|
Udheheqesi
i shtetit te pare ilir
Jemi ne fillimet e shek. VI p.e.s. Edhe ne fiset
ilire,vecanerisht ne krahinat e Ilirise
Juglindore,shfaqen nje varg dukurish te marredhenieve
nderfisnore me karakter ekonomiko-social dhe
ushtarako-tregtar.Keto marredhenie do te ndikonin
pozitivisht per formimin e nje shteti ilir.Me te dukshme
keto ndryshime ne lidhjet ekonomike u zhvilluan ne fisin
e enkeleasve,ne kohen kur sundoi mbreti Bardhyl,393-359
p.e.s.
Sipas burimeve antike,Bardhyli ishte me origjine nga
shtresat e uleta te shoqerise skllavopronare,qe gezonte
simpatine dhe respektin e fisit luftarak te
enkeleasve.Ai njihet si themeluesi i shtetit te pare ne
gjithe trevat e shtrirjes se Ilirise;oganizoi nje
ekonomi te fuqishme,gje e cila coi ne krijimin e nje
ushtrie te madhe.Historia e Ilirise dhe e shtetit te
enkeleasve ne shekujt
V-VI p.e.s. eshte e lidhur me zhvillimin e shteteve
skllavopronare dhe mbreterite,me ushtrite e strateget
perkaq saj,sidomos me Maqedonine,Sparten,Athinen etj.
Maqedonia,si mbreteri dhe perandori e ardhshme,ne rrugen
e zgjerimit e te fuqizimit,u be nje kercenim serioz edhe
per Ilirine.
Mbreti i Maqedonise Filipi II udhehoqi ekspedita te
medha ushtarake per nenshtrimin e fiseve fqinje.Ne
ndeshjet e para,qe para se te arrinte ne kufijte e
shtetit te enkeleasve,ushtria e tij u rrezikua disa
here,deri ne humbje te plota.Pikerisht,ketu qendron
madheshtia e mbretit Bardhyl si udheheqes shteti dhe
komandant i nje ushtrie te fuqishme.Ai kunderbalancoi
dhe sfidoi shtetin dhe ushtrine me te madhe te Ballkanit
ne ate kohe.Bardhyli si strateg duhet vleresuar per
faktin se u ballafaqua rradhazi me disa ushtri e
ushtarake me ze per kohen,sic qene ata maqedonas e
greke,ndaj te cileve shume here doli fitues.
Mbreti Bardhyl,qe sundoi 34 vjet,spikati ne drejtimin e
shtetit,jo vetem si nje komandant me aftesi te larta,por
edhe si nje burre shteti i zgjuar,qe fitoret nuk i
mbeshteti vetem te shpata.Ai dobesoi ndikimin politik
dhe fuqine ushtarake spartane e maqedonase.Bardhyli i
ludh (ne vitin 385) me sunduesin e Sirakuzes (Itali).Keshtu,me
383,mundi Amynten II (mbret me ze i Maqedonise),e
detyroi ate te paguante nje atribut dhe,njekohesisht,u
mori atyre peng Filipin (me te voglin e djemve,qe do te
behej teper i degjuar) duke ua dhene ate tebaneve.Ne
vitin 369 p.e.s. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e
madh te Amyntes),
kurse ne vitin 360 p.e.s. shpartalloi Perdiken III (mbret
maqedonas) dhe ne vitin 359 u ndesh me vete Filipin II.
Bardhyli pervetesoi traditat origjinale ilire te
luftes.Ai trashegoi,por kryesisht organizoi e persosi
nje ushtri te rregullt,te mesuar
me mjeshteri taktike e te pajisur me veti morale te
cmuara.Objektivi i tij strategjik ishte konsolidimi dhe
mbrojtja e shtetit te pare ilir,per te mos lejuar
zgjerimin (shtrirjen) dhe daljen e mbreterise se
Maqedonise ne Adriatik e ne Jon,aq te lakmuara prej saj.
Ky objektiv percaktoi edhe permbajtjen e artit (taktikes
e te strategjise) ushtarak dhe ndertimin e ushtrise me
karakteristika vetembrojtese.
Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundershtarin
pertej kufijve te shtetit te vet,sepse keshtu do te
perfitonte nga shume pikepamje.Ai nuk angazhohej gjate
ne luftime,por perpiqej ti mbaronte ne nje kohe sa me te
shkuter dhe me leverdi.Per keto cilesi si shembull po
sjellim betejen e tij me Filipin II.
Ne vitin 359 p.e.s. kunder Bardhylit niset vete Filipi
II,te cilit nuk i kishin mbetur kundershtare te tjere ne
afersi,pasi i kishte nenshtruar.Iliret e pamposhtur
donte t'i nenshtronte me zjarr e gjak.Ndaj ai,me nje
ushtri prej 10 mije kembesoresh e 600 kaloresish,iu turr
Ilirise,i ndjekur e i perkrahur edhe nga shtetet greke
te futura nen sundimin e tij.Bardhyli,ne kete
situate,coi delegate per paqe,me kusht qe te dyja palet
te mbanin qytetet ne zoterim,paqe e cila nuk u
pranua,delegatet u kthen duarbosh dhe konflikti u be i
pashmangshem.Bardhyli,i nxitur nga fitoret qe kishte
arritur dhe nga trimeria e luftetareve qe e kishin
perballuar me sukses frontin maqedonas,u doli atyre
perpara po me 10 mije kembesore e afro 500 kalores.Dy
ushtrite e zgjedhuara,sapo u afruan,u perleshen.Dhe
keshtu,nisi nje beteje e pashembullt.Edhe pas shume
luftimesh,fitorja s'po anonte nga asnjera ane.Ushtrite
luftonin me kembengulje te rralle.Bardhyli kishte mundur
t'i perqendronte forcat me te shumta ne piken me te
dobet,ne krahun e majte te falanges maqedonase.Kur ky
krah po shkermoqej,Filipi II,i ndodhur ne krahun e
kundert,hodhi ne kete ane dhe ne shpine te enkeleasve
kaloresine,ndersa vete me kembesoret sulmoi
ballas.Manovres rrethuese strategu ilir iu pergjigj me
rigrupimin e zdervjellte te forcave,duke i vendosur ato
ne formen e nje pyke,sepse keshtu i krijohej mundesia me
e madhe per te perballuar rrezikun.Ky ndryshim i shpejte
i rendimit luftarak per iliret shmangu krahemarrjes dhe
shpinemarrjen.
Katerkendeshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur.Vec
aneve te tjera te mira,ne krye te tyre,hipur ne
kale,komandonte dhe njeheresh luftonte 90-vjecari
Bardhyl.Ky rast perben nje dukuri unikale ne Lashtesi,ne
Mesjete e ne Kohet e Reja qe nderkohe
nje luftetar-strateg te udheheqe e te perdore armen ne
fushebeteje,ne nje moshe kaq te thyer.Mbreti Bardhyl
vendosi te dale nga lufta,por duke luftua.Ai e vuri
ushtrine ne nje terheqje te organizuar e pa rrezik,ne
thellesi te maleve te fisit ilir te taulanteve.Edhe
maqedonasit nuk ishin ne gjendje qe ta ndiqnin ate.Kjo
beteje,vertete anoi nga Filipi II dhe pati humbje te
renda per te dyja palet,por Bardhyli,si burre shteti e
strateg ushtarak,e shpetoi ushtrine nga shpartallimi
dhe,per pasoje edhe
shtetin e tij nga pushtimi.Ai i dha Filipit II qytetet e
pretenduara prej tij.
Atehere Filipi II,i kenaqur me marrjen e qyteteve,u
largua per ne Maqedoni,duke e lene Bardhylin ne
mbreterine e tij,i detyruar qe te pranonte faktin e nje
shteti dhe ushtrie ilire te enkeleasve rivalizues.
Iliret,me vone,derguan prape delegate por paqja u
nenshkrua ,e lirimin e qyteteve perqak liqenit Lyhnid
(Ohri).
Tre vjet pas betejes me Filipin II,ne vitin 356,vendin e
Bardhylit e zuri mbreti Garbo.Me vdekjen e paraardhesit
te tij,shteti dhe fuqia ushtarake e enkeleasve u
dobesuan.Kjo pasoje sherben si tregues i fames dhe i
rolit te madh te Bardhylit per ecurine e shoqerise
ilire.Jehona dhe tradita e mbretit te pare te ilireve
vazhduan.Megjithate,pas vdekjes se tij,sulmet e
maqedonasve gjeten nje terren me te lire per te
realizuar qellimet pushtuese dhe nenshtrimin e
enkeleasve.Keshtu ne vitin 344 p.e.s. ata depertuan ne
shtetin e enkeleasve.Por,sidoqofte pushtimi prej
maqedonasve nuk leshoi dot rrenje,sepse tradita e
luftrave ilire
ishte e ndezur dhe krenaria e enkeleasve ruante lavdine
e mbretit Bardhyl.Ja pse Bardhyli dhe enkeleasit
meritojne te vleresohen edhe si faktor i pare historik i
luftes se drejte qe ka bere neper shekuj populi yne per
te mbrojtur truallin e tij. |