|
Skenderbeu eshte heroi
kombetar i shqiptareve,strateg e burre shteti i madh,qe
udheheqi luften per pavaresi kunder pushtimit osman,per
bashkimin politik-shteteror te popullit shqiptar;nje nga
figurat e shquara te shek. XV ne plan nderkombetar dhe
eshte ai qe i bashkon shqiptaret kudo ne bote.
Pillonj i nje familjeje te madhe sunduese feudale
Skenderbeu ishte me i vogli i kater djemve te tij Gjon
Kastriotit.Feminia e tij bie ne vitet kur vershimet
grabitqare osmane erdhen duke u shtrire ne tokat
shqiptare qe nga Jugu drejt Veriut duke i imponuar
vendit nje regjim qe i sillte vendit nje rendim te
pergjithshem ekonomik-shoqeror te masave popullore te
vendit.Nen kete gjendje u gjenden shume heret edhe
zoterimet e Kastrioteve qe gjendeshin ne Shqiperine
Qendrore-Lindore.Lufta kunder ketij pushtimi me
rrjedhime shkaterrimtare qe vinin ne rrezik gjithe
zhvillimin e arritur nga vendi si dhe te ardhmen e
popullit shqiptar,perbente permbajtjen kryesore dhe
detyren themelore te jetes dhe veprimtarise se S., si
dhe te gjithe epokes qe mori prej tij,si figure
qendrore,emrin.
Ndersa ka mjaft te dhena arkivale per veprimtarine e S.,
jane te pakta te dhenat per jeten e tij personale e
sidomos per rinine dhe periudhen e pare te veprimtarises
se tij deri me 1443,qe mbetet ende mjaft e erret.Burimi
kryesor dhe me i rendesishmi,eshte vepra e shqiptarit
Marin Barleti;te dhenat kane ardhur duke u
vertetuar,plotesuar dhe korrigjuar ne nje varg rastesh
edhe nga shume burime te tjera,midis tyre edhe osmane.
Skenderbeu lindi me 1405,sic mund te llogaritet nga data
e sakte e vdekjes,17.1.1468,kur ai sipas Barletit,ishte
63 vjec;nuk mund te thuhet se cili nga zoterimet e
Kastrioteve ishte vendlindja e tij.Nga burime te
ndryshme vertetohet e dhena e Barletit se pasi kishte
qene dorezuar peng qysh me pare (1410) nje vella me i
madh,u dorezua edhe Gjergji ne moshe te njome,bashke me
dy vellezer te tjere.Ky dorezim mund te kete ndodhur
pas vitit 1415,kur osmanet me marrjen e Krujes u
vendosen tashme ne menyre te qendrueshme ne Shqiperine
Qendrore.Ne oborrin e Mehmetit te I dhe mandej te
Muratit II,Gjergji hyri dhe u edukua ne rradhet e "Ic-Ogllaneve",ku,per
te zhveshur vendet e pushtuara nga forcat me te afta
drejtuese,djemte e sunduesve te nenshtruar pergatiteshin
ne menyre te vecante per funksionet e ardhshme si
qeveritare te bindur e sidomos ne ato vende,ku
sundimtaret osmane hasnin ne qendresen e
popullit.Gjergji u shqua qysh heret per aftesite e tij
te medha;ne fushata te ndryshme ushtarake te osmaneve ne
Ballkan dhe ne Azine e Vogel ai fitoi pervoje te madhe
ushtarake.Duke perqafuar Islamin,me emrin e ri «Skenderbej»
qe e mbajti vete gjate gjithe jetes dhe me te cilin u be
i njohur ne te gjithe boten,ai arriti ne poste te larta
ne rradhet e feudaleve ushtarake osmane.
Largimi nga familja nuk e shkeputi S. nga vendlindja ku
ai mund te kthehej kohe me kohe,dhe nga fatet e
saj.Familja e Kastrioteve,edhe pse e shtrenguar gjithnje
e me fort prej presionit osman,ruajti ende per nje
kohe,deri me 1430,si vasale e sulltanit,zoterimet e veta
duke pritur ashtu si edhe sundimtare te tjere
shqiptare,rrethana me te favorshme per te hedhur poshte
sundimin e huaj.Ne fakt ajo vazhdonte ta konsideronte
Gjergjin gjithmone si pjesetar te saj e bashkesundimtar
me te drejta te plota dhe e perfshiu emrin e Gjergjit ne
nje varg veprimesh qe zhvilloi ne vitet 20-
30,me 1420 ne marreveshjen tregtare me Raguzen,me 1426
ne aktet e dhurimit te disa fshatrave per nje manastir
ne malin Atos,si dhe me vone me 1437,kur i ati kerkonte
mbrojtjen e Venedikut dhe me pas te Raguzes.Kjo ndodhte
kur ne te njejten kohe (1428) dihej se ai,sic thonte
vete i ati,"ishte bere turk e mysliman" dhe kishte
marre urdher prej Sulltanit te sulmonte zoterimet e
Venedikut dhe te te atit.Me 1430,pas nje inkursioni
shkaterrimtar,Kastriotet thuajse humben gjithe zoterimet
qe iu nenshtruan tani regjimit te timareve,kurse dhe
Gjoni vete u detyrua te perqafonte Islamin.Por per te
qetesuar qendresen e forte qe haste ne keto zona
kufitare veriperendimore me te largeta te pushtimeve te
tyre,Murati i II i la Gjon Kastriotit nje pjese te vogel
te zoterimeve te dikurshme ne formen e nje
ziameti-Krahinen e Mysjes ne perendim te Krujes deri ne
bregdet.
Vete S. u emerua po per kete qellim qeveritar (subash) i
vilajetit te Krujes,ku ju la gjithashtu nje feud me vete.
Vala e kryengritjeve popullore qe pati perfshire pas
vitit 1432 viset jugore,u shtri edhe ne viset e posa
nenshtruara ne veri;keto rrethana e nxiten Gjon
Kastriotin te vihej perseri ne levizje.Ne kete periudhe
Kastriotet sulmuan Krujen,por perpjekja nuk pati
sukses.Situata ne ish zoterimet e tyre mbeti e
turbullt;edhe pse vete S. nuk permendet ne keto ngjarje
kryengritese me emer,nuk mund te dyshohet se ai ishte i
lidhur me veprimin e te atit.Per kete flet fakti qe
Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt S. Pas vdekjes se
Gjonit (1437) atij ju mohua trashegimi i ziametit te
Mysjes,per te cilin ngriti pretendime,madje iu hoq edhe
feudi qe kishte pase mbajtur dhe me ne fund u largua ne
1438 edhe nga posti i qeveritarit te vilajetit te
Krujes.Kesaj situate Kastriotet u perpoqen ti
pergjigjeshin duke kerkuar mbeshtetje te Venediku dhe
Raguza.Po kesaj kohe i perkasin ndoshta dhe kontaktet e
para me mbreterine e Napolit.Me keto masa S. dhe
Stanisha qe kishin mbetur nga kater djemte pergatiteshin
per perspektiven e nje aksioni qe do te zbatohej me
vone,ne kushte me te favorshme.Pas vitit 1439,emrin e S.
nuk e gjejme me te permendet ne tokat shqiptare;sic
duket,Murati II qe e kishte sjelle per te qetesuar
zoterimet e paqeta te Kastrioteve,e largoi tani nga
Shqiperia,sic beri ne te njejten kohe me nje pinjoll te
nje shtepie tjeter sunduese,Jakup Bej Muzaka.Ka mundesi
qe S. te kete qene derguar sic sanxhak bej ne nje zone
jo te larget te gadishullit ballkanik.
Pervoja e 30 vjeteve te pare te shek. XV i kishte
treguar S. gadishmerine e masave popullore per te
luftuar,po i kishte treguar edhe se lufta e vecante e
zoteruesve te ndryshem feudale si dhe kryengritjet
popullore ne krahina e ndryshme vecmas,sado te fuqishme
qe kishin qene,nuk ishin ne gjendje te ndalonin
pushtimin osman dhe te clironin vendin.Po ashtu ishte
bere e qarte per S. se sulltani nuk lejonte ne asnje
menyre qe zoterimet e Kastrioteve te mbeteshin qofte ne
formen e nje ziameti me vete ne kuadrin e nje Sanxhaku
shqiptar,qe ishte formuar me 1431.
Keto ishin rrethanat ne te cilat u zhvillua ajo kthese
vendimtare dhe filloi ajo etape e re me e larte ne
luften kunder pushtimit osman dhe ne gjithe historine e
Shqiperise qe lidhet me emrin dhe vepren e S. Kjo kthese
qe zhvillohet ne vitet 1443-1444,i ka rrenjet ne
kushtet objektive e subjektive te brendshme,por u
favorizua edhe nga disa rrethana te jashtme.
Perparimi osman ne viset qendrore te Ballkanit drej
Danubit,pushtimi i tokave serbe me 1439,goditjet e
njepasnjeshme kunder Mbreterise Hungareze,e detyruan
kete te kalonte qe nga viti 1443 ne nje politike
kundersulmesh te fuqishme kunder osmaneve.Perfaqesues i
kesaj politike u be Janosh Huniadi,i cili pas S. u be
nje nga figurat me aktive te luftes antiosmane.Nen
udheheqjen e tij,nje ushtri hungareze kaloi ne vjeshte
te vitit 1443 Danubin.Per t'i siguruar asaj nje
mbeshtetje ne keto vise,u zhvillua nje veprimtari e
gjalle diplomatike,ne te clen u perfshi edhe
Shqiperia.Ne driten e te dhenave duhet te mendohet se
edhe S. ishte ne dijeni te asaj qe po pergatitej,ndonese
emri i tij nuk permendet.Qendrimi i S. ne betejen e
Nishit ne ditet e para te nentorit 1443,ku forcat osmane
pesuan disfate,nuk ishte nje veprim i lindur
spontanisht,por rezultat i plani te paramenduar.Ne kete
ndeshje ne te cilen moren pjese te gjithe
sanxhakbejleret e tjere,S. u terhoq me forcat shqiptare
qe kishte me vete,
ose qe mundi te mblidhte.I pajisur me nje ferman,qe ia
mori me force,sic na thone shume burime,sekretarit te
vules se Bejlerbeut,me shpejtesi te rrufeshme S. mori
rrugen e kthimit per ne atdhe,rrugen e kryengritjes se
hapur kunder sulltanit.
Gjithcka varej tani nga vendosmeria e shpejtesia e
veprimit,per te ngritur ne kembe masat,per te zene ne
befasi garnizonet armike ne vend,per t'u marre atyre
kalate,pikembeshtetjet e tyre te fuqishme ne te kater
anet e vendit.Faktori vendimtar qe e lehtesoi planin e
S. ishte pergjigjja qe gjeti qe ne hapat e para ky
veprim ne tokat shqiptare.Mobilizimi masiv i masave qe
filloi se pari ne Diber dhe erdhi duke u zgjeruar andej
vale-vale ne gjithe vendin,ishte prova se ketu ishte
fjala per nje veprim qe u kthye brenda pak kohe ne nje
kryengritje te pergjithshme.Ne kete gjenin shprehje
aspirat dhe interesat e shtresave me te gjera te
shoqerise shqiptare-te masave fshatare mbi te cilat
rendonte prej kohesh pesha kryesore e sundimit te
huaj,por edhe te asaj pjese te klases feudale qe ishte
shpronesuar tashme ose ne rrezik te shpronesohej me
zgjerimin e metejshem te pushtimit osman.Ne muajt e pare
te kthimit,S. zhvilloi nje veprimtari te ethshme,te
palodhshme dhe vendimtare deri ne skajet me te
largeta.Brenda 3 muajsh u cliruan kalate e medha dhe u
clirua principata e Kastrioteve si dhe pjesa me e madhe
e trojeve shqiptare prej viseve ne veri te Matit deri ne
Diber,Reke e Polog,deri ne Cermenike e Malet e Mokres,ne
krahinat midis lugines se eperme te Devollit e
Semanit.Bashke me viset deri atehere te papushtuara ne
verlindje te Drinit si dhe Kosove,keto zona perbenin
pjesen kryesore te trojeve te banuara prej shqiptareve.
Se sa lart e cmonte S. gadishmerine luftarake te masave
popullore,tregojne fjalet qe ai i tha popullit,sipas
Barletit,ne castet solemne kur ne keshtjellen e Krujes
se cliruar,me 28 nentor 1443 u ngrit perseri flamuri i
Kastrioteve me shqiponjen e zeze dykrenore me fushe te
kuqe,qe u be tani e tutje flamuri historik i lufterave
per liri i popullit shqiptar:. "Lirine nuk jua solla
une,por e gjeta ketu ne mes tuaj ... armet nuk jua
ngjesha une,por ju gjeta te armatosur,lirine e kishit
kudo,ne kraharor,ne balle,ne shpate,ne ushtat!"
Duke nxjerre mesime nga pervoja e dhjetera vjete
luftimesh e deshtimesh ne plan shqipetar e nderkombetar
dhe duke u pergatitur per te ardhmen S. vuri tani ne
jete perfundimin e madh,qe u be guri themeltar i gjithe
veprimtarise se tij si burre shteti dhe udheheqes
ushtarak ne vitet e ardhshme,se pa kapercyer pozitat e
vjeteruara politike te percarjes se vendit ne nje varg
zoterimesh te vecanta,pa krijuar nje baze
politiko-ushtarake te organizuar dhe te qendrueshme,pa
bashkerenditur veprimet e brendshme me levizjet
antiosmane qe organizoheshin ne plan te jashtem,lufta
nuk do te kishte perspektiven e fitores.Ishte merita e
madhe e S. qe u be shprehesi dhe zbatuesi me i qarte,me
i ndergjegjshem e i vendosur i kesaj domosdoshmerie qe
impononte situata objektive.
Pas fitoreve te para te viteve 1443-44 filluan gjithnje
e me te forta kundergoditjet e ushtrive osmane,te cilat
niseshin nga bazat e tyre te medha ne portat e trojeve
shqiptare,ne Oher,Manastir,Kostur e Shkup me forca
gjithnje e me te medha,me ekspedita te organizuara vit
per vit me nje rregullsi te parameduar,ne kohen e te
mjellave e te korrave,per te shterur forcat njerezore e
mundesite ekonomike te vendit.Detyres me urgjente,
organizimit sa me efektiv te mbrojtjes se vendit i
sherbeu thirrja e Kuvendit ne Lezhe (2.3.1444) dhe
themelimi i nje beselidhjeje te sundimtareve shqiptare
si organ politik dhe krijimi i nje arke lufte per te
mbajtur ushtrine e perbashket te Lidhjes.
Me autoritetin e vet si udheheqes i kryengritjes se
pergjithshme dhe nismetar i mbledhjes,si perfaqesues i
njeres nga principatat me te rendesishme te vendit nga
pikepamja politike dhe ushtarake-ekonomike,S. mundi t'u
imponohej sundimtareve feudale dhe perfaqesueve te
krahinave te veteqeverisura per te kapercyer
divergjencat qe kishin midis tyre.Lidhja e Lezhes u be
keshtu i pari bashkim politik ne shkalle mbareshqiptare
qe njihet ne historine e Shqiperise.S. u zgjodh kryetar
i Lidhjes dhe Komandant i saj i pergjithshem.Nen
udheheqjen e S. ushtria qe ai organizoi kaliti e
komandoi,u be nje arme e fuqishme tejet e shkathet per
mbrojtjen e vendit.Tokat shqiptare per me se 25 vjet
munden t'u benin balle vershimeve te
njepasnjeshme,betejave masive,bllokadave dhe rrethimeve
qe organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II,te
mbiquajtur "pushues te boteve",per te zhdukur kete vater
qendrese e front te ri qe u hap ne brinjen e tyre
perendimore,ne nje kohe kur vemendja e osmaneve ishte
drejtuar para se gjithash drejt veriut,Danubit.Ne
Shqiperi deshtoi politika e tyre e frikesimit,e
mbeshtetur ne epersine numerike dhe te armatimit. Duke
shfrytezuar vecorite e terrenit shqiptar,luften
tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshter
i artit luftarak me operacione te medha
strategjike-taktike dhe ndeshje frontale.S.
kundershtarin e lodhur me pusi e kurthe,alarme e
shqetesime te vazhdueshme,e godiste me sulme te fuqishme
e te befasishme dhe e shkaterronte perfundimisht.Me kete
strategji te mbrojtjes aktive,me parimin "mbrohu duke
sulmuar",ai arriti rrezultate te shkelqyera me nje
ushtri relativisht te vogel,duke vene ne jete parimin e
tij "se kush nuk eshte ne gjendje ta mundi armikun me
nje ushtri prej 10-12000 vetash,nuk do te mundte ta
bente kete as dhe me nje ushtri shumefish me te
madhe".Kjo ushtri bashkonte vrullin e nje ushtrie
popullore me pervojen e reparteve te zgjedhura,te
specializuara per detyra te vecanta te nje ushtrie te
qendrueshme,te rroguar,me komandante te dale nga rradhet
e popullit qe u rriten e u kaliten bashke me ushtrine
nen komanden e S.
Me keto forca komanda shqiptare arriti te fitonte
dhjetera beteja kunder ushtrive kufitare osmane.Fushat e
Pologut,te Dibres,te Ohrit e te Domosdoves,grykat dhe
luginat e Drinit e te Shkumbinit sidomos ne vitet
1444-48,1450-56,1462-65,fushat e Ujit te Bardhe
(1457),te Livadhit prane Ohrit (1462),te Vajkalit (1465)
etj u bene shesh disfatash te ushtrive te rendesishme
osmane.
Me keto koncepte taktike-strategjike S. arriti te
prapste e te thyente edhe forcat kolosale te ushtrive
perandorake te llogaritura ne mbi 100.000 veta,
qe erdhen me Muratin ne krye per rrethimin e Stefigradit
(1448) dhe te Krujes (1450),si dhe me Mehmetin II per
rrethimin e dyte e te trete te saj1466-1467.
Taktika e shkaterrimit sistematik te vendit,masakrat
masive te zbatuara sidomos nga Mehmeti II (ne Cidhne u
vrane me 1467 mese 10.000 pleq,gra e femije),nxitja e
lekundjeve dhe konflikteve midis anetareve te Lidhjes
Shqiptare nuk munden te percanin bashkimin e formuar me
S. ne krye.Keto momente kritike udheheqesi i luftes
mundi t'i perballonte me sukses,sepse kishte mbeshtetjen
masive e te qendrueshme nga ana e shtresave te gjera
sidomos te fshataresise,qe shihnin ne luften konseguente
te udhehequr nga S. rrugen me te efektshme per te
perbqalluar rrjedhimet shkaterrimtare te luftes.Uniteti
politik dhe ai ushtarak kushtezonin
njeri-tjetrin.Kryetari dhe komandanti i Lidhjes se
Lezhes,i cili ne nje faze te pare nuk kishte qene vecse
"nje i pare midis te barabarteve",u detyrua tani te
nderhynte ku qe nevoja,ne interes te luftes se
perbashket,ne zoterimet e aleateve te tij,duke cenuar
autonomine e tyre,cka coi,sidomos ne vitet 50,ne
konflikte me Arianitet,Muzaket,Dukagjinet,ndonese ishin
te lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotet,madje midis
vete ketyre,konflikte qe shkuan deri ne tradheti (Moisi
Golemi1456,Hamza Kastrioti1457 etj.). Keto rrethana e
cuan S. te merrte masa energjike madje duke vene dore
mbi tokat e tyre dhe duke marre masa shtrengimi,deri
edhe denimi me vdekje.
Me nje evolucion te brendshem,beselidhja e sundimtareve
shqiptare filloi te kthehej ne nje aparat shteteror,ne
nje shtet te perqendruar,qe kishte si berthame qendrore
zoterimet e Kastrioteve.Ne gjirin e klases sunduese,ne
keto kushte,pozita kryesore ne aparatin
politik-shteteror e ushtarak kaluan kryesisht ne duart e
feudaleve te vegjel,te cilet qendronin besnikerisht
prapa perfaqesuesit te pushtetit qendror.Qe nga fundi i
viteve 50,ne vartesine e ketij shteti hyne edhe
zoterimet e nje vargu sunduesish qe ishin perpjeku te
ruanin poziten e vet duke kerkuar mbeshtetje ne forca te
jashtme.
Formimi i ketij shteti ishte nje hap i rendesishem per
bashkimin politik te shqiptareve,edhe pse nuk perfshinte
gjithe trojet shqiptare;jashte tij mbeteshin viset ne
jug te vijes Seman-Vjose ku prapa kraheve te osmaneve
gjendeshin nje varg zonash te lira qe perbenin vatra
qendrese,pjese te luftes se pergjithshme.Principata e
Kastrioteve nen sundimin e S. perfshiu keshtu ne nje
shtet politikisht te pavarur pjesen me te madhe te
trojeve shqiptare te papushtuara nga osmanet.
Duke iu referuar historise S. e deklaronte veten si
pasardhes e vazhdues i vepres se bashkimit politik,qe
kishin ndermarre ne fund te shek. XIV sundimtaret nga
dinastia e Balshajve. Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit
te perqendruar shqiptar e beri ate nje faktor politik e
ushtarak te rendesishem aktiv edhe ne marredheniet
nderkombetare.
Lufta qe zhvillohej ne Shqiperi ishte pjese e asaj lufte
per liri me te cilen popujt e Evropes Juglindore,e midis
tyre ne rradhe te pare shqiptaret,
duke gozhduar forca te medha ne trojet e tyre u bene nje
ledh mbrojtes kunder veshtrimit shkaterrues te
agresionit osman. Per S. ishte e qarte se nje nga
kushtet ndihmese per zhvillimin e luftes antiosmane ne
Shqiperi ishte bashkepunimi me forcat e jashtme,te
interesuara per t'iu kundervene vershimit osman.Qe me
1443-44 e me tej me 1448-56 S. krijoi lidhje me Huniadin
per te arritur nje front te perbashket ne Kosove,dhe per
te ndihmuar forcat hungareze qe luftoni ne Beograd.Nuk
munguan gjithashtu lidhje bashkepunimi me sundimtaret e
fundit ballkanas,mbretin e Bosnjes,despotet e Serbise
dhe Artes,me kryepeshkopin e Ohrit,te cilet qene ne fakt
ata me te interesuar te perfituar nga lufta qe
zhvillohej ne Shqiperi.Vemendje qe u kushtoi S. sidomos
perpjekjeve per te terhequr ne nje bashkepunim efektiv
shtetet perendimore me te aferta-Republiken e
Venedikut,Mbreterine e Napolit,Papatin e Romes,duke
llogaritur se ishte vete intersi i ketyre shteteve qe te
ndihmonin aktivisht,materialisht e ushtarakisht luften
ne Shqiperi per te siguruar krahet nga sulmet osmane
prej Ballkanit.Por keto shtete synonin vetem nga lufta e
popujve ballkanas,duke ua lene atyre gjithe barren e
duke i percjelle me fjale te mira e urime.Republika e
Venedikut i trembej perforcimit te Lidhjes Shqiptare e
te pozites se S., qe mund te vinin ne rrezik zoterimet e
saj ne Shqiperi.Ajo beri kunder S. nje lufte te fshehte
qe synonte vrasjen e tij dhe percarjen e lidhjes dhe
arriti deri ne luften e hapur ne dy fronte,te kombinuar
nga osmanet me 1445.Edhe kur Republika hyri ne lufte me
osmanet me 1463 dhe u lidhe me marreveshje me S. dhe
Hungarine,ajo e konsideronte luften ne Shqiperi vetem si
nje aksion per te lehtesuar frontin e saj ne Peloponez.S.
i denoi ashper keto qendrime sidomos ne situaten e
veshtire te rrethimit te II e te III te Krujes
(1466-67),duke deklaruar se "nuk kishte besuar se mund
te ekzistonte nje shpirtligesi te tille sic e treguan
keta prifterinj" dhe se "duhej luftuar me teper kunder
ketyre sesa kunder turqve".Edhe Mbreteria e Napolit
ishte e interesuar t'i hapte rruge ekspansionit te saj
drejt Mesdheut Lindor,me ane traktatesh te lidhur me nje
varg sundimtaresh ballkanas,me traktatin e Gaetes te
perfunduar me 1451 me Skenderbeun,Alfonsi i V i Aragones
i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmen ushtarake
financiare kunder osmaneve,ndersa S. po te plotesohej ky
kusht do te njihte Alfonsin si kryezot,me cilesine e
vasalit per tokat qe do te cliroheshin me forca te
perbashketa.Ky bashkepunim qe nuk cenonte politiken e
pavarur te S.,mbeti pa u realizuar;lufta qe synonte S.
kerkonte nje angazhim teresor te forcave qe Alfonsi
s'kishte ndermend ta bente.
Nje orvatje te dyte per te angazhuar Napolin dhe aleatet
e tij,Milanon,Papatin,ne nje aksion te perbashket
kunder osmaneve,beri S. ne vitet 1460-62 me ekspediten
ushtarake ne ndihme te Ferdinandit kunder baroneve
kryengrites ne Italine e Jugut,duke treguar qarte,sic
ishte qellimi i tij,
vleren ushtarake te forcave shqiptare per ate aksion.Ne
mendimin politik te njerezve me te qarte te kohes po
behej gjithnje e me e dukshme rendesia e Shqiperise si
kryeure per kalimin e osmaneve drejt
Perendimit."Invazioni i Europes eshte i sigurt,shkruante
ne kete kohe nje ushtarak anglez,sepse s'ka fuqi qe mund
te beje rezistence nqs bjen keshtjella
shqiptare".Ndergjegjja per funksionin evropian te luftes
se shqiptareve gjeti shprehje ne planet qe u hartuan ne
konferencen e disa shteteve europiane ne Mantova me
1458 si dhe me vone me 1464,kur u hodh ideja per nje
front te gjere politik e ushtarak antiosman,qe do te
perfshinte Burgonjen e disa shtete kryesore
italiane,Shqiperine e Hungarine si dhe kundershtaret e
Mehmetit te II ne Azi.Por politika driteshkurter
vecanerisht e shteteve italiane beri qe te deshtonin
keto plane.Per kete funksion evropian te luftes se
shqiptareve ishte i ndergjegjshem vete S. kur i
deklaronte nje princi italian se "po te mos ishte lufta
jone,ato vende qe thoni se jane tuajat,do te kishin rene
prej kohe ne duart e turqve".Skenderbeu vdiq i semure
ne Lezhe,ku do te organizohej nje kuvend i krereve
shqiptare,dhe u varros po aty.
Personaliteti i S. si burre shteti,strateg e mjeshter i
artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike
nga princerit feudale bashkohes te Perendimit.Luftetar i
thjeshte midis luftetareve,ai luftonte me "menge te
shpervjelura",ne krye te nje kaloresie qe vepronte me
shpejtesi te jashtezakonshme ne krahasim me ushtrite e
renda feudale,bartes i nje emri me fame boterore,ai "ishte
i veshur si nje njeri i varfer";si burre shteti ai nuk
njihte intrigat politike dhe amen e fshehte te
parase,armet karakteristike te kohes.Misherues i
traditave me te larta te popullit te tij,ai ishte
shprehes i asaj force vitale te jashtezakonshme qe ka
manifestuar kurdohere populli shqiptar.
Figura e S. sintetizon nje epoke te tere te historise
kombetare shqiptare;luften njeshekullore kunder
pushtimit osman (1380-1479),per mbrojtjen e
tokes,lirise,te pavaresise se vet.Me kete lufte iu vune
themelet e qendrueshme asaj ndertese qe brezat e
ardhshem e cuan deri ne fund bashkimit te popullit
shqiptar ne shtetin e tij kombetar.
Si simbol i nje lufte te lavdishme per liri,si strateg i
madh e mjeshter i artit luftarak,figura e S. terhoqi
gjate shekujve vemendjen e historianeve,
ushtarakeve,te burrave te shtetit,te njerezve te artit
dhe te fantazive krijuese te popujve.Ketu e kishte
burimin ajo literature shumegjuheshe qe u botua dhe
vazhdon te botohet per te ne te kater anet e
botes.Figura e S. dhe lufta qe udhehoqi ai u be nje
burim frymezimi gjate luftrave clirimtare dhe sidomos
gjate Rilindjes Kombetare Shqiptare.
Monumenti i Skenderbeut (11 m i larte) ndodhet ne qender
te Tiranes ne sheshin me te njejtin emer dhe u perurua
me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se
Skenderbeut;eshte veper e skulptoreve Odhise
Paskali,Andrea Mano e Janaq Paco. Monumente te tij
gjenden ne Itali,Zvicer dhe ne Hungari si dhe emrin e
tij e kane marre mjaft sheshe te Europes. |