|
Rreth shekullit Ii p.e.s.,mbreteria ilire e ardianeve
paraqitej nje shtet i dobet.Me fqinjet verilindore (Maqedonine,Dardanine)
e ate jugor (Epirin) nuk ishin shenuar ndryshime.Vetem
ne veri federata liburne (fis ilir dhe detare te zot e
luftarake gjate bregdetit verior te Adriatikut) ku bente
pjese edhe fisi i ardianeve,ishte shperbere nga dyndjet
e kelteve.Keta,here pas here,sulmuan edhe trojet e
ardianeve,por fale ndjenjave liridashese,
organizimit ushtarak dhe prijesve te mire,ardianet dolen
fitimtare mbi te ardhurit.
Si sovran te pate te mbreterise,aristokracia e kulturuar
ardiane caktoi Pleuratin.Ardhja e ketij personi te
zgjedhur ne fronin mbreteror e ne krye te ushtrise (viti
251) dhe mandej mbarimi i luftes se trete iliro-romake (viti
167) me Gentin,piketojne fillimin dhe mbarimin e
sundimit 84 vjecar te dinastise ardiane.Pleurati sundoi
vetem 1 vit.Megjithate,ai mbahet ne historine tone si
prijes e nismetar i nxjerrjes se fisit ilir te ardianeve
nga gjendja e nenshtrimit ndaj te huajit,si nje faktor i
rendesishem politiko-ushtarak ne ardhmerine e Ilirise.
Fillesat e tij reformuese te riforcimit te Ilirise i pasoi,i
pasuroi dhe i realizoi i biri,Agroni,qe sundoi ne vitet
250-231 p.e.s.
Agroni erdhi ne fuqi si mbret dhe si Komandant i
Pergjithshem,kur Ilirise ne renie i mungonte nje mendje
dhe dore e forte.Me nje figure si Agroni mund te
rimekembej Iliria e dikurshme qe ajo te arrinte humbjet
e kohes ne raport me shtetet e tjera te
rajonit.Historiografia ballkanike pohon se gjate dy
dhjetevjeteve te komandimit te Agronit,shteti ilir hodhi
hapa te medha ne cdo fushe.Keshtu,qytetet lulezuan
shpejt,rendi skllavopronar u perforcua,pushteti me i
larte perqendroi drejtimin duke ngushtuar autonomine
lokale te fiseve te ndryshme etj.Agroni me zgjuaresi dhe
vendosmeri i zmadhoi kufijte e mbreterise drejt gjendjes
se meparshme te trevave autentike.Mbreteria ilire,nen
sundimin e tij,u shtri nga Narona (Dalmaci) deri ne
brigjet e Aoos (Vjoses).Benin perjashtim vetem dy
kolonite bregdetare romake (Apolonia dhe
Dyrrahu).Qytetet kryesore ishin: Lisi (Lezha),Shkodra (kryeqyteti
i mbreterise),Olcini (Ulqini i sotem),Rizoni (gjiri i
sotem i Kotorrit me qytet Risan).
Komandanti guximtar e futi perseri lundrimin ne Adriatik
nen kontrollin e flotes ilire,sic e gezonin dikur
liburnet.E,te mos harrojme,se ne ate kohe zoterimi i
detit perbente nje eveniment dallues kundrejt fqinjeve
dhe ishte nje tregues i ndjeshem i fuqise se tij
ushtarake.Pra politikisht,
ekonomikisht dhe ushtarakisht mbreteria ilire e
ardianeve u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare e
arkipelagut.Polibi historian i madh grek (200-120
p.e.s.),duke studiuar dukurine e depertimit romak ne
Iliri,konstaton se "Romaket vendosen te kalonin per here
te pare (viti 229 p.e.s.) me forca ushtarake ne Iliri
dhe ne kete pjese te Europes (ne Gadishullin e Ballkanit)
... ate vendosen ta bejen kete fushate per keto shkaqe:
Agroni,mbret i ilireve dhe i biri i Pleuratit,kishte nje
fuqi detare dhe tokesore shume me te madhe se ajo qe
kishin pasur mbreterit e meparshem te Ilirise".
Qysh atehere perfaqesuesit e mbreterise ilire dhe vete
Agroni synonin nje Iliri me nje hapesire me te madhe te
tokave e te banoreve te saj.Ata donin ta ruanin,ta
mbronin dhe te clironin gjithcka u perkiste.Epiri dhe
Dardania,Etolia dhe Akaia formonin nje koalicionin te
forte antimaqedonas,nderkohe qe Maqedonia ishte
dobesuar.Ne pamjen e pare,Agroni dukej te bashkohej me
kete front kunder nje MAqedonie qe e lakmonte perhere
Ilirine.Mirepo ai,brenda kuadrit te strategjise se
tij,nuk gjykoi si prijesit e tjere te Ballkanit.Nisur
nga pikesynimet personale,ai taktikisht parapelqeu te
lidhej me Maqedonine,pasi pa shpartalluar koalicionin
promaqedonas mbreteria ilire nuk mund te dilte jashte
territoreve te saj.
Pas dhjetera vjetesh konfliktesh te gjata
ushtarake,iliret e maqedonasit aleatonin per here te
pare.Ne opinion kjo i dha shanse Agronit.Ai la
pershtypjen se i harronte armiqesite,duke zbutur
Maqedonine e papermbajtur.Nga ana tjeter,Agroni menjanoi
faktin se ai mund te behej objekt i sulmit te pare dhe
mund te mundej prej koalicionit te mesiperm.
Ketij vleresimi ushtarak qe rridhte nga situata i
sherbyen aksionet ushtarake drejt jugut dhe pergjate
bregdetit ilir.Ne keto Agroni mori disa vise te Epirit
ne Jon (qe dikur i kishte futur Pirroja dhe
trashegimtaret e tij nen federaten Mollose),sic ishte
Korkyra,Epidamni dhe ishulli Fari etj.Ne keto
zoterime,qe i perkisnin Ilirise dhe tani shtetit
legjitim te Agronit,u vendosen garnizone ushtarake ilire
per te mos lejuar kerkend t'i prekte keto skela
strategjike te pellgut mesdhetar.
* * *
Agroni u pergatit nga cdo pikepamje qe te konkretizonte
idete dhe qellimet ambicioze.Sipas marreveshjes
dypaleshe,maqedonasit do te godisnin vetem
Dardanine,krahun verior.Tri shtetet detare kundershtare
(Epirin,Etoline dhe Akaine) do t'i godisnin
iliret.Agroni,si nje ushtarak e politikan ne vleresimin
e gjendjes vendosi qe t'i zbatoje detyrimet ne menyre te
shkallezuar.Ai vendosi qe sulmi i pare te jepet mbi
Etoline e Akaine,pasi keshtu do te izolonte Epirin (kundershtarin
e trete te Maqedonise).Ai nuk e deshironte nje konflikt
me Epirin,sepse i perkisnin nje prejardhje etnike.Dhe
nga zhvillimi i mepastajme i ngjarjeve del se Agroni me
kete akt synonte te dobesonte ndikimin etol mbi fqinjet
jugore te mbreterise se tij dhe te shkepuste Epirin nga
aleanca me ta Agroni,si ushtarak,u dha urdhra te qarta
komandanteve qe kishte ne varesi.Keshtu,naten,rreth 100
anije me rreth 5000 luftetare,lundronin me nxitim ne
drejtim te Medionit.Ata iu afruan qytetit dhe u futen ne
liman pa u diktuar.Sapo erdhi agimi,detaret zbarkuan me
te shpejte e pa zhurme sikur te mos ngjiste asgje.Bazuar
ne taktiken e zakonshme ilire,sulmi u krye mbi trupat
etole ne fushim.
Kundershtari u habit nga sulmi i befte e i guximshem i
ilireve.Por etolet,me besim te tepruar ne vetvete,i
qendruan befasise;ata u perhapen per luftim ne
pozicione,perpara e perqak lemit.Ne nje situate te tille
iliret i rane fillimisht,kembesorise se lehte dhe,si e
shkulen ate nga vendet e perparuara,iu sulen kalorise qe
rrinte ne toke.Kaloresve te hutuar perballe kesaj
situate luftarake s'u mbeti vecse te terhiqeshin e te
bashkoheshin me kembesorine e rende.
Ne fazen e dyte te betejes ushtria e Agronit manovroi
mbi pjesen e rradhitur ne fushe,duke e thyer ate edhe me
ndihmen e medionasve.Beteja u fitua, "Mbreti Agron,pasi
u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantet ushtarake
rreziqet e luftes,u gezua aq shume se i kishte mposhtur
etolet,duke menduar se ata ishin shume mendjemedhenj" (Polibi).
Zhbllokimi i Medionit nga flota ilire (ne vitin 231)
ishte nje fitore e bujshme per shtetin ilir e nje
kujtese hidhur jo vetem per ushtaraket etole "hundeperpjete",por
edhe per aleatet e tyre.Duke iu kundervene
Maqedonise,ata duhej te mendoheshin,para se te sulmonin
Agronin e zot e te fuqizuar.
Nderkohe,Demetri II (mbret maqedonas) vertet u kenaq nga
besembajtja e ilireve,por ne thellesi te shpirtit e
brente dyshimi.Ky kuptoj se aleati Agron paskej qene nje
njeri me te cilin duhej te ishe mjaft i sjellshem dhe te
mos intrigonte ndaj tij njelloj si me te tjeret.
Agronit po i buzeqeshte froni i sovranit dhe grada e
kryekomandantit.Mirepo... fati t'i keput ne mes endrrat
e medha.Pak dite pas gezimeve te suksesit ne Medion,atij
i shkaktohet nje pleurit.Kurimet dhe kujdesi i
jashtezakonshem per te nuk mund te permiresonin gjendjen
e tij shendetesore.Goditja e rende e shendetit te
tij,shume shpejt do te sillte ate perfundim qe nuk e
kishin menduar as Agroni e as luftetaret e tij,vdekjen e
tij.
Shteti ardian ne lulezim dhe rolin e nje strategu
ushtarak i trashegoi gruaja e pare e Agronit,Teuta.Ajo
ndoqi rezultatet,politiken,strategjine
dhe pavaresine e te shoqit. |