“Etja e Kosovės” nė Palm Beach

04-04-2006 10:42 AM

 

SHEKULLI

Filmi “Etja e Kosovės” e regjisorit Sunaj Raēa, mori dje njė ftesė zyrtare pėr tė marrė pjesė nė Konkursin Ndėrkombėtar tė Filmit, qė zhvillohet nė Palm Beach tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nga data 20 -27 prill tė kėtij viti.

 

Regjisori Raēa tha pėr gazetėn “Shekulli” se “pjesėmarrja nė kėtė festival prestigjoz ndėrkombėtar jo vetėm ėshtė njė nder pėr kinematografinė Kosovare por edhe njė barometėr real i punės dhe ekipit tė filmit”. Filmi “Etja e Kosovės” fokusohet tek pasojat e luftės nė Kosovė.

 

Ėshtė njė film i gjallė, plot temperament qė sjell shumė emocione. Filmi ka tre linja kryesore, fundi i tė cilave ėshtė tragjik. “Etja e Kosovės” u promovua nė nėntorin e vitit tė kaluar nė Prishtinė. Regjisor i filmit prej 82 minutash ėshtė Sunaj Raēa, njėherazi edhe skenarist i tij. Producent Sali Limani dhe Blerim Destani.

 

Nė rolet kryesore interpretojnė Sheqerie Buēaj, Rajmonda Bulku, Tinka Kurti, Blerim Destani, Faruk Begolli, Ermela Teli, Bislim Muēa dhe Meto Jovanovski. Festival i Filmit nė Palm Beach ėshtė themeluar nė vitin 1996 dhe ēdo vit nė pranverė mbledh mbi 30 mijė njerėz tė artit. Nė kėtė festival pėrveē konkurrimit ėshtė mundėsia e zhvillimit tė njė marketingu tė madh pėr blerje filmash, si dhe pėr tė thithur sponsorizime pėr projekte filmash tė ardhshėm.

<<Kthehu prapa>>