|
Kompania comScore ka bėrė njė hulumtim lidhur me interesimin e evropianėve rreth ueb faqes mė tė popullarizuar gjatė muajit Korrik tė kėtij viti. Vendin e parė (besojmė se nuk keni dyshuar) e ka zėnė Google me 152 milion vizitorė gjatė muajit korrik tė kėtij viti. Nė vendin e dytė, i vetmi nė mbi 100 milion vizitorė, u radhit ueb faqja e Microsoft-it, me 144 milion, ndėrsa nė tė tretin Yahoo, me 99 milion vizitorė. Pasojnė eBay me 86 milion, Time Warner Network me 59 milion vizitorė e kėshtu me radhė. Prej vendit tė shtatė e deri te vendi i dhjetė renditen ueb faqet e Amazonit me 40 milion vizitorė, pastaj faqet e Adobit me 31 milion, Ask Network me 30 milin dhe Vodafone Group me 29 milion vizitorė.
|