|
'Walk the Line', filmi pėr jetėn
e muzikantit mė tė famshėm tė muzikės 'country' Johnny Cash,
i bashkohet listės sė filmave biografikė dhe dokumentarėve
tė ngjashėm tė realizuar pėr ekranin e madh.
Ky film, i regjizorit James Mangold, reflekton nga ana
tjetėr edhe njė tendencė popullore pėr tė sjellė nė kinema
subjekte qė janė njė gėrshetim mes realitetit dhe fantazisė.
Portretizimi qė aktori Joaquin Phoenix i bėn muzikantit tė
njohur ndryshe si "Burri me tė zeza", ėshtė mjaft i arrirė
si nga aktrimi, ashtu edhe nga pamja fizike edhe
interpretimi.
Disa kritikė thonė se Joaquin dhe Johnny kishin disa gjėra
tė pėrbashkėta nė jetė, si varėsia nga droga dhe humbja e
njė vėllai nė moshė tė re.
Por Joaquin nuk e pranon kėtė hipotezė. Ajo qė tė shokon nė
pėrgatitjen e tij pėr filmin ėshtė shpejtėsia, me tė cilin
ai mėsoi tė luajė nė kitarė dhe nė stilin e tė madhit Cash.
Joaquin u takua pėr herė tė parė me muzikantin, disa muaj
pėrpara se ai tė vdiste.
Johnny atėherė iu drejtua aktorit tė ri me njė batutė nga
filimi Gladiatori, ku Joaquin luan rolin e dytė kryesor, dhe
pėr tė cilin u propozua pėr njė ēmim Oscar.
Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon nė Walk the Line
Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon, e cila luan partneren
e Cash nė 'Walk the line' janė qė tė dy tė propozuar kėtė
vit pėr njė Oscar nė kategorinė e aktorit dhe aktores mė tė
mirė.
Cash artisti i madh
Filmi qė po shfaqet nė kinematė nė mbarė botėn ka risjellė
nė vėmendje repertorin e tė madhit Johnny Cash. Njė
koleksion (nė dvd dhe cd) i muzikės sė tij u hodh nė treg nė
kohėn e daljes sė filmit.

Njė mik im gazetar mė thoshte se e kishte urryer muzikėn e
Cash ngaqė i ati e dėgjonte tėrė kohės.
Muzika e tij nė vegjėli i dukej arkaike dhe shumė pa shije,
siē mund t'u duket shumė prej dėgjuesve muzika 'country'.
Por njė ditė nė Berlin pranė njė librarie nė Friedrich
strasse njė protestė anarkistėsh i kishte sjellė nė vesh
pėrsėri muzikėn e Johnny Cash, moment, nė tė cilin ai zbuloi
magjinė e muzikės sė tij.
Rizbulimi i Cash dhe njohja me tė ėshtė ajo qė po i ndodh
gjeneratave tė tėra aq i madh ėshtė ndikimi i muzikantit tė
madh.
Njeriu me tė zeza, nuk ishte muzikanti qė kėndonte pėr
gjithēka.
Ai i kėndonte idealeve, tek tė cilat besonte. Dhe kėtyre
idealeve dhe parimeve i qėndroi besnik deri nė fund tė jetės
sė tij.
Johnny Cash bashkė me Bob Dylan dhe Elvis Presley janė
artistėt qė patėn ndikimin mė tė madh nė muzikėn amerikane
dhe atė botėrore.
Johnny Cash ishte njė prej figurave mė me influencė nė
muzikėn 'country' tė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
June Carter ndikoi mjaft nė karierėn e muzikantit
Zėri i tij prej baritoni, mėnyra e ngadaltė e tė kėnduarit
dhe kitarja akustike e bėnė atė njė kėngėtar tė paarritėshėm.
Biografi e shkurtėr
Kariera e Cash pėrkoi me lindjen e muzikės 'rock & roll',
dhe karakteri i tij rebel, i drejtėpėrdrejtė dhe i thjeshtė
pėrmbante shumė ngjashmėri me muzikėn rock.

Megjithatė, kishte njė lidhje tė thellė qė e mbante Cash tė
lidhur me muzikėn country.
Ai ishte muzikanti mė i madh i kėsaj muzike nė vitet '50 dhe
'60, duke realizuar mbi 100 kėngė hite.
Kritikėt thonė se Johnny Cash nuk mbahet mend tė ketė dhėnė
ndonjė koncert tė keq. Muzikanti thoshte se dinte rreth 1000
kėngė.
Cash me origjinė pjesėrisht indiane Cash u lind nė njė
familje bujqish nė Arkansas.
Qė kur ishte nė gjimnaz ai nisi tė kėndonte nė radion lokale
tė Arkansasit.
Mė vonė ai iu bashkua forcave ajrore pas shpėrthimit tė
luftės sė Koresė, ku bleu njė kitare, tė cilėn e mėsoi vetėm
dhe filloi tė kompozonte.
Cash debutoi nė vitin 1957 nė Nashville, kryqendra e famshme
e muzikės country. Atje ai u prezantua i veshur nė tė zeza
dhe prej kėtej mori edhe emrin qė e shoqėroi gjithė jetėn, 'Burri
me tė zeza".
Kariera e tij u shoqėrua nga varėsia prej drogės dhe
alkoolit, por ajo qė dominoi dhe ndikoi ishte dashuria dhe
marrėdhėnia me gruan e tij tė dytė June Carter qė vinte nga
njė familje e famshme.
Cash dhe Carter u bėnė zėri muzikor pė tė drejtat e njeriut
June e ndihmoi artistin tė kapėrcente problemet me drogėn
dhe alkoolin dhe sėbashku ata u rikhyen me sukses nė skenėn
muzikore.
Cash dhe Carter u bėn aktivistė pėr tė dretat e popullsisė
indiane dhe tė burgosurve nė vitetet 70 si edhe punuan me
evangjelistin Billy Graham.

Cash ishte zėri liberal i muzikės country nė protestat
kundėr luftės nė Vietnam.
Ai gjithashtu vazhdoi fushatėn pėr reformimin e burgjeve,
mbante korrespondecė me tė burgosurit dhe ndihnoi shumė prej
tyre tė ktheheshin nė shoqėri.
Cash kujtohet edhe si artisti qė kėndoi nė burg pėr tė
dėnuarit.
Artisti i madh u nda nga jeta nė moshėn 71 vjeēare nė vitin
2003, dhe vetėm disa muaj pas vdekjes sė gruas sė tij June
Carter Cash. |