|
Austria, e cila ka
presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian, ėshtė pėrpjekur
ta shfrytėzojė kėtė periudhė pėr tė prezantuar nė botė
identitetin evropian dhe aspekte tė integrimit nė Bashkim.
Nė kėtė kuadėr nė ambasadėn austriake nė Uashington ėshtė
hapur ekspozita me vepra tė fotografit Kurt Kaindl, e
titulluar Evropianėt e Panjohur. Ekspozita ofron njė
kėndvėshtrim tė veēantė pėr identitetin nė Evropė dhe
dimensionet e tij tė shumta. Evropa, njė mozaik kombesh dhe
kulturash ėshtė angazhuar sot nė kėrkim tė njė identiteti tė
pėrbashkėt. Ēfarė i bėn tė spikasin nė kėtė mozaik etnitė e
pėrfaqėsuara nė ekspozitėn Evropianėt e Panjohur? Ia
drejtuam kėtė pyetje atashesė kulturore tė ambasadės
austriake zonjės Margarita Ploder: Kėto pakica kurrė nuk
synuan tė kenė njė shtet tė pavarur, por kanė bashkėjetuar
me shumicėn tjetėr etnike dhe kanė arritur megjithatė tė
ruajnė traditat, gjuhėn dhe indentitetin kulturor. Nuk ka
asgjė anormale qė njė individ tė tė identifikohet si
arbėresh, por edhe si italian dhe evropian", thotė zonja
Ploder.
Ndėr pakicat etnike tė pėrfaqėsuara janė edhe arbėreshėt e
Italisė. Duke kaluar pranė fotografive tė arbėreshėve, ėshtė
vėshtirė tė shkėputesh nga pėrkufizimi i ngushtė,
tradicional i identitetit. Ēfarė fshihet pas momentit tė
ngrirė nė kohė? Ndoshta njė dolli nė shqip, njė lojė letrash
nė qendėr tė fshatit, ndėrkohė qė dikush pėrsėrit njė
legjendė tė vjetėr tė pėrcjellė nga katragjyshėt qė u
larguan shekuj mė parė nga Arbėria. Ndoshta njė pėrshėndetje
nė shqip bashkėfshatarėve qė kalojnė pranė.
Kėta ishuj etnish janė po aq pjesė e Evropės, sa etnitė mė
tė mėdha nė numėr, dhe pėrbėjnė njė thesar mė vete tė
Bashkimit Evropian, shpjegon zonja Ploder. "Kur mendon pėr
evropianėt, mendon pėr francezėt, apo britanikėt, gjermanėt,
por edhe pėr vende qė janė jashtė BE-sė si shqiptarėt apo
kroatėt. Shpesh identiteti kombėtar ėshtė shumė mė i
ndėrlikuar. Mund tė jesh njėkohėsisht francez dhe breton,
spanjoll dhe katalan, njėkohėsisht italian dhe arbėresh.
Pikėrisht kėtė nėnkuptojmė me larminė kulturore tė Evropės".
Por larmia kulturore nuk i ka prekur tė gjithė njėlloj. Pėr
shumė grupe, identiteti etnik ėshtė bėrė burim mėnjanimi dhe
varfėrie ekstreme, si nė rastin e romėve degeshi nė Sllovaki.
Nė disa raste identiteti ka rezultuar edhe nė racizėm tė
hapur. Hebrenjtė e sektit Safardim kanė jetuar nė Ballkan qė
nė fund tė shekullit tė 15tė, pasi u dėbuan nga Spanja. Ata
arritėn tė ruajnė gjuhėn dhe traditat e tyre, edhe gjatė
pushtimit shekullor osman nė Bosnjė, edhe gjatė 2 luftrave
botėrore tė shekullit tė 20-tė. Ky grup arriti ti mbijetojė
asimilimit dhe nazizmit, por njė histori 500 vjeēare
perėndoi me shpėrthimin e konflikteve ballkanike: "Armiku
kryesor ndaj pakicave ėshtė nacionalizmi. Kjo gjendje ka
pasur pasoja tepėr tė rėnda nė veēanti pėr hebrenjtė
safardimė nė Bosnjė, shumė prej tė cilėve u larguan nga
atdheu qė kishin njohur pėr njė gjysmė mijėvjeēari. Ata qė
mbeten, shumica tė moshuar, jetojnė me vetėdijen se janė
reliket e fundit tė sefardizmit nė Sarajevė", shpjegon zonja
Ploder.
Me thellimin e integrimit tė Bashkimit dhe zgjerimin e
organizatės me vende tė Evropės Qendrore dhe Lindore, thotė
Atashe Kulturore Ploder, ka lindur njė shpresė e re e
ruajtjes sė kėtyre identiteteve dhe kulturave. "Grupe mė tė
vogla etnike kanė fituar njė vetėbesim mė tė madh dhe po
ngrenė zėrin pėr mbrojtje mė tė madhe tė identitetit dhe
kulturės sė tyre. Kjo ėshtė mbėshtetur nga Bashkimi Evropian
dhe nga Kėshilli i Evropės. Nė Bashkimin Evropian ka lindur
njė interes i ri nė larminė etnike". Njė interes qė shumė
nga kėto grupe e presin si shpresėn e vetme pėr tė kapėrcyer
izolimin qė ka shoqėruar identitetin e tyre kulturor.
|