|
Teuta ishte nje personalitet me ze ne historine e
Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Ajo
mekembesoi (u be regjente) te shoqin,Agronin, ne vitin
231 p.e.s. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka
e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan
e dyte-Triteuten),ajo
u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke
mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s. Jane
vetem tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kesaj
gruaje ka triumfuar ne shekuj.Per kohen qe udhehoqi ajo
rivalizoiperandorine dhe perandoret e medhenj romake.
Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne nje periudhe
te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e
sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete
zhvillim.
Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me
tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit
qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor
te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe
fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos
cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe
shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec
Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si
koloni nga romaket).
Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise
dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogel
sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi :
"Prijesit ta quanin si armike gjithe
anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin
ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e
veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne
hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne
heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine.
Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth
e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe
realizoi nje veprimtari te gjithaneshme
politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te
afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me
Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe
kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo
punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar
dhe,pergjithesisht,
per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te
aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe
elastike,mbreteresha-stratege e rriti
prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe
pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te
reja.
Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe
tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta
e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe
krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se
dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote
ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi
me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika
(Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis
qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise
ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe
ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua
dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me
pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e
Teutes.
Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli
forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga
Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me
egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e
futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e
shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku
siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe
etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore
ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te
njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e
shtriu sundimin ne trojet etnike,
duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te
saj me ate te botes greke.
I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve
bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine
romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te
tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa
me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat
qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por
ne fakt,per ta marre ate me dredhi.
Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te
qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e
Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e
Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara
flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit
Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te
lidhura nga kater dhe u perleshen me
armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te
anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje
te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te
favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u
shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon
(qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e
anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise.
Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be
shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet
perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme
ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re
dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje
gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj
kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne
kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine
Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar
politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime
ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne
Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u
preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain
e L. Korongain) ne Shkoder,
te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si
diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te
mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por
nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve
jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej
kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te
mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i
ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te
perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te
ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe
u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin
kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me
pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut
(sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e
portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua
dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe
paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per
lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se
rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte
ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo
mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e
strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te
shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje
shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te
"vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne
Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe
njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e
Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me
te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i
paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe
floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar
bregdetin.
Romaket,me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne
dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne
Apoloni dhe ne Durres.
Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi
beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket
nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake
(229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet
luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te
prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te permendura
me sundimtare romake ishin thike ne shpine per
te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i
predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete
floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi
ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne
qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku
pesoi humbje te renda.Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta
permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte
nga romaket.
Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6
muaj,por duke qene objektive se ishte dobesuar nga
tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine
ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u
terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te
Ruzonit.
Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi
perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua
me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se
nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te
renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte
dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet
bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante
Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset
veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne
Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy
anije te armatosura se bashku".Ne historine e
marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto
ishin ta parat marreveshje dhe traktate.
Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e
dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si
nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma
fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne
province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u
larguan.
Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori
Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena
politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e
komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne
bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror,ne
perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine
ushtarake te Ilirise. |