''''::Mirė se erdhet ne Prishtinanet::'''

 

 
 
 

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nėntor

Dhjetor

 

 

   
 
   
                              

01.10.2004

Legalizimi i martesave homoseksuale nė Spanjė
Qeveria Socialiste nė Spanjė ka miratuar ligjin nė tė cilin i lejohet ēifteve homoseksuale tė martohen dhe tė rrisin fėmijė.

09.10.2004

Nė Olimpiada 2012 edhe pesė sporte tė reja
Komiteti ndėrkombėtar Olimpik (KNO) ka njohtuar se nė Lojrat Olimpike verore 2012 edhe pesė sporte tjera do tė marrin statutin Olimpik. Sportet e propozuara janė: Golf, Ragbi, Skuosh, Karate dhe vozitja e Rolereave. Ragbi ishte sport Olimpik (1900, 1908, 1920 dhe 1924), kurse zyrtarėt e Skuosh qe 20 vite po tentojnė qė ky sport tė bėhet Olimpik. "Do tė vendosim nė mbledhjen e Singapurit, nė qershor tė vitit tė ardhshėm dhe se ajo do tė kalojė nė lojrat Olimpike 2012" tha zėdhėnėsi i KNO-sė. KNO ka njohtuar se po bėhet revizioni i tė gjithė 28 sporteve Olimpike dhe ndonjėri nga ta do ta humbė kėtė statut, mė afėr janė Softball, Bejzball dhe Pentathlon Modern. Pėr organizatorė tė Lojėrave Olimpike Verore nė vitin 2012 kanė kandiduar pesė qytete - Parisi, Madridi, Londra, New York dhe Moska.

10.10.2004

Miss Bota zgjidhet nėpėrmjet SMS-it
Tv spektatorėt nga tė gjitha anėt e botės pėr herė tė parė nė historinė e kėtij manifestimi me votat e tyre mund tė vendosin se kush do tė jetė MISS Bota e re. Ky emision ėshtė ėshtė i treti nė planetė pėr nga shikueshmėria, pas hapjes sė lojėrave olimpik dhe kampionatit botėrorė nė futboll tė cilėt kanė mbi 2 miliardė shikues nė tėrė planetin. Ky manifestim kėtė vit do tė mbahet nė Kinė me 4 dhjetor.

11.10.2004

Vdiq "Supermen"
Aktori Amerikan Cristopher Riv, i njohur me rolet e tij nė filmat "Supermen' vdiq ditėn e diel nė moshėn 52 vjeēare. Riv para dhjet viteve kishte mbetur i paralizuar pasi ishte rrėzuar nga kali. Ai pas rėnjes sė tij nė vitin 1995 u bė luftėtar i madh pėr hulumtimet e boshtit kurrizor dhe ka lobuar nė kongresin pėr njė sigurim mė tė mirė kundėr kėtyre lėndimeve.

15.15.2004

Kinezi deshi ta pagėzoj djalin me @
Njėrit Kinez nuk iu lejua qė djalin e tij ta pėrgėzojė @. Ky kinez ka dashur qė i biri i tij tė quhet me simbolin e cili paraqitet nė secilin email adresė, duke pohuar se ky simbol ka hyrė nė jetėn e pėrditshme. Zyrtarėt nė provincėn Henan kishin refuzuar tia regjistrojnė kėtė emėr me arsye se sipas zakoneve Kineze emri duhet tė jetė nė mėnyrė qė tė mund tė pėrkthehet.

17.10.2004

Valentino Rosi kampion nė MotoGP
Italiani Valentino Rosi me ekipin e Yamaha fitoi titullin kampion nė motoēiklizėm nė klasin mė tė fortė, MotoGP. Ai nė duelin direkt nė stazėn e Ausrtralisė mundi rivalin mė tė madh dhe vice kampionin e botės, spanjollin Seta Gibernau me Honda. Gibernau nė pjesėn e parė tė garės ishte i pari, por nuk ia arriti nė mbajė kėtė pozitė. Kjo fitore ėshtė e tetė e Rosit dhe ēmimi kampion pėr tė katėrtėn herė radhazi.

22.10.2002

Hitler pėr Oskar
"Der UNtergang", filmi gjerman kontraverz mbi Hitlerin nė ditėn e fundit nė bunkerin e Berlinit, do tė jetė pėrfaqėsuesi gjerman pėr ēmimin Oskar pėr kategorinė filmi mė i mirė nė gjuhė tė huaj.

23.10.2004

Bill Klinton dėshiron tė jetė sekretar i UN?
Ish presidenti Amerikan, Bill Klinton dėshiron tė bėhet sekretar gjeneral i Kombeve tė bashkuara, pohon agjensioni amerikan UPI, duke u bazuar nė burime tė afėrta me Klinton. UPI pohon se dėshirat janė tė mėdha qė Klinton tė zėvendėsojė sekretarin e tanishėm Kofi Anan. "Ai definitivsht dėshiron ta bėjė kėtė" tha burimi i afėrt nga Klinton.
 

25.10.2004

Shkruan me dy duar nė dy gjuhė
Njė Indian ka aftėsi qė nė tė njejtėn kohė tė shkruaj me dy duar nė dy gjuhė tė ndryshme. Amanula nė tė njetjėn kohė mund tė shkruaj edhe nė gjuhė angleze edhe nė gjuhėm tamile. Ai tani po ushtrohet tė shkruaj edhe nė pesė gjuhė nė kombinime duke pėrfshirė gjuhėn arape dhe urdu.

26.10.2004

Nė Kubė ndalohet pėrdorimi i dollarit amerikan
Qeveria Kubaneze ka njohtuar se dollari Amerikan nuk do tė pranohet si mėnyrė pėr transakcione tė gatshme nė vend, me ēka edhe praktikisht ndalohet pėrdorimi i saj. Qė nga 8 nėntori, secili i huaj nė Kubė duhet tė paguaj provizion prej 10% pėr secilin dollar tė ndėrruar nė pezos kubanez

28.10.2004

Ben Afleck ka gjetur njė Jennifer tė re
Pas lidhjes sė tij me kėngėtaren Jennifer Lopez, artisti i njohur ka gjetur njė dashuri tė re. Aktoren Jennifer Garner ai e ka njohtuar vitin e kaluar gjatė inēizimit "Daredevill", por ai ka fshehur lidhjen e tij me Garner pėr shkak mediave.

31.10.2004

Sė shpejti cigare pa tym
Ėshtė gjetur njė mėnyrė se si tė pihet duhan nė vendet ku pirja e duhanit ėshtė e ndaluar. Cigaret e reja NicStic nuk duhen tė ndezen dhe nuk ka tym pėr tė ndotur ajrin, se me mbushjet prej nikotini dhe pėrmbajtjes aromtike ofron 3 minuta "kėnaqėsi" duhanxhinjėve. Paketa NicStic do tė paraqitet nė treg nė vitin e ardhshėm dhe do tė kushtojė sa njė kuti normale e cigareve.

2 0 0 1

2 0 0 2

2 0 0 3

2 0 0 4

2 0 0 5