Robotėt dhe inxhinieria bio-mjekėsore

06-02-2007 11:03 AM

PRISHTINANET

 

Arritjet nė teknologjinė mjekėsore nuk janė tė rastėsishme. Neuro-kirurgu James Burgess nė Spitalin e komunės Allegėni mendon se fillimisht lind frymėzimi. Prandaj ai ka hapur njė kurs me titull “Kirurgjia pėr Inxhinierėt.” Studentėt vijnė nė kėtė kurs pėr tė marrė mėsime mbi sistemin Da Vinci tė Kirurgjisė."Kjo ėshtė njė teknologji shumė e avancuar qė sapo kemi filluar ta fusim nė pėrdorim nė sallat e operacioneve. Por kjo teknologji mund tė frymėzojė inxhinierėt bio-mjekėsorė, duke iu zgjuar ide tė reja pėr tė pėrmirėsuar teknologjinė ekzistuese".

Dr.Marco Zenati e pėrdor shpesh sistemin Da Vinci pėr by-pass nė zemėr. Nė kėtė rast ai po e provon sistemin jo nė njė pacient real, por nė njė model kirurgjie nė laborator."Kirurgjia e ndihmuar nga robotėt ka bėrė qė tani mes dorės sė kirurgut dhe tehut tė bisturisė tė ketė njė kompjuter tė vogėl, i cili i jep mjekut aftėsi mbinjerėzore. Njė prej aftėsive tė sistemit ėshtė eliminimi i dridhjeve tė dorės".Gjatė semestrit 4 mujor studentėt shohin kirurgėt gjatė operacioneve. Nė sesione 3 orėsh ēdo javė, ata ndjekin operacione qė varen tek mjete robotike dhe pajisje kompjuterike tė krijuara nga inxhinierėt. Duart e kirurgut Zenati nuk e prekin kurrė pacientin. Ai ulet nė njė pult komandimi dhe mbi duar dhe kėmbė ka pajisje kontrolluese kompjuterike pėrmes tė cilave drejton krahėt robotikė tė pajisur me kamera dhe instrumente kirurgjikale. Pamjet tredimensionale qė ai sheh mes lentave zmadhuese dalin 10 herė mė tė mėdha se origjinalet. "Ėshtė disi e frikshme, por shpejt zhytesh nė kėtė veprim si magjistari me shkopin magjik. Ky ėshtė njė operacion i vėrtetė dhe mbi tė gjitha ka rėndėsi shėndeti i pacientit".Studentėt ulen me radhė tek njė pult komandimi qė funksionon nga lėvizjet e duarve dhe kėmbėve tė tyre si njė lojė elektronike.

Por James Burges thotė se kjo ėshtė njė pėrvojė shumė e rėndėsishme, pasi i ndihmon ata tė mendojnė si kirurgė tė vėrtetė:"Pikėrisht kėtė duam tė arrijmė, pra t’i angazhojmė studentėt qė nė fillimet e studimeve nė kėtė teknologji qė t’i frymėzojmė dhe ndoshta t’i nxisim tė punojnė nė projekte tė tjera teknologjike jashtė kėsaj klase".Michael Despenza dhe Frank Hamond, si shumė studentė tė tjerė, ndjekin studimet pasuniversitare nė inxhinieri mekanike dhe janė shumė tė interesuar nė kėtė teknologji. Ata e shohin veten si pjesė pėrbėrėse tė njė ekipi bio-mjekėsor nė tė ardhmen.
 

 


 

<<Kthehu prapa>>