|
Ne kohen antike treva qe
shtrihej nga lumi Vjosa ne veri,gjer ne gjirin e
Ambrakise ne jug dhe prej detit Jon deri ne malet e
Pindit formonte nje njesi gjeografike me vehte te njohur
me emrin Epir (Apeiros-do te thote stere,toke).Ne kete
treve banonin 14 fise si thesprotet,kaonet,moloset etj.
Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten
moloset,prandaj ajo u quajt koinoni molos.Koinoni mori
tiparet e nje shteti gjate gjysmes se pare te shek. IV
p.e.s.,kur ne pushtet erdhi dinastia molose e
Ajakideve.Ne fillim Mbreteria epirote qe shume e dobet
per shkak te grindjeve te brendshme midis grupeve rivale
te aristokracise skllavopronare.Ne fillim te shek. III
keto grindje u kapercyen,kur pushtetin e mori ne dore
Pirroja i Epirit (297-272 p.e.s.)
Pirrua u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i
shkathet.Ai nuk ndihmoi asnje nga partite e vjetra,por
mbrojti interesat e perbashketa te aristokracise
skllavopronare epirote.Ai e perqendroi pushtetin
kryesisht ne duart e veta;kufizoi te drejtat e keshillit
te paresise dhe u dha fund autonomive qe gezonin fiset e
ndryshme epirote.Gjate sundimit te Pirros shteti epirot
behet nje fuqi imponuese e kohes me nje pushtet te
fuqishem mbreteror,me nje potencial te madh ushtarak si
edhe me nje autoritet politik te shquar ne boten
mesdhetare te asaj kohe.
Ne funksion te politikes se tij,Pirrua vendosi
marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme
dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me
bijat e sundimtareve te tjere.Ai ndoqi nje politike te
jashtme te pavarur duke mos u afruar as me shtetin
kundershtar maqedonas,as me mbreterine ilire qe kishte
ndihmjuar te hypte ne fron.Perkundrazi,ai ndermori ne
sere fushatash ushtarake,me te cilat i zgjeroi kufijte e
shtetit te Epirit duke pushtuar ne lindje viset e
Maqedonise deri ne lumin Vardar,ne jug territoret e
Greqise deri ne gjirin e Korinthit,kurse ne veri viset
ilire deri ne lumin Shkumbin,midis tyre edhe
Apollonine.Me keto pushtime mbreteria e Epirit u be ne
fillim te shek II p.e.s.,shteti me i fuqishem i
Ballkanit.
Ne kete periudhe lulezimi,Pirrua favorizoi perparimin
ekonomik e kulturor te vendit.Deshmi e ketij zhvillimi
eshte intesifikimi i metejshem i jetes qytetare dhe
veprimtaria e dendur ndertuese ne shume qytete (Dodone,ne
Ambraki,Kasope,Antigone etj.)
Pirrua i kushtoi vemendje te posacme organizimit te
ushtrise e perpunimit te nje strategjie efektive
ushtarake.
Fuqizimi ekonomik e ushtarak ja rriten aristokracise
epirote lakmine per pushtime te tjera.Rasti u gjet kur
Tarenti,nje qytet i Italise se Jugut,u kerkoi epiroteve
ndihme per t'u mbrojtur nga Roma.Ne vitin 280 p.e.s.,ne
krye te nje ushtrie te madhe te perbere nga 20.000
kembesore,3000 kalores duke pasur me vete edhe 200
elefante Pirrua u nis ne Itali.Ne dy ndeshjet qe u
zhvilluan ne Heraklea (280) dhe ne Askulit
(279),epirotet i thyen kqe ushtrite romake,por edhe vete
pesuan humbje te medha.Pastaj Pirrua,se bashku me
ushtrine epirote,shkoi ne Sicili ku korri nje varg
fitoresh te reja kunder ushtrise se Kartagjenes,qe
kishte pushtuar ishullin.Luftrat e shpeshta e dobesuan
ushtrine epirote,prandaj pasi qendroi 6 vjet ne Itali
Pirrua u detyrua te hiqte dore nga pushtimet e metejshme
dhe te kthehej ne Epir.Gjate kthimit ushtria epirote
zhvilloi ne Beneventum (273) ndeshjen e trete me
ushtrine romake,e cila perfundoi me nje disfate te rende
per te .
Pasi u kthye ne Epir,Pirrua ndermorri me sukses nje sere
fushatash te tjera.Ai sulmoi Sparten,por ne nje ndeshje
gjate rruges qe u zhvillua ne qytetin Argos,ne gjirin e
Korinthit,Pirrua u vra.
Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri
konfliktet e brendshme ndermjet grupeve te
aristokracise.Konfliktet shpune ne dobesimin e
mbreterise se Epirit dhe ne ngushtimin e kufijve te
saj.Me 234 vendin e monarkise se perqendruar e zuri
republika e federuar,me emrin "Lidhja Epirote" me
kryeqytet Finiqin,afer Sarandes.
|