|
Zvicra ka ndaluar importimin, prodhimin, shitjen si dhe pėrdorimin e pajisjeve tė sistemit tė navigacionit tė cilėt i paralajmėrojnė vozitėsit pėr vendndodhjen e kamerave dhe radarėve tė shpejtėsisė nė rrugė. Ata qė nuk i pėrmbahen rregullave do tė paguajnė dėnim tė madh por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe dėnim me burg.
Tani e tutje, tė gjitha GPS sistemet e avancuara tė cilat vozitėsve ja u bėjnė me dije vendndodhjen e kamerave tė fshehta si dhe radarėve kundėr shpejtėsisė, janė tė ndaluara me ligj nė Zvicėr. Shitėsve e sistemeve tė navigacionit, si dhe atyre qė prodhojnė kėto pajisje, kėto ditė i kanė marrė shkresat ku thuhet se kėto pajisje nuk janė tė lejuara.
Nė kėtė shkresė janė gjetur pajisjet e kompanive tė mėdha si TomTom, Navman, Sony dhe ViaMichelin. Prodhuasit e kėtyre pajisjeve kanė thėnė se GPS sistemet e avancuara mundėsojnė siguri mė tė mirė nė trafik, por zyrtarė zviceran nuk i kanė pranuar kėto sqarime.
Sipas pėrvojės sė deritashme, pritet qė shumica e vendeve evropiane ta pėrkrahė kėtė ligj.
|