|
Kane qene nje familje
feudalesh ne Shkoder.Emri lidhet me fshatin Bushat.Prej
luftes 20-vjecare ndermjet dy rivaleve te medhenj te
Shkodres (Begollajve dhe Caushollajve),perfitoi Mehmet
bej Bushtalliu.Keshtu nisi jeten Pashalleku i Shkodres
nen sundimin e Bushatllinjve,me themelues Mehmet
Bushtalliun.Ai shuajti konfliktet dhe vuri qetesi ne
pashallek.Perfitoi nga Lufta e I ruso-turke (1768-1774)
dhe ushtroi autoritet mbi Shqiperine Lindore (perfshi
Kosoven Qendrore e deri ne Oher).
Djali i pare i tij,Mustafai,i paafte,s'i mbrojtji dot
kufijte e zgjeruar;ra ne gracken e sulltanit dhe shkoi
ne More,ne shtypje te kryengritjes greke,ku dhe u helmua
me 1778.
Padishau dergoi ne Shkoder Kystendilin si vezir,por
shkodranet e refuzuan.Atehere,biri i dyte,Mahmuti ose
Karamahmuti (1749-1796),u shpall sundimtar.
I treti,Ibrahimi (1796-1809) vijoi mbrojtjen e
interesave te vendit e te kufijve nga agresiviteti
bonapartist;u detyrua te bashkepunonte me Stambollin,por
ne thelb qe po aq i pabindur,sikurse Karamahmuti (i
vellai).
"E krahasoj me nje Makabe
dhe me te shkelqyerin Kastriot"
Nga Bushtallinjte,Karamahmuti ka qene sundimtari me i
shquar,me energjik dhe me i ndergjegjshem ne politiken
autonomiste.Percarja e shpresuar nga Turqia u
menjanua,sepse Mustafai ia la vete te vellait ofiqin e
sundimtarit.Karamahmuti filloi te kryesoje
shtetpashallekun,gjoja ne mirekuptim me pushtetin
qendror.Por ne thelb ai iu kundervu Ai iu permajt vijes
se te atit dhe vazhdoi rrugen e te vellait.Karamahmuti
beri nje veteqeverisje dinjitoze permes mobilizimit
total te burimeve e te rezervave ne hapesiren e shtetit
te tij;ai beri mobilizim e pergatitje ushtarake dhe
krijoi aleanca antiosmane me prijesit e brendshem dhe
fuqite e huaja.
Si reformator progresist,Karamahmuti respektoi te
drejtat e forcave te ndyshme shoqerore,nxiti perparimin
ekonomik,ndihmoi bashkejetesen myslimane e katolike dhe
te qytetareve e malesoreve.Ai organizoi nje ushtri te
kohes dhe formuloi nje strategji ushtarake
origjinale.Brenda nje viti pashallekun e rimekembi ne
kufijte,ne fuqishmerine dhe ne autoritetin e
trasheguar.Shkodra,kryeqendra,arriti kulmin e
madheshtise,si nje nyje strategjike e lidhjes me
Rumeline veri-perendimore,me shtetet e Evropes,te
Italise e te Raguzes.Qellimi final i Karamahmutit ishte
bashkimi politik-ushtarak i trojeve shqiptare ne nje
shtet te pavarur.
Novator ne artin ushtarak
Karamahmuti,me vizionin ushtarak te nje strategu,fale
shkolles,pervojes dhe konsiderates qe kishte per
keshilltaret profesioniste,krijoi nje ushtri te
rregullt.Organizimi,pajisja,stervitja dhe vete format e
luftes pesuan ndryshime e permiresime.Megjithese ndikimi
ushtarak oriental ishte i pashmangshem,novacioni i
Karamahmutit qendron ne perberjen e ushtrise.Elementi i
saj vetem me shqiptare ishte burim i kompaktesise,
i disiplines,i qendrueshmerise e i fuqise vepruese te
asaj force te armatosur.Ushtria funksiononte me dy lloj
forcash (tokesore e detare),kishte kembesori,artileri
(me disa topa fushore) dhe vepronin ne ushtrine e
Karamahmutit edhe disa lloj sherbimesh si
zbulim,nderlidhje,xhenio,
transport,prapavije etj. si dhe ishte e bazuar ne
kriterin e mercenarizmit dhe te mobilizimit sipas
sherbimit te detyrueshem duke numeruar nje ushtri prej
rreth 60 mije burrash.
Karamahmuti e organizoi ushtrine me tre kategori: nga
pronat e veta dhe malesoret shqiptare (ajka e ushtrise
si cilesi);nga ushtaret e krereve (numri me i madh qe
mblidhej ne fushatat mesymese);nga ushtria e korporatave
(si numer me i vogel,aftesisht i fundit).Gjithashtu,ne
historine ushtarake te Shqiperise,divizioni u duk per
here te pare te Karamahmut Bushatlliu me 1786,gjate
ekspedites kunder Malit te Zi,kur forcat prej 23.000
vetash,ai i ndau ne tre grupime e secilin e quajti
divizion.Karamahmuti si dhe reformatoret e
Evropes,ngriti prane komandantit te divizionit nje
keshill (me krere e oficere profesioniste),i cili luante
rolin e shtabit.
Karamahmuti mund te konsiderohet,pas Skenderbeut,nder te
rrallet udheheqes ushtarake shqiptare qe per 21 vjet
qendroi ne lufte.Ai i shtriu veprimet luftarake ne nje
hapesire pertej kufijve te pashallekut: ne Mal te Zi,ne
Bosnje,ne Serbi,ne Maqedoni e deri thelle ne More.
Si strateg i holle,e beri zakon te perhapte lajme se do
t'i binte nje vendi,kur ai drejtohej kunder nje
tjetri.Keshtu per ekspediten e pare ne Mal te Zi
(1785),hapi fjale se do te sulmonte Kurt Pashen e
Beratit,prej nga pershkoi me rradhe qytetet
juglindore,deri ne Kosove.Kjo fitore pati rendesi si i
forcoi pozitat dhe i rriti autoritetin,sodomos jashte.
Terheqja e thelle me luftime e ne pengesa natyrore,deri
ne portat e kryeqendres se tij dhe mbrojtja e gjate ne
rrethim,nen nje gershetim veprimesh,qe nga keshtjella me
veprimet ne shpine e deri brenda dispozitivit
armik,perbejne dy tipare interesante te Karamahmutit.
Ushtarak me vizion
strategjik nderballkanik
Dy caste kulmore te artit,te ushtrise dhe te udheheqjes
se luftes nga Karamahmuti evidencohen me 1787 e 1793.Ato
njihen si rrethimi Ie ai i II i Shkodres.Por ne te
vertete ato jane operacione te medha.Na kujtojne dy
rrethimet e shek. XV.Karamahmuti krijoi nje lidhje
(Konfederata Ilirike me kryetar ate),duke bashkuar
forcat ushtarake te pashallekut te tij te madh,te Malit
te Zi,te Bosnjes,te Hercegovines e me gjere.(ne mars te
1876 ishte zhvilluar gjithashtu Kuvendi i Podgorices nga
Karamahmuti).
Kur filloi lufta ruso-turke (vere,1787) Karamahmuti
shqiptar gjeti rastin e pershtatshem per te konkretizuar
objektivat e Kuvendit.Ai kryesoi ushtrine
shqiptaro-malazeze,marshoi ne Kosove ku dhe vendosi
administrimin e tij.Sulltani,ndonese i zene me frontin e
Danubit,ekspeditoi me 40 mije trupa per rrethimin e
Shkodres nga toka e deti.Karamahmuti projektoi nje ide
gjeniale per ndarjen dhe veprimin e forcave ne tre
drejtime frontale:
ne lindje trupat e Mustafa pashe Ajdosit i ndalin mbi
Drin;ne veri,me trupat malesore,i mbyllin rrugen valiut
te Bosnjes.Marrja e Tivarit dhe Ulqinit nga forcat
separatiste proturke i rrezikonte shpinen.U terhoq ne
kala me 200 ushtare,ne pritje te ndihmave qe s'erdhen
nga anetaret e Konfederates dhe aty e vazhdoi qendresen
80 dite ne rrethim.Goditjeve te artilerise,tri sulmeve
te fuqishme,shkretimeve osmane sipas stilit aziatik etj
nje komandant gjakftohte,i durueshem e largveshtrues,i
kundervuri nje taktike te gershetuar me mjaft zgjuaresi.
Ndersa mbrohej,hidhte mbi lume trupa te ngarkuar me
pishe te ndezur,qe perplaseshin e pengonin anijet
turke.Hyri ne marreveshje sekrete dhe organizoi nje
veprim te pergjithshem mbi rrethuesin.Nga jashte sulmuan
malesoret,nga brenda ngriten krye Terzite e Tabaket dhe
vete doli e sulmoi nga kalaja.Valiu i Bosnjes dhe
kapedan-pasha i flotes,sipas bisedes,nuk u perzien ne
perleshje.Te vene mes tre zjarresh,repartet turke u
shpartalluan dhe u terhoqen,duke zene edhe 16 topa
etj.Fitorja jehoi ne Shqiperi,ne Ballkan e ne Evrope.Ne
kete beteje u vra edhe Causholliu (pashai i dyte),te
cilin Oborri e kishte emeruar pasardhes te tij ne
qeverisjen e Shkodres.Karamahmuti,i pavarur e i fuqizuar
drejt arritjes se qellimeve strategjike,ndermori ne
pranveren e vitit 1792 dy ekspedita te tjera mbi Malin e
Zi.Sulmi cenonte Traktatin e Sistovos.Po Bushtalliu
dinte se c'duhej bere.I shkeputur perkohesisht nga
qendresa malazeze,i shpernguli veprimet ne Shqiperine e
Mesme,ku disa krere donin shkeputjen.
Ne mbarim te fushates gjithe Gegeria,qe nga kufijte e
Malit te Zi e deri ne lumin Shkumbin,hyri ne sundimin e
plote te Karamahmutit.Ne kete situate Turqia dhe
Austria,reaguan ashper.Shpallja per here te trete
"Fermanli",shkarkimi si vezir dhe denimi me vdekje i
Karamahmutit,ishin domethenese. Karamahmuti duhej t'i
bente balle nderhyrjes tjeter ushtarake te Sulltan
Selimit III.Ushtria 30-mijeshe e Ebubeqir Pashes,e
ndihmuar nga pashallare e bejlere te lekundur e te
joshur,hyri ne Shqiperi. Karamahmuti u doli ne kufi,por
ne pamundesi per t'i ndaluar e zmbrapsur qe ketu,ai
realizoi nje manover strategjike dhe u fut,me nje force
te vogel,ne mbrojtje te keshtjelles se
Shkodres.Perseritej koncepti e skema e luftes se
1787-tes me disa nuanca dalluese.Ne nentor te vitit 1793
perkrahesit e tij te Shkodres,te Lezhes e te fshatrave
perreth,u hodhen ne revolte,nderkohe qe ushtaret me
Karamahmutin ne balle dolen nga gjendja e mbrojtjes ne
rrethim dhe sulmuan.Keshtu u bllokuan rruget e qytetit
dhe trupat turke,te strehuara ne shtepite e
qytetareve,mbeten te izoluara.Taktika e dyfishte e
sulmit nga dispozitivi i pushtuesit me kundersulmin nga
rrethimi,shkaktuan pershtjellim,aq sa mareshalli turk,me
mbeturinat e 30-mijeshit,cau e u largua nga
fushebeteja.Ebubeqiri ndeshi edhe ne prita nga Lezha
deri ne Elbasan,qe ia thelluan disfaten.Suksesi i dyte
strategjik rriti me tej ambicjet.Ne ndekje te armikut
(qershor 1795),mori Dibren e duke shfrytezuar turbulline
ushtarake ne Evrope,te shkaktuar nga fushata e
Bonapartit,ai synoi Dalmacine e Venedikut.
Pengese qendronte Mali i Zi,aleati i Austrise.Shihet se
Karamahmuti zoteronte nje vizion strategjik dhe
enderronte njelloj si strateget e medhenj te
Kontinentit.Ishte tjeter gje se c'madhesira
siperfaqesore ,njerezore e materiale dispononte ai,qe te
kapte objektivat e largeta.
Ne keto ndermarrje dhe veprime ushtarake Karamahmut
Pasha vritet pabesisht (ne pusi) me 23.9.1796.
Diplomat edhe ne fushen ushtarake
Edhe ne kete plan personaliteti i Karamahmutit tipizohet
nga tri karakteristika: sheshoi kundershtimet e
brendshsme,zgjodhi per aleanca fuqi te medha
(Rusine,Francen,Austrine,madje edhe vete Turqine);u
prezantua si barabarte,pa u bere bisht i strategjive
ekspansioniste.Keshtu,ai me Austrine hyri ne nje
marreveshje ushtarake antiturke (qershor 1788).Forcat e
perbashketa austriake,shqiptare e malazeze duhej te
sulmonin ushtrine osmane ne lumin Sava dhe si kompensim
do t'i njihej Karamahmutit froni i sundimtarit te
Shqiperise.Mirepo strategu diplomat zbuloi lojen e
dyfishte qe behej,sepse Vjena e Austrise te njejtin
premtim ia beri mbretit te Napolit kundrejt nje ndihme
prej 30 mije forcash kunder Turqise.Atehere kush do te
shpallej mbret i Shqiperise.Nderkohe,Vjena 10- vjet me
pare (1774),me nje traktat u njihte malazezeve
territoret nga Zeta e Siperme deri ne gryken e
Bunes,nese serbet cliroheshin nga serbet.Po Bushatlliut
c'i mbetej? Perballe kaq intrigave, Karamahmuti u prish
me Austrine.Vrasja ende e pasqaruar e delegateve te
Vjenes gjate kthimit neper Bune,sherbeu per qetesimin e
qarqeve shqiptare proturke dhe per largimin e dyshimeve
te Portes se Larte.
Prijesi i asaj kohe i shtetit shqiptar u fut ne lidhje
edhe me carin e Rusise.Por kushti i rende qe i vuri se
ai do te mbrohej e perkrahej ushtarakisht prej Rusise ne
qofte se hiqte dore nga lidhjet me Austrine,nuk e genjeu
Bushtalliun e madh.Madje,sic rezultonte ne disa
luftime,Rusia rrinte kurdohere prapa Malit te Zi,kunder
tij.Atehere,ku duhej drejtuar?Austria mbetej nje
alternative,por nga Perendimi ishte afruar Franca
Republikane,
rivale e Austrise,Rusise e Turqise.Pra,ai gjeti nje
aleat potencial e me influence sic ishte
Bonaparti.Marreveshja u nenshkrua (1795) kur gjeneral
Napoleoni operonte ne Itali.Ai furnizoi ushtrine
shqiptare,e cila pasi mposhtete Malin e Zi (nen ndikimin
e Austrise e te Rusise),do te marshonte neper Bosnje,per
t'u takuar me ushtrine frenge,qe vinte nga Trieste duke
kaluar neper Slloveni.Ky bashkerendim strategjik me
interesa te ndersjellta,deshmonte dimensionet e nje
Karamahmuti te zgjuar e te fuqishem.
Boshtin e bashkepunimit ne fushen e diplomacise
ushtarake e pershkonte vetem atiosmanizmi,si armiku
kryesor. Karamahmuti ishte mjaft i zhdervjellte e
nuhates.Ai ndeshej ku e lejonin konjukturat.Keshtu,kur
situata e brendshme dhe interesi i veprimeve jashte
kufijve donte nje shpine te lire,te ngrohte,ai i zbuste
perkohesisht raportet dhe acarimet me
Stambollin.Gjithsesi,ai mbeti nje armik i betuar i
sulltanit dhe nje fuqi ushtarake e pathyeshme.
Ne analize te fundit politika,strategjia,organizimi
ushtarak dhe udheheqja e nje strategu si Karamahmut
Bushatlliu,simbolizohen ne domethenien se ai
njohu,kontaktoi e u ndesh me ushtri e stratege te
medhenj te kohes dhe me shume fitoi sesa humbi.Historia
e Evropes e ka skalitur si nje ushtarak me
personalitet,qe la gjurme te thella ne histori.Per te
eshte folur e shkruar gjate ne Shqiperi e ne Evrope
gjate viteve qe jetoi e pas vdekjes se tij.
Rreth figures se ketij njeriu te madh jane afruar
gjithnje penat e historianeve,te studiuesve dhe
shkrimtareve.Midis tyre nje vend te rendesishem zene
edhe kronikat e Dajcit,i cili ne ate kohe,do te
shkruante: "Megjithese Mahmut Pasha qe i besimit
mysliman,po guxoj-per kurajon e tij,per zellin ne punet
ushtarake,per fitoret e famshme e te shumta qe pati,edhe
pse pa rezultat dhe te lodhshme,dhe per drejtesin e
ligjes civile-po guxoj te them e ta krahasoj me nje
Makabe dhe me te shkelqyerin Kastriot" |