|
Disa aeroporte amerikane sė shpejti do tė pėrdorin njė teknologji tė re pėr tė skanuar pasagjerėt. Teknologjia lejon depėrtimin e rrezatimit edhe nėn veshjen e njerėzve dhe kjo ka ngjallur shqetėsime. Imazhet qė tregojnė trupin lakuriq, konsiderohen nga disa si ndėrhyrje nė privacy. Kjo i ka bėrė zyrtarėt qė tė modifikojnė skanerėt, tė cilėt tani tregojnė linja bardhė e zi tė pasagjerėve tė ngjashme me vizatimet.
Disa pasagjerėt thonė se skanimet i bėjnė tė ndihen mė tė sigurt, tė tjerė thonė se shpresojnė qė imazhet tė mos shihen nga ēdo kush qė kalon aty pranė. Kjo masė e re sigurie po testohet fillimisht nė aeroportin ndėrkombėtar tė Feniksit nė shtetin perėndimor tė Arizonės. Fillimisht sistemi po pėrdoret vetėm pėr pasagjerėt qė duan ta provojnė dhe pėr njerėzit qė duket se kanė nevojė pėr kontroll mė tė imtė. Pasagjerėt mund tė zgjedhin fotografimin nga para apo mbrapa.
Zyrtarėt e transportit thonė se kėto pajisje tė reja mund tė zėvendėsojnė njė ditė aparatet pėr zbulimin e metaleve qė pėrdoren tani...nėse shkurtohet koha prej deri 20 sekonda qė i duhet sot makinerisė pėr tė skanuar. Kjo pajisje moderne do tė vendoset edhe nė disa aeroporte tė tjera kėtė muaj si pjesė e njė programi pilot nė mbarė vendin.
|