Rėnia e shitjes sė kompakt-disqeve - prirja e sotme e tregut tė muzikės

12-01-2006 01:44 PM

 

VOA

Tradicionalisht, nė Shtetet e Bashkuara, shitjet e muzikės sė regjistruar rriten ndjeshėm gjatė sezonit tė festave, si ky qė sapo u mbyll. Vitet e fundit, shitjet e kompakt-disqeve dhe tė formave tė tjera tė muzikės sė regjistruar kanė zėnė rreth 40% tė tė ardhurave tė kėsaj industrie. Por kjo prirje ka filluar tė ndryshojė.
Nė sezonin e festave qė lamė pas, tė ardhurat nga muzika e regjistruar nuk qenė si nė vitet e mėparshėm. Shitjet e albumeve muzikore ranė 8 pėrqind krahasuar me njė vit mė parė. Njė nga arėsyet ishte se gjatė 2005-s nuk pati shumė hite muzikore, thotė komentatori i Zėrit tė Amerikės pėr muzikėn, Ray MacDonald:
"Muzika e regjistruar, pėrgjithėsisht ra 4.5 pėrqind, dhe kjo sepse nuk ka patur muzikė vėrtet tėrheqėse. Mendoj se kjo ėshtė arėsyeja kryesore qė industria muzikore amerikane po shkon poshtė e mė poshtė gjatė 5 viteve tė fundit. Nėse nuk ka muzikė tė mirė, edhe konsumatorėt nuk do ta gjejnė dot."
Vitin qė kaloi, pati mė shumė albume qė qendruan nė vend tė parė se sa ēdo vit tjetėr qė nga 1991-shi – shenjė qė tregon se pak kėngėtarė kanė forcė tėrheqėse tė qendrueshme. Gjithashtu, tani qė po pėrhapen mjete tė tillė digjitalė si iPodi, shumė konsumatorė po heqin dorė nga albumet dhe po preferojnė t’i kenė kėngėt tė ngarkuara njė nga njė sipas dėshirės nė iPodin e tyre.
"Njerėzit po blejnė tani kėngė dhe nuk blejnė aq shumė albumin e kėtij apo atij kėngėtari," thotė Ray McDonnald.
E megjithatė, shitjet e kėngėve tė veēanta nuk arrijnė dot ta pėrmbysin prirjen nė rėnie tė shpejtė tė kompakt-disqeve. Kjo vjen pjesėrisht edhe pėr shkak tė piraterisė nė internet e cila ēon nė rėnien e shitjeve tė muzikės. Por ekspertėt parashikojnė se industria muzikore do tė vazhdojė tė vuajė nė vitin 2006, tani qė video-lojrat dhe videodisqet dixhitale po dalin si alternativa tė reja nė treg. Madje, thonė ata, 2006-a mund tė jetė njė vit vendimtar pėr disa nga bizneset e industrisė muzikore nė Shtetet e Bashkuara.

 


 <<Kthehu prapa>>