|
Kur sulltan Mehmeti II
deshtoi ne rrethimin e Sopotit (ne Librazhd),populloi e
personifikoi dhe e perjetesoi strategun e kesaj
rezistence te gjate,
Gjergj Aranitin me vargjet:
"Ky sulltani qan me lot,
Kam nje Skender ne Sopot,
Ne mal-plak,ne nje breg,
Gjergj Golemi thot'jam mbret"
Aranitet,familje e madhe dhe e degjuar prijesish feudale
shqiptare,qe ne shekullin XI.Zoterimet e araniteve paten
shtrirje te gjere,por pa formuar nje hapesire
kompakte;ato shkonin nga viset e Dibres se Siperme,ne
Cermenike,ne Moker,ne Berzeshte-Polis,ne Shpat-Verce dhe
perfshinin pjese te zones fushore:Dumre-Lushnje e
Elbasan.Figurat kryesore te kesaj dere te shquar jane
Davidi (strateg ne sherbim te Bizantit,nder te
paret perfaqesues te klases feudale shqiptare ne
formim),Konstandini (ushtarak ne sherbim te
Bizantit),Aranit Komneni (I ati I Gjergjit),vete Gjergji
dhe Konstandini tjeter (djali I Gjergjit).
Sundimtari me i permendur i familjes me tradita
luftarake ne Shqiperine e Jugut,rezulton Gjergj
Araniti,i cili jetoi ne vitet 1376-1470.ai ishte
zoterues i Kanines e Himares,Shpatit e Cermenikes dhe
konsiderohet nder personazhet historike paresore te shek.
XV,nje nder pjesemarresit kryesore dhe udheheqes i
shquar i luftes se madhe antiosmane.
Ashtu si Bardhyli i Ilirise (shek. IV p.e.s.) edhe
Gjergj Araniti,ky luftetar teper i moshuar,vdiq ne
moshen 94 vjec..Ai kundershtoi,sfidoi dhe fitoi ndaj
ushtrive te Perandorise Aziatike,duke u barazcmuar nga
Evropa si nje Skender i dyte.Zgjedha e padurueshme
feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakenaqesi te thelle
dhe reagim masiv te fshataresise.Gjithashtu regjistrimi
i tokave,caktimi i timareve dhe vendosja e spahijve me
dhune ne zoterimet e tyre,paralajmeruan cungimin e
autonomise se sundimtareve arbereshe.Keto reforma i
hoqen Gjergj Aranitit nje pjese te zoterimeve,nderkohe
qe per pjesen tjeter mbeti vasal i
sulltanit.Pikerisht,kjo gjendje e rende ekonomike nxiti
shperthimin e kryengritjeve te viteve 30-40 te shek.
XV.Ne epiqender te ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj
Araniti.
Ne pranvere-veren e vitit 1432,ndersa mbyllej etapa e
reformave shfrytezuese,hapej kundershtimi shqiptar,qe
shperthen nje zinxhir kryengritjesh
antiosmane.Kryengritja e pare shpertheu ne Shqiperine
Qendrore.Popullsia therret prijesin e saj,Gj.
Aranitin,36-vjecar,i cili ishte derguar peng nga i
aiti,Aranit Komneni te sulltan Murati,ne Edrene.Gjergji
deri ne ate kohe ishte perpjekur,por pa ndonje
rezultat,per te ruajtur te drejtat mbi zoterimet qe i
kishte lene i ati.Ne keto rrethana u largua fshehtas nga
Adrionopoja dhe me mjaft luftetare te tjere u kthye ne
atdhe.
Sa mberriti ne Shqiperi,Gjergj Araniti zhduku spahijte
tradhetare,timarlij.Ai u vu ne krye te kryengritjes,qe
perfshiu gjithe masat fshatare.Ajo u perkrah ne rrethin
e Durresit e te Tiranes nga Andrea Topia,ne veri nga
Nikoll Dukagjini etj.
Vargkryengritjeve,me nismetar dhe simbol te qendreses
Gjergj Aranitin,Porta e Larte iu pergjigj me ushtri te
fresketa dhe komandante te sprovuar.
Danja e Dukagjineve ra,zoterimet e Topiasve u kthyen ne
gjendjen e meparshme.Por ne perpjekje me fuqite
kryengritese te Gjergj Aranitit,turqit u thyen nga
shqiptaret.
Fitorja e pare e hapi zjarrin e kundershtimit ne
jug,sidomos ne Kurvelesh,duke zgjeruar hapesiren
kryengritese.Murati II vjen vete drejt Shqiperise dhe e
vendos kampin ne Serez (Maqedoni).Qe ketej shkeput nje
force te madhe nen komanden e Ali bej Evrezonit.Ushtria
e Ali beut,ne dimrin e viteve 1432-1433,futet ne luginen
e ngushte,qe mbizoterohet nga vargjet malore te
thepisura te Shkumbinit,i afrohet Buzurshekut (Berzeshtes),por
mbi taboret osmane leshohen si tigra grupluftetaret e
Gjergjit.Prita,befasi dhe perleshje e pameshire.Strategu
nga begoret vrojton,kujdeset,
manovron dhe nxit me fjale e shpate,derisa rendimi turk
thyhet keqas.Fitorja u dha zemer shqiptareve dhe Evropa
u njoh me nje luftetar shpresedhenes."Ne kete
beteje,fikson kronisti Bizant Laonik
Halkokondili,Araniti i Komnenit fitoi nje lavdi te madhe".
Buzursheku e prezantoi Gjergjin dhe Laberia e afirmonte
ate si nje prijes te talentuar ushtarak,ndermjet
bashkekohesve ne kontinent.
Duke perteritur taktiken e vjeter ushtarake: "Terhiqe
armikun,pergatite pusine dhe qelloje ne befasi",Gjergj
Araniti thyu edhe ushtrine e dyte turke te drejtuar nga
Ali beu i cili la me qindra kufoma ne grykat e thella te
Kucit e deri ne Borsh.Deshtimi i ekspedites se dyte
turke beri buje ne gjithe Evropen dhe Araniti u be nje
personalitet ne oborret e saj e cila ishte mesuar te
njihte disfata nga aleatet ne Lindje.Pergezime nga Papa
Eugjen
IV,mbreti Alfons V i Napolit,perandori gjerman
Sigizmund,Republika e Raguzes etj.Premtime per
ndihma,por ... vetem premtime.Edhe betejen e trete,(ne
vitin 1434) per te cliruar Vloren e Kaninen strategu
shqiptar e perballoi suksesshem me forcat,me mjetet dhe
me taktikat e veta.Ndaj Gjergj Araniti u shpall si
mbrojtes i lirise nga gjithe mbreterite e Evropes.
Vjeshte 1443-dimer 1444.Ndersa ushtria e perbashket
hungaro-polake-rumune e Vladislavit (strateg hungarez)
zbret ne Bullgari,nga Shqiperia forca te rendesishme
shqiptare,te komanduara nga Gjergj Araniti,hyjne thelle
ne Maqedoni duke e goditur armikun pertej "kufijve" te
zoterimeve per ta zhvendosur sa me tutje trojeve
etnike.Ne sinkron me veprimin ushtarak nga brenda te Gj.
Aranitit,Skenderbeu realizon parashikimin strategjik te
braktisjes se frontit osman ne betejen e Nishit,per t'u
bashkuar ne atdhe me kapedanet dhe ushtrite e
tyre.Kesisoj,ai u lidh ngushte me luften e udhehequr nga
Skenderbeu.
Kur keshtjella e qytetit,Kruja,gjemonte nga
topat,burri-luftetar i moshuar Gj.Araniti 67-vjecar,i
dergoi triumfatorit te birin Konstandin me pergezimet
dhe besnikerine e pakufishme.Gj.Araniti,me 3000
luftetare,u bashkua me fushaten clirimtare
antivenedikase.Veprimet e tij luftarake u perqendruan
per marrjen e Durresit,te Danjes dhe te
qyteteve-keshtjella te tjera bregdetare nen
protektoratin venedikas.Madje,trupat e tij shkuan ne
thellesi deri ne dyert e Shkodres,megjithese interesat e
tij nuk ishin cenuar drejtperdrejte nga zoterimet
venedikase ne tokat shqiptare.
Kurdohere ne funksion te strategjise clirimtare dhe te
besa-beses,pse jo edhe te deshires per nje dhender model
si Skenderbeu,Gj.Araniti i moshuar,ne komande te 4000
luftetareve dhe me nje sasi te konsiderueshme argjendi,e
mbeshteti idene e rimarrjes se keshtjelles se
Stefigradit.Ne dy sulmet e betejes se pergjakshme
rrethuese,vete strategu Araniti rishfaqi trimerine e
pervojen e gjate.Gjate perleshjes iu vra i
vellai.Ngulmimi dhe prova e luftes qe dha Araniti,e
binden Skenderbeun se cdo shtytje e martese me vajzen e
tij Doniken 23-vjecare,do ta zemeronte bujarin e
madh.Araniti me krenarine ndaj Kastrioteve,arriti ne
ultimatumin :"O dhender,o nuk ka ndihme!". Dhe ashtu
ngjau.
Pavaresisht nga reagimet keqdashese,lidhja me krushqi
Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit
kombetar,vellazerimit te te gjithe shqiptareve,
sesa jetes familjare te strategut.
Gjergji vjeherr e quante veten krejtesisht
autonom.Ailuante politiken e vet dhe e perdorte
fuqishmerine ekonomiko-ushtarake per ceshtjen
shqiptare,por jo si vartes dhe i diktuar nga Gjergji
dhender.Per shkaqe te kuptueshme kohore,ndermjet dy
strategeve pati edhe divergjenca,deri ne prishjen e
marredhenieve.
Araniti,jo vetem nuk e shkriu principaten ne perberjen e
shtetit te Kastriotit (i cili po merrte tiparet e nje
organizimi shteteror te perqendruar),por ai vazhdoi ta
konsideronte Skenderbeun si nje aleat,pa iu nenshtruar
vullnetit te tij.Si nje strateg i pavarur,por i gatshem
perballe cdo armiku dhe rreziku te njejte
Gj.Araniti,krahas dhe si barabarte me te,nenshkroi
marreveshje te vecanta me shtete te huaja (me Alfonsin V
te Napolit,me Venedikun etj).Ja pse Aranitit studiuesit
i japin vend she vleresime,qe e afrojne ne disa tregues
me Skenderbeun.
Gjergj Araniti ishte i vetmi prijes shqiptar me dy
kryeqendra: ne nje bregdet (Kanina) e nje tjeter ne
malesite lindore,ne Sopot.Zoterimet e tij,nga pikepamja
strategjike,perbenin ballin e pare te ndeshjes me
ekspeditat turke dhe aksin qendror te penetrimit osman
ne brendesi te vendit (Oher-Struge-Librazhd-Elbasan-Tirane-Kruje).Bashkimi dhe
qendrimi antiturk i dy Gjergjeve nuk kishte te bente aq
me lidhjet martesore qe ekzistonin ndermjet dy
familjeve,sesa me faktin qe zoterimet e Aranitasve ishin
me te ekspozuara ndaj pushtuesve osmane.I mirepritur dhe
i pasuar nga shpataraket,mokranet,cermenikasit,leberit e
larguar etj,ne rreth dy vite (1460-1462),ai organizoi
dhe komandoi rezistencen e fundit,kryesisht me forcat e
veta e i ndihmuar nga fuqite dhe udheheqesit e krahines
se Mokres,te Angjelinit.Perballe nje fronti te hapur,te
zene me grupe luftetaresh aranitas,sulltan Mehmeti II,e
rrethoi Gj.Aranitin nga Qafe Furka (Polis) deri ne
Teferic te Shushices (Byshek).U zhvilluan luftime te
ashpra,po Sopoti nuk u pushtua.Populli e krahasoi
Gjergjin e tij me Skenderbeun.Qe te kremtonte fitoren e
shkelqyer,i bindur se armiku qe larguar prej humbjes,
shkoi me ushtrine ne Galigat (8 ore larg
Sopotit).Mirepo,ushtria osmane,e informuar nga
renegate,u kthye perseri gjate nates.Keshtjella e
Sopotit,
me forcat qe la Gjergji,nuk merrej.Vetem arma e dredhise
dhe e tradhetise,i gjeti shtigjet e hyrjes se fshehte
per ne kala.Komandanti turk,duke perfituar nga qenia
larg e Gj.Aranitit (qe popullsia vendase e quante edhe
Gjergj Golemi,per nder te mbiemrit te gjyshit) me
ushtrine kryesore,i hodhi ne sulm gjithe ushtaret.Lufte
e rralle e burrave dhe e grave,qe hidheshin nga
shkembinjte per te mos u perdhenuar.Renia e keshtjelles
u shoqerua me masakra saqe gropa,ku u mblodh gjaku i
viktimave,u quajt "Liqeni i kuq".Betimi i sulltanit se
do ta conte gjakun deri ne shale te kalit po te merrte
Sopotin,ishte shnderruar ne nje hakmarrje te vertete e
makabre,qe historia nuk e harron. |