***Copyright 2004-2005 by Prishtinanet Company. All rights reserved.***

 

 
 
 

 

 

   
   

 

NJĖZET E SHTATĖ PLAGĖ

 

Forcat e  armikut ishin pėrforcuar nė udhėkryq  para dy ditėsh.Prej andej goditnin fshatrat  e Drenicės me armė tė rėnda.Popullata nga lagjėja e Rrezės ishte strehuar nė pyll..Gjyshin e Arbrit, qė  kishte mbetur nė shtėpi, e kishin qėlluar ciflat e njė granate nėn gjurin e kėmbės sė djathtė.Ushatrėt e lirisė, ditėn e shtatė i kishin shpartalluar forcat e armikut dhe banorėt e fshatit ishin kthye nga pylli.Kur e kishte parė nipi gjyshin e plagosur, shpejt e shpejt e lajmėron mjekun e njėsisė dhe me te kthehet pėr ta mjekuar.

-Plaga  paska filluar tė sherohet. Kush tė ndihmoi gjyshi?- e pyeti mjeku.

-E po doktor, i kisha disa ilaqe kėtu...plagė e vogėl...

-Pasi tė sherohesh do vish me mua?

-Ndihmės i mjekut gjyshi!- qeshi Arbri.

-Doktor- tha gjyshi – kėto sherohen...por e kamė njė plagomė qė mė dhemb mė shumė. Gjyshi im  ka qenė luftetar i Isa Boletinit.Ai thoshte, luftrat qė nuk na u ndalen kurrė, na i dhanė  njėzetė e shtatė plagė tė veēanta, dymbėdhjetė fise, tri fe dhe dymbėdhjetė tarikate.Shumė janė sheruar, por duhet hapur sytė qė tė mos gėrvishtėn...Ato mund tė vijnė  befas edhe nė ditėt e sotme, edhe  tė mbėshtjellura...

 

Autor: Nuhi Islami

Vepra: Lotėt e krokodilit, e botuar nė vitin 2001

Botoi: Vatra