|
Sonda e "Deep Impact" goditi kometėn "Tempel 1", njoftoi dje nė orėn 22:55 Agjencia hapėsinore amerikane. "Ne e kemi konfirmuar goditjen, deklaroi njė teknik i Nasa-s, ndėrsa tė gjithė personat e tjerė tė pranishėm nė sallėn e kontrollit tė Jet Propulsion Laboratory (JPL) tė Pasadenas, nė afėrsi tė Los Anxheles, duartrokisnin dhe uronin njėri tjetrin.
Shkencėtarėt nė Nasa panė tė hėnėn nė mėngjes tė parėn pėrplasje tė qėllimshme mes njė objekti tė krijuar nga dora e njeriut dhe njė komete. Ky eksperiment, qė ka si qėllim tė studiojė historinė e krijimit tė sistemit tonė diellorė, u realizua me ndihmėn e njė sonde tė lėshuar nga Nasa.
Sonda, qė peshon njė ēerek tonelate, u pėrplas me kometėn Tempel-1 me shpejtėsi rreth 37 mijė kilometra nė orė, duke lėshuar njė re tė dendur dhe shumė ashkla. Shkencėtarėt thanė se copat e lėshuara nga shpėrthimi ishin mė shumė se qė kishin pritur. Materiali i ngrirė, qė ndodhej brenda kometės qė prej kohės sė krijimit tė sistemit diellorė 4.5 miliardė vjet mė parė, tani do tė studiohet nga shkencėtarėt. Misioni i sondės ishte pagėzuar nga Nasa me emrin Deep Impact 1 titull i njė filmi Holivudian.
|