|
Balsha II konsiderohet si
figura me e shquar midis sundimtareve Balshaj te
Principates se Shkodres,e cila nen sundimin e tij arriti
kulmin e fuqise.U cilesua zot i tere Arberise.Kreret e
Principates se Shkodres objektonin sundimin ne mbare
Shqiperine.Por zgjerimi dhe forcimi i Principates se
Durresit,i pengonte bujaret balshiote.Keshtu,ndermjet dy
feudaleve me te medhenj te asaj periudhe (Karl Topise e
Balshes II), te vetmit qe mbanin titullin "princ",lindi
nje konflikt i nxitur kryesisht nga jashte (nga Venediku
e Papa).Ne betejen e pare te dy ushtrive princerore me
1382 Balsha II tregoi aftesi me te mira ushtarake dhe
paraqiti nje ushtri,qe e bene te pamundur qendresen e
metejshme te k.Topise.Qyteti-port i Durresit u perfshi
nen juridiksionin e Principates se Shkodres.Ne kete
menyre,pasi e kishte shtrire qe me pare sundimin si me
ane te lidhjes familjare dhe me aleanca te vogla ne
trevat juglindore (Vlore,Kanine,Himare,Berat,Oher,Kostur),marrja
e Durresit i siguroi kompaktesine territoriale e
strategjike.Balsha II,me titullin e ri "Duke i
Durresit",u be sundimtar dhe komandant me fuqi te
konsiderueshme ushtarake.shteti i tij shtrihej nga veriu
e deri ne Himare ne jug;nga bregdeti Adriatik e deri ne
viset e brendshme lindore.Ideja e Balshes II rreth
formimit te nje mbreterie te vetme,me lidhje ekonomike
dhe rrjet rrugor qe ta pershkonte ate,ishte nje shembull
ne Evrope.
Osmanllinjte,te ardhur nga Azia Qendrore,perfituan nga
kalbezimi i Perandorise Bizantine e i anarkise feudale
ne Evrope.Ata u perhapen ne gadishull pa gjetur pengese
serioze,madje te ftuar nga feudalet ballkanike.Vetem
Balsha II i Shqiperise nuk u pajtua me pushtuesin e
ri,qe po trokiste edhe ne sovranitetin e shtetit te
tij.Trupat osmane rrembyen Maqedonine,moren
Manastirin,iu afruan Ohrit e Kosturit (1382),duke
kercenuar principaten dhe zoterimet shteterore te
Shkodres.Garnizonet e Balshes II rezistonin,por bujaret
e tjere shqiptare nuk e ndihmuan.
Perkundrazi,u percane me tej ndaj pushtuesve te
rinj,duke
lehtesuar penetrimin me ne
thellesi,ne Shqiperine e Mesme.
Nderkohe,edhe nga ana tjeter,serbi Lazar e sulmoi
Balshen nga prapa dhe,duke shfrytezuar goditjet
turke,rrembeu shpejt Prizrenin,Pejen e vise te tjera te
Kosoves.Veshtruar ne nje kend te gjere
rajonal-strategjik,Balsha II ishte nje mendimtar e
udheheqes ushtarak me vizion te qarte.Pra,
ndersa sulmohej nga Lindja prej turqve dhe pabesohej nga
Veriu (prej serbeve),ai si strateg shtiu ne dore
Durresin,duke siguruar principaten e e tij prej
zbarkimeve nga
Perendimi.turqit,gjithsesi,perparonin,duke i dhene
shpresa kundershtareve te Balshes II.Sulltani urdheroi
nje ekspedite te posacme per nenshtrimin e
Shqiperise,asgjesimin e ushtrive te Balshes.Kronisti
turk Idris bitlisi shkruante: "Kjo fushate kerkonte
forca te medha,pasi terreni shqiptar ishte i veshtire
per t'u depertuar,qendrat e banuara ndodheshin ne
thellesi te vendit,kalate qene te fortifikuara... dhe
banoret ishin te gjithe trima".
Ushtria 40 mijeshe e Hajredin Pashes hyri ne Shqiperi
neper luginen e Shkumbinit.ajo shkretoi,torturoi e
rrembeu skllever.Balsha II ndodhej ne Berat.Ai levizi
shpejt me 1000 luftetare pasi nuk priste koha derisa te
manovrohej ushtria kryesore qe ndodhej nga Shkodra,drejt
Myzeqese.Dy komandantet dhe forcat e tyre te pabarabarta
(40 me 1) u ndeshen ne (tetor te vitit 1385) ne fushen e
Stavres (ne jug te Lushnjes).Ishte beteja e dyte me e
madhe pas asaj te Durresit dhe luftimeve te tjera te
Balshes.
Shqiptaret e prijesi u shfaqen trima dhe mjeshtra,por
forcat e shumta te osmaneve ishte e veshtire te
perballoheshin.Luftetaret e pare arbereshe u thyen dhe
vete "gjenerali" mbeti i vrare mes fushbetejes,si
luftetar i thjeshte.Humbja e parakohshme e Balshes
II,nuk dha kohe e mundesi te mjaftueshme per
konsolidimin e nje shteti dhe ushtrie te vetme
shqiptare.Prandaj,Principata e Shkodres u ngushtua ne
kufijte e saj te vjeter dhe sundimin e mori
trashegimtari i Balshes II,nipi i tij,Gjergji II-Strazimir
Balsha. |