|
Giorgio
Armani nje fukara i mjere. Keshtu do te cilesohej stilisti Italian
nga koleget e tij franceze.
Armani paraqiti koleksionin e tij te fundit , ne javen e modes se
larte ne Paris.
Behej fjale per 40 fustane te
ideuara nga stilisti i njohur, me te cilat gra te pasura do te
vishen ne ngjarje mondane.

Por vlera e ketyre fustaneve,
qe arrinin deri ne 80 mije euro, per ne njerezit normal do te na
dukej nje çmenduri, per te pasurit eshte nje çmim i rendomte.
Kete e mesuam nga prania e vogel e njerezve te pasur ne sfilaten e
Armanit, te cilet ishin me te shume ne numer ne sfilatat e kolegeve
te tij, si Christian Dior, Christian Lacroix, apo Yve Saint Laurent.
Edhe çmimi i stilisteve
franceze ishte shume me i kripur, aty fustanet kapnin vlerat nga 80
deri ne 150 mije euro.Madje nje princeshe arabe, kishte porositur
nje fustan te zbukuruar me xhevaire qe do te kapte vleren e 250 mije
eurove. |