronte Zenebishin.Ndaj kercenimit
serioz,Gjini hyri ne marreveshje me Muriq Shpaten (te
vellane e Gj. B. Shpates).
Ai thirri ne ndihme te gjithe arberit e,posacerisht ata
te Myzeqese,me te afertit,sic ishin ata te araniteve dhe
Muzakajve.Pa asnje ngurim,arberit fqinj vrapuan ne
ndihme,meqe ishin "farefis dhe te nje gjaku".Ishte nje
aleance e gjere ushtarake e sundimtareve shqiptare,kur
flitej per Arberine.
Beteja u zhvillua ne Krane.Arbereshet,luftetare e
komandante,me urrejtje te njejte per pushtuesit,i
shkaktuan jo vetem Karlit,sunduesit te ri te Janines,por
tere Tokave nje disfate nga me te rendat.Kjo dere ndjeu
humbjet me te medha ne jeten sundimtare,deri te
shkaterrimi i ushtrise se gjithe
despotatit.gjini,kryekomandant,parakaloi krenar me
ushtrine fitimtare nen muret e Janines,duke pasur me
vete roberit e Tokove te lidhur me zinxhire.Me kot Emiri
ose Musa Beu (dhendri i Karlit) i kercenohej
Gjinit,tashme me i forte sesa ishte para bashkimit.Ai
beri dhurata per lirimin e te pare janinjote te kapur
rober.
Gjithashtu,derisa vdiq (1417),Gjin Zenebishi ra ne
konflikt edhe me Venedikun.Jo aq per ceshtje
tregtare,sesa per interesa ushtarake ne bregdetin
arberesh.Fitoret e njepasnjeshme premtonin konsolidimin
ushtarako-politik te qendrueshem te Despotatit te
Gjinit.Por s'ishte i thene nje zhvillim i tille
pozitiv,se vershimi turk kishte hyre ne rrjedhjet e
permasave te pandalshme.
Me vdekjen e Gjin Zenebishit,megjithe perpjekjet e
mevonshme te Depe dhe Simon Zenebishit,mori fund
historia luftarake per nje zhvillim dhe jete te pavarur
te arberesheve te Despotatit te Gjirokastres. |