''''::Mirė se erdhet ne Prishtinanet::'''

 

 
 
 

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

 

 

   
 
   
                              

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nėntor

Dhjetor

02.01.2002

 Fituesi i panjohur i shtatė milion dollarėve nė llotari mund tė mbesė pa tė holla nėse shumė shpejt nuk paraqitet nė shėrbimin e llotarisė nė Teksas. Askush deri tash nuk u paraqit si fitues, kurse afati i paraqitjes po afron. Pėrfaqėsuesit e llotarisė apelojnė tek lojtarėt tė kontrollojnė mirė shtėpitė e tyre, automobilat, rrobet, qė tė gjejnė kėtė fletė me vlerė prej shtatė milion dollarėsh.

Mihai Cepleuca nga Bukureshti pėrdori rreth 7.000 kutija tė cigareve, dhe njohton se i duhen edhe disa tė tjera tė pėrfundojė arkivolin nė tė cilin do tė vorroset. Me kėtė "projekt" ai dėshiron tė japė mesazh njerėzve se pirja e duhanit me tė vėrtetė mund t'ju varros. Mihai i ngjiti tė gjitha kutijat nė arkivolin prej druri tė cilin e kishte pregaditur mė parė. "para 12 viteve pirjen e duhanit fillova ta pėrdori si shėrim tė nervozės", gjatė gjithė jetės e kam ditur se pirja ėshtė e dėmshme, por nuk munda ta ndaloj. Tash jam i vjetėr dhe pi rreth dy kutija nė ditė". Jastėkun e arkivolit e mbushi me filtera tė cigares.

Krimbi i ri u shfaq pėr festat e vitit tė ri i cili duket si njė animacion, ai nė tė vėrtetė shlyen pjesė tė mėdha tė sistemit operativ Windows, dhe filloi tė pėrhapet nėpėr Europė kėtė javė, njohton kompanija Computer Associates Intenational. Krimbi i quajtur Reezak ( i njohur edhe me emrat Zacker.C dhe Maldal C) lajmrohet nė email i quajtur me "Happy New Year" dhe nė mesazh ka tė shkruar "Hi, I can“t describe my feelings, but all I can say is Happy New Year :-) Bye". Nė pėrmbajtje ka datotekėn "Christmas.exe" e cila duket si tė jetė animacion i pėrpunuar me Macromedia Flash. Kur klikohet dy herė. krimbi neve na sjell tė gjitha adresat nga adresari dhe pėrpiqet tė shlyejė tė gjitha datotekat nė direktorijumin Windows dhe pamundėsimin e shfrytėzimit tė disa tasterave nė tastaturė. Ai pėrhapet vetėm nėpėrmjet programet e Microsoftit Outlook dhe Outlok Express.

Njė Holandez akuzoi policinė se nuk e kishte ushqyer bilbilin e tij deri sa ai gjendej nė burg. Gjatė arrestimit ai shume herė paralajmėroi policėt se ata duhet tė ushqejnė atė, pėrndryshe ai do tė ngordhė. Ata i thanė se ai do tė mirret vetėm pėr biseda informative dhe se shumė shpejt do tė lirohet. Mirėpo kjo "bisedė" zgjati 14 ditė dhe gjatė kėsaj kohe i ngordhi bilbili. Dhe tani ky adhurues i zogjėve kėrkon nga shteti dėmshpėrblim prej 5.000 marka gjermane.

05.01.2002

Njė profesor brazilian mbajti ligjerata pandėrprerė 72 orė, qė tė hyjė nė librin e Ginisit. Ky profesor nė kėtė mėnyrė e theu rekordin tė cilin e kishte kryetari i Kubės Fidel Castro, i cili foli pandėrprerė plot shtatė orė. Tema e profesorit ishte mbi luftėn e cila ēdo ditė ndoshė nė botė, nė ndihmė pėr vendosjen e rekordit i ndihmoi mjalti dhe limoni ku kohė pas kohe ai pastronte fytin.

Kompanija farmaceutike Merck&Co. Inc. pėr kėtė vit njohton se do tė fillojė testimin nė njerėz pėr shėrimin e SIDA-s. Ata nė konferencėn pėr shtyp njohtuan se ky ilaē paraqet njė hap pėrpara nė lufteėn kundėr kėsaj sėmundje. Ilaēi vepron nė atė mėnyrė duke bllokuar enzimin intergrazė.

Pėr herė tė parė pas 50 vitesh nė botė ra shitja e ēokolladave. Nė bazė tė analitikėve kjo ndodh sepse rinia mė shumė tė holla harxhojnė nė telefonat mobil. Vetėm nė Britaninė e Madhe shitja e ēokolladave ra nga 4.32 miliardė funta nė 4.08 miliardė funta.

Ylli i Vasco de Game-s, Romario u shpall lojtari mė i mirė i vitit 2001 nė Brazil, nė bazė tė anketės nga ana e gazetarėve tė Folha de Sao Paolo. Ky sulmues ishte golėshėnuesi mė i mirė nė Brazil me 21 gola nga 27 ndeshje. Kjo ėshtė hera e parė qė ndoshet nė listėn e golėshėnuesve mė tė mirė tė Brazilit.

06.01.2002

Brazili i ka tė gjitha rekordet pėr numrin e lojtarėve tė futbollit qė luajnė jashtė shtetit. Kėtė vit 733 brazilianė luajtėn pėr ndonjė klub jashtė shtetit. Kjo shifėr ėshtė 4,51% mė shumė se vitin e kaluar, ku jashtė Brazilit luajtėn 701 lojtarė. Vendet nė tė cilėn lujanė mė shumė brazilian ėshtė Portugalija (30%) dhe Japonia (10%).

Nė mes 11.500 njerėzve tė cilėt do tė bartin stafetėn olimpike pėr lojrat olimpike dimėrore nė Salt Lake City, do tė jetė edhe njė grua qindvjeēare. Sarah McClelland (102) po pregaditet pėr kėtė detyrė, edhe pse pak mė herėt ėshtė rrėzuar dhe ėshtė lėnduar lehtė. "Pak jam nervoze sepse kaq detyrė tė vėshtirė nuk e kam pritur" thotė plaka e cila do tė hyjė nė histori si personi mė i vjetėr qė mbajti stafetėn olimpike. Ndėr tė tjera aty do tė jetė edhe mbesa e saj 22 vjeēarja Jessi McClelland.

Tuneli nė La Manchea, nė tė cili qarkullojnė trenat nė mes Britanisė dhe Francės, u mbyll gjatė natės, pėr shkak se u kapėn 150 njerėz qė donin tė kalonin nėpėrmjet tunelit nga Franca nė Angli. Kjo ėshtė hera e tretė qė nė kėtė mėnyrė njerzit mundohen tė kalojnė nė Britani.

08.01.2002

Bossi holandez Freddy Heineken vdiq kėto ditė nė shtėpinė e tij nė Nordvik. Ai ishte 78 vjeēar. Freddy Heineken mundėsoi qė firmėn e tij familjare qė u themelua nga gjyshi i tij nė vitin 1864, ta shėndrrojė nė njė nga gjigandet mė tė mėdhenj nė botė pėr prodhimin e birrės. Ai e zgjodhi ngjyrėn e gjelbėrt dhe logon e "Heineken" birrės, dhe ishte i njohur me fjalėt "Unė nuk shes birrė, por hare dhe gėzim".

Referi futbollistik italian Pierluigi Collina ėshtė shpallur si referi mė i drejtė pėr vitin 2001 nga Instituti ndėrkombėtar pėr historinė dhe statisktikėn e futbollit (IFFHS). Collina kėtė ēmim i cili jipet qė nga viti 1987 e merr pėr herė tė katėrt, dhe konkurentėt mė tė mėdhenj ishin Suedezi Anders Frisk dhe Danezi Kim Milton Nielsen.

Pėr herė tė dytė nė historinė e internetit numri i adresave tė regjistruara ėshtė mė i vogėl se ai i shuar, njotohet mė shenimet e dhėna pėr muajin dhjetor. Kjo situatė ishte e njejtė nė qershor tė vitit tė kaluar dhe dhjetorin e 2001. Interneti u zvoglua pėr 182.142 adresa. Por nuk duhet tė brengosen dashamirėt e internetit se deri tash janė tė regjistruara 36.276.252 adresa. Shėnimet i publikoi Netcraft.

Luiz Carlos Austin ėshtė pėrgjegjės pėr parashikimin e motit nė njė televizion brazilian, dhe ai mund tė denohet me burg pėr shkak tė parashikimit tė gabuar. Kryetari i Rio de Janeiros do tė denojė Austinin i cili parashikoi shi tė rrėmbyeshėm gjatė natės sė vitit tė ri. Shi nuk ra, por kryetari pohon se parashikimi i gabuar mund tė shkaktojė panikė tek popullata nė tė cilin shpesh e godasin shirat e mėdha.Austin mbrohet duke thėnė se parashikimi ishte korrekt, por tė ftohtat ajrore u zhdukėn para kohe. Ata thonė se do tė denojnė sinoptikun pėr alarm tė rrejshėm, ēka do tė denohet me 6 muaj burg.

09.01.2002

 Teniserja e re ruse Ana Kurnikova ėshtė personazhi sportiv mė i kėrkuar nė internet. Pas saj gjenden psh Martina Hingis, Michael Jordan, Tiger Woods. David Beckham ėshtė i vetmi futbollist nė listė dhe gjendet nė vendin e 13. Kolektivi mė i kėrkuar sportiv ėshtė New York Yankees.

Kjo ėshtė ngjarje e vėrtetė ku ndodhi nė Rusi, nė regjionin Altay, pėr natėn e vitit tė ri. Nė postėn lokale u erdhi njė letėr e adresuar pėr babadimrin. Kryeshefi e hap letrėn dhe e lexoi sepse edhe ashtu nuk kishte kujt tja dėrgonte. Nė letėr shkruante: I dashur babadimėr, unė quhem Dima dhe jetoj nė veri, kėtu ėshtė dimėr dhe ka shumė borė, po vjen viti i ri, unė nuk mund tė dal jashtė sepse nuk kam pallto tė nxehtė, dorėza, kapelė dhe kėpucė. Tė lutem mė dėrgo njė pallto, doreza, kapelė dhe kėpucė" Njerėzit nė postė ishin tė brengosur pėr kėtė fėmijė. Ata mblodhėn para dhe ua blenė gjėrat pėrveē dorėzave dhe ia dorėzuan nė emėr tė babadimrit. Pas disa ditėsh ata morėn pėrgjegje pėr babadimrin: "Faleminderit pėr dhuratat, babadimėr, tė gjitha gjėrat i mora, pėrveē dorėzave, ato me siguri i kanė vjedhė nė postė.

Kompanija pėr antivirusė Panda software kėto ditė nxorri listė e virusave pėr vitin 2001 tė cilėt mė shumė sulmuan kompjuterėt. Nė top listė gjendet Sircam (W32/Sircam), i cili ėshtė pėrgjegjės pėr rreth 24 % tė rasteve tė regjistruara. Disembowler (W32/Disembowler) ėshtė i dyti nė listė me 18 %, i treti ėshtė virus/trojan/krimbi MTX (W32/MTX) me 12 %.

10.01.2002

Charles Bishop, 15 vjeēari pilot i cili tė shtunėn e kaluar vodhi aeroplanin privat dhe me tė u pėrplas nė njė ndėrtesė biznesi nė qytetin Tampi tė Floridės, ishte simpatizer i Osama Bin Ladenit, njohton policia Amerikane. Shefi i policisė nė Tampi Bennie Holder njohton se te Bishop i cili nė kėtė aksident vdiq, u gjend njė letėr e cila e kompromiton. Holder shtoi se prapė kjo nuk ka lidhje me akt terrorist. Nė mesazh Bishop shenoi "me kėnaqėsi pėr atė ēka ndodhi me 11 shtator" kurse detajet tjera tė letrės nuk u dhanė. Sipas fjalėve tė Holderit, "Charles Bishop mund tė pėrshkruhet si njė njeri i ri, i cili nuk kishte shumė shokė, dhe ishte i vetmuar".

Finlanda filloi me testimin e rrjetit 3G tė telefonave mobil. Dy operatorėt Sonera dhe Radiolinja, vendosėn qė tė provojnė kėtė rrjetė, dhe pėrdorimi komercijal do tė fillojė nė katėr qytete: Helsinki, Tempereu, Turkuu dhe Ouluu, kėtė ose nė fillim tė vitit 2003. Mė shumė pėr kėtė test do tė jepet nė vjeshtė tė kėtij viti ku pritet wė Nokia dhe Ericsson do tė nxjerrin nė shitje modelet e tyre. Pėrndryshe rrjeti 3G ėshtė 40 herė mė i shpejtė se kėta tė sotshmit. Teste bėhen shumė nė Japoni, dhe pėrparsi mė e madhe e kėsaj rrjete se pėrmes rrjetit 3G pėrmes telefonit mobil mund tė lidheni me internet, pėrcjellni aplikacione tė ndryshme multimedijale real time etj.

Grupi gjerman "Deutschmark Bob" vendosi qė emrin e grupit ta ndrrojė pėr shkak tė valutės sė re e cila u paraqit nė bashkimin europian. Ai tash do ta emėrojė Euro Bob. Pėrpara grupi quhej "DM Bob and the Big Profits".

12.01.2002

Internet pėrkthyesi Web Verbix mundėson pėrkthimin nė anglisht nga 64 gjuhė tė huaja, duke pėrfshirė wolof, urdu, latinisht vulgar, suedishtja e vjetėr, esperanto dhe tamile. Pėrkthimi ėshtė falas, por kompanija Verbix mundėson qė pėrmes kėtij sajti tė bleni CD ROm i cili mundėson pėrkthimin nga 100 gjuhė.

Shkenctarėt Amerikan njohtojnė se kanė zbuluar teknikė tė re pėr zbulimin e rrenave e cila mund tė i hedhė nga pėrdorimi detektorėt e renave tė sotshėm qė janė nė pėrdorim. Bėhet fjalė pėr video kamerė e ndieshme nė ndrrimin e temperaturės tė objektit nė tė cilin inēizohet. Me kėtė kamerė pėrcillet ndryshimi i nxehtėsisė nė sytė e pyetėsit. Nėse pyetėsi rren, gjaku shpejtohet dhe vjen deri te humbja e nxehtėsisė nė regjionin rreth syve, ku me kėtė kamerė shumė lehtė vėrehet: Kjo teknikė u tregua shumė precize. Nė bazė tė mendimit tė dr. Levinea, i cili udhėheq kėtė projekt, kamera e ndieshme nė nxehtėsi mund tė pėrdoret nė aeroporte pėr inēizimin e fytyrave tė njerėzve tė cilėve iu parashtrohet pyetja " A posedoni armė".

Njė kompani telefonike nė Indi ndryshoi qindra numra telefonik nė rajonin Nahri, por kjo harroi tė i njohtojė klientėt. Menaxherėt pėr kėtė nuk paralajmėruan as operatorėt lokal. Si shtesė ata kėrkuan falje banorėve tė atij rajoni, dhe se do tė telefonojnė tė gjithė dhe do tua japin secilit numrin e vet tė ri. Drejtori gjeneral AK Nagpal tha se do tė jetė njė linjė pėr pyetje dhe eventualisht kėrkesa.

13.01.2002

Ana Kournikova do tė paraqitet nė spotin mė tė ri tė Enrique Iglesias pėr kėngėn mė tė re Escape. Nga Interscope Records vėrtetuan se nė spotin mė tė ri do tė paraqitet teniserja ruse, i cili u xhirua nė Los Angelos, por detaje tjera nuk u dhanė. Spoti i mėparshėm i Enriques, Hero, ishte i begatuar edhe me njė yll tjetėr, Jennifeer Love Hewitt.

Motorola nė mars planifikon tė nxjerrė mbushėsin pėr telefona mobil qė punon me energjinė e erės. Gjeneratori ėshtė i konstruktuar nė bashkėpunim me kompaninė "Freeplay Energy", dhe njė minutė e mbushur nė erė dotė thotė pesė minuta bisedė ose disa orė pritje. Aparati ėshtė i rėndė 325 gram dhe do tė kushtojė 72 euro.

Manchester United u shpall ekipi mė i shėmtuar nė Premijer Ligė Me votimin nėpėrmjet internetit u zgjodhėn tre lojtarė nga ky ekip, Phil Neville, Gary Neville, Luke Chadwick. Anketa u bė nga web site uglyfootballers.com. Lojtari nga Chlesea, Ed de Goey, u shpall si portieri mė i shėmtuar, por edhe shoku nga ekipi Gianfranco Zola. Nė kėtė ekp tė tė shėmtuarve e gjendėn edhe Martin Keown nga Arsenali, Lee Bowyer nga Leeds, dhe Gareth Southgate dhe Abel Xavier nga Everton. 

14.01.2002

Nė Britaninė e Madhe vitin e kaluar janė vjedhur 710.000 telefona mobil, dhe kjo shifėr ėshtė pesė herė mė e madhe se vitin e kaluar. 500.000 telefona mobil u janė vjedhur tė rinjėve 11 deri 15 vjet, dhe mė shpesh atyre ua vjedhin moshatarėt e vet. Telefonat mobil vidhen edhe nė plaėkitjet rrugore, ku nė ēdo tė dytėn rrugė vjidhet nga njė telefon mobil.

Qė "zona e vjetėr" nga Torino ekipi futbollistik Juventus ėshtė shumė tėrheqės u vėrtetua edhe nga kryetari i shtetit, Moamer el Gadaf, i cili nėpėrmjet agjencisė shtetėrore "Lybian Arab Foreign Investment Company" bleu 5.31% akcione tė Juventusit. Pėr kėtė dhanė edhe zyrtarėt e "bardh e zinjėve", tė cilėt thanė se shitja e kėsaj akcije dėshmi se sa me rėndėsi ėshtė tė investohet nė klubin e tyre.

Gruaja e lojtarit mė tė mirė nė historinė e basketbollit Michael Jordan, pas 12 viteve martesė, iu drejtua gjyqit nė Chicago pėr divorc. Siē shkruan Chicago tribune, Juanita Jordan nė kėrkesė tha se ndėrmjet saj dhe Michael ka ardhė deri nė "ndryshime tė mėdha sa qė nuk mund tė ndėrhyjė askush". Zonja Jordan nga Micheal kėrkon qė t'i sigurojė mbikqyrje permanente tė tre fėmijėve, qė saj dhe fėmijėve t'i mbetet shtėpija e tanishme nė Chicago me 2.323 m katror, dhe tė i mbetet gjysma e pasurisė tė arritur nga viti 1989 kur u martuan.  

16.01.2002

Mos e hani monedhėn e re Euro. Kur dikush provon tė hajė 400 monedha euro, mund tė helmohet, njohton pėrfaqsuesi i bankės qendrore Europiane Euhenio Domingo Solans. Kur e pyetėn gazetarėt se a ėshtė e vėrtetė se ngjyra e pėrdorur pėr shtypjen e valutės helmuese, Domingo Solans tha se ata kanė hulumtuar me teknikėt dhe kanė konstatuar se janė tė rrezikshme nė shuma tė mėdha. " Me tė vėrtetė nė ngjyrė ka njė substancė e cila nėse hahet me doza tė mėdha mund tė jetė toksike" tha ai. "Edhe pse do tė jetė shtrejtė, Euro nuk rekomandohet pėr ushqim".

BBC angleze ka kėrkuar ndihmė prej tre linguistikėve qė do ti duhen gazetarėve qė do tė pėrcjellin Kupėn botėrore pėr ti shqiptuar mbi 800 emra tė lojtarėve, referėve, trenerėve dhe tė tjerėve nga tė gjitha anėt e botės. Sipas fjalėve tė Rasel T. Jones, i cili udhėheq ekipin e linguistėve, ku ky vet i flet 8 gjuhė, emrat mė tė vėshtirė i kanė lojtarėt nga Afrika e Jugut. Shumė lojtarė kanė prejardhje nga Zulu, tė cilėve emrat ėshtė shumė vėshtirė t'u mbahet emri menjėherė. Por edhe do t'u shtohet kujdes vetė emrave tė organizatorėve - lojtarėve nga Korea dhe Japonia.

Fitues i fundit i relit Pariz-Dakar ėshtė japonezi Hiroshi Masouka i cili me Mitsubishin e tij, pas 17 ditėve, ishte mė i shpejti nė rrugėn e gjatė 9.436 kilometra. Vendi i dytė i takoi gjermanes tė vitit tė kaluar Jutti Kleinschmitt, po ashtu me Mitsubishi. Nė vendin e tretė ėshtė japonezi Kenjiro Shinozuki.

Penzionerja britaneze Joan Galloway 62 vjeēare vozit tė njejtin automobil. Gjyshja prej Devina e bleu mė 1940 , kur i kishte 21 vjeē, automobilin Morris 8, pėr 65 funta, ku edhe sot e vozit po tė njejtin auto. Ajo kėtė auto e vozit vetėm nėpėt qytet sepse ėsht shumė i ngadalshėm pėr autostradė. " Auto ėshtė i thjeshtė, nuk posedon as radio dhe as diēka tjetėr bashkėkohore, nė tė vėrtetė shkon sikur bombė thotė Joan. 

18.01.2002

Sipas shkrimeve angleze, Michael Schumacher dhe ylli i Manchester United, David Beckham, mund tė i ndrrojnė punėt, nė bazė tė sponzorit tė pėrbashkėt Vodafone. Kapiteni i reprezentacionit tė Anglisė sė shpejti do tė shihet nė timonin e bolidit tė Ferrarit nė stazėn Fiorano, qė ėshtė pronė e ekpit kampion nė Formula 1, ku nė anėn tjetėr Michael Schumacher do tė bėjė trening me ekipin e Manchester United nė treningun special vetėm pėr hir tė tij. David Beckham njihet si adhurues i automobilave, dhe posedon disa modele tė Ferrarit, po edhe Schumacher mund shpesh tė shihet nė ndeshje futbollistike qė luhen pėr arsye humanitare.

Drejtori i firmės Finlandeze Nokia, gjigandit nė telekomunikacion, u denua me tė holla, e cila mendohet se ėshtė denimi mė i madh qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė kėtė shtet. Siē njohton BBC, Ansi Vanjoki duhet tė paguajė mė shumė se 100.000 dollarė, nė valutė nacionale finlandeze, sepse ai u kap duke vozitur motoēikletėn e tij nė njė shpejtėsi tė palejueshme nė Helsinki. Vanjoki voziti me shpejtėsi 75 km/h nėpėr qytet, ku shpejtėsia e lejuar ėshtė 50 km/h.

Sipas nje zbulimi 1/3 e Koreanėve ėshtė i varur prej internetit. Ky sondazh u bė nė burra dhe gra qė janė ndėrmjet 15 dhe 39 vjetėve, dhe rezultoi se 30.9 % prej tyre janė tė varur prej internetit. Tė varurit prej internetit bėhen nervoz dhe jo tė qetė kur ata nuk kanė mundėsi pėr tė surfuar nė internet, dhe sipas kohės qė ata rrinė nė internet ėshtė bėrė dhe njė shkallė e vartėsisė, "normal" janė ata qė nė net janė tre deri pesė orė nė ditė, kurse ata vartės serioz janė qė rrinė mbi shtatė orė nė internet.

Djali i vogėl i princ Charles, 17 vjeēari princ Harry, pati problem me marihuanė dhe alkool, dhe kjo u zgjidh nė gjirin familjar, thanė pėrfaqsuesit e shtėpisė mbretėrore. Zėdhėnėsi i pallatės St. James tha se kjo ishte diēka serioze dhe e cila u zgjidh nė rrethin familjar dhe tash kjo i pėrket sė kaluarės. Gazeta "News of the world" shkruan se princi Charles e dėrgoi tė birin qė tė vizitojė njė klinikė pėr dezintoksikim, qė tė shohėse ēfarė janė pasojat nga pėrdorimi i drogės dhe alkoolit. Princ Charles kėshtu veproi kur mori vesh se Harry vitin e kaluar pinte alkool dhe marihuanė nė festat private nė rezidencėn e tij nė Highgrovej, nė perėndim tė Anglisė. 

21.01.2002

Njė spital nė Angli njohtoi se gabim u ka dėrguar 30 letra pacijentėve tė vet nė tė cilėn shkruhej se janė shtatzėna. Disa nga kėto letrat u ka arritur edhe disa pleqėve meshkuj. Letrat janė dėrguar pėrmes sistemit kumpjuterik i cili automatikisht zgjedh pacientat tė cilėve u ėshtė caktuar operacioni. Pėrfaqsues i spitalit nė rrethin Chesterfield dhe Northern Derbyshire njohton se ėshtė gabim njerzor dhe vajza e cila punonte ka zgjedhur opcionin e gabuar. Asnjė pacient i paralajmruar nuk ishte shtatzėnė. Ai gjithashtu njohtoi se ky sistem u ndryshua pėr t'u shmangur gabimet e njejta nė tė ardhmen.

Shkenctarėt nė njė studim treguan se njerzit tė cilėt kanė prejardhje kineze kanė mė pak nevojė pėr nikotin. Kjo specifikė zvoglon numrin e tė sėmurėve nga kanceri i mushkėrive tek kėta njerėz. Shpjegimi pėr kėtė ėshtė se nė mungesė tė disa enzimeve tė cilėt shpėrbėjnė nikotinėn dhe i cili mundėson qė nikotini tė mbetet mė gjatė nė trupin e njeriut. Njeriu atėherė ka ndjenja se nuk i duhet nikotin, dhe nuk konsumon cigare.

Dizajneri i njohur i shtėpisė sė modės Gucci, Tom Ford njohtoi se kryeministri i Avganistanit Hamida Karzaia ėshtė mashkulli qė vishet mė sė miri nė botė, "Mė eleganti mashkull nė kėtė planetė ėshtė kryeministri Hamid Karzai", tha Ford kėtė javė nė Milano, gjatė prezantimit tė koleksionit tė tij mė tė ri. Tom Ford shtoi se pėr Karzai do tė dizajnojė koleksion tė ri me emrin "kthimi nė formalitet".

Prodhuesi amerikan i pėrgaditjeve sportive NIKE vendosi qė pas 8 viteve tė heqė dorė nga bashkėpunimi me Pit Sampras. Kjo ndarje e Nike me fituesin e 13 herėve tė Grand Slam turnirit ėshtė pak e ēuditshme. Nė njohtim thuhet " Pit Sampras ėshtė lojtarė fantastik, por lojat e tij janė tė bezdisshme". Nė anėn tjetėr, Adidas nėnshkroi kontratė me Ana Kurnikovėn, me tė cilėn arriti cifrėn prej 22 milionė €. 

22.01.2002

SHBA shumė shpejt mund qė Shteteve tė bashkimit Europian t'u vėnė viza, nėse nuk i plotėsojnė kėrkesat. Siē njohtojnė median Austriane, Amerika bėn presion mbi BE qė nė tė ardhmen nė pasaportat e shteteve anėtare tė jenė tė shkruara tė dhėnat biometrike, siė janė shenjat e gishtit dhe sken i syve, nė tė kundėrtėn SHBA do t'u vė viza shtetasve tė BE.

Sipas idesė sė konstruktorit Norman Nixon, sė shpejti do tė fillojė ndėrtimi i anijes mė tė madhe nė botė, i cili do tė jetė katėr herė mė i madh se ēfardo tė tanishmet "Freedom Ship" (Anija e lirisė), dhe do tė ketė 15.000 tė punėsuar, kurse mund tė shėrbejė 17.000 familje dhe 20.000 vetė tjerė tė pėrkohshėm. Anija do tė ketė 25 kate dhe do tė jetė me peshė 2.7 milion tonė. Nė ēdo dy vjet kjo anije do tė shėtise botėn, gjithmonė do tė jetė nė lėvizje, dhe do tė jetė Zona Duty Free mė e madhe nė botė. Apartamenti mė tė shtrejtė nė anije do tė kushtojė 40 milionė dollarė, mė i lirė do tė jetė ai me 40 metra katror qė do tė kushtojė 120.000 dollarė, ēka ėshtė relitivisht mė i lirė nė krahasim me New York dhe Tokyo.

Njeriu mė i pasur nė botė, Bill Gates, ėshtė dashamir i madh e serisė "Star Wars", dhe nė gjėrat nga kjo seri ai harxhon shuma tė mėdha tė hollash. Njėherė nė njė ankand, njė pėrfaqsues i Gates-it pėr njė revole laserike plastike nga kjo seri dha 40.000 dollarė. Udhėheqėsi i ankandit u habit, ndaloi shitjen dhe e pyeti blerėsin se a e di se kjo ėshtė njė revole e thjeshtė prej palstike. Pėrfaqsuesi i Gates-it pohoi me kokė se po, dhe kjo revole lodėr u bė pronė e shefit tė Microsoftit.

Njė indian mjekėt e konstatuan si tė vdekur, por ai u "ngjall" para se tė varrosej. Familja e tė "vdekurit" Sukhlalu Gautamu filloi kufomėn ta ēojnė drejt varrezave, kur e panė se ai po merr frymė. Gautama ishte i sėmurė prej tuberkulozit, kurse mjekėt e spitakit nė Locknow w shpallėn si tė vdekur. Tani Guatama ėshtė pėrsėri nė spital dhe po shėrohet, kurse mjekėt po bėjnė hulumtime se erdhi deri te kjo. 

24.01.2002

Monica Tyson, gruaja e Mike Tyson, nė gjyq dha kėrkesė pėr divorc me bokserin e njohur dhe kampionin e dikurshėm nė kategorinė e rėndė. Tysoni Monicėn, e cila me profesion ėshtė mjeke, e ka njohtuar gjatė kohės kur ai ishte nė burg. Ata pastaj u martuan mė 13 prill 1997 dhe kanė dy fėmijė. Reaksioni i Tajsonit i cili gjendet nė trening kampin nė Havaje, nė kėrkesė tė gruas ishte krejt i qetė. "Kjo ėshtė gjė private dhe ēka na pėrket mua dhe gruas sime. Mirėpo, ju garantoj se kjo nuk do tė mė dekoncentroj nė ushtrimet pėr meēin me Luis. Unė jam 100 % i fokusuar nė kėtė ndeshje dhe nė atė se si tė nokautizoj Luisin" tha Mike Tyson gazetarėve tė mbledhur. Ai dhe Louis duhet tė takohen nė New York dhe tė paralajmrojnė ndeshjen e cila duhet tė mbahet me 6 prill.

Inēizimet e fundit satelitore tregojnė se shtresa e akullit nė Antarktik po rritet. Mė herėt shkenctarėt paralajmėruan pėr shkrirje tė akullit nė Antarktikun perėndimor, duke pėrshkruar kėtė si nxemje globale. Matjet satelitore Ross kėto ditė treguan se disa rryma tė akullta u ndaluan dhe u ngadalsuan, duke mundėsuar qė akulli pėrsėri tė trashet. Gjithashtu edhe revista Nature dha reportazh mbi zbritjen e temperaturės nė Antarktik nga mesi i 80-ve e deri sot. Dhe kėshtu e gjithė tregimi mbi shkrirjen globale dhe rritja e nivelit tė oqeanit ka mbetur se e "dyshimtė" .

Sipas rezultateve tė hulumtimeve qė i bėri kompanija Computer Economics nga Kalifornija, viruset kompjuterike vitin e kaluar nėpėr botė kanė shkaktuar dėm rreth 13 miliardė dollarė. Dėmi ėshtė bėrė pėr shkak humbjes sė tė dhėnave dhe koha e cila u desht qė sistemi tė kthehet nė gjendje tė rregullt. Nga Computer Economics thonė se virusi mė dėm prurės ishte Love Bug i cili nė vitin 2000 u lėshua nga Filipina, bėri dėm rreth 9 miliardė dollarė.

Siē edhe nohtuam mė herėt, nė spotin mė tė ri tė Enrique Iglesias merr pjesė edhe teniserja mė e bukur Ana Kournikova. Megjithatė, gjatė xhirimit, plasėn problemet pasi qė Enrique nuk deshi tė puthė Anėn pėr shkak tė puērrave tė cilat ai i pa nė buzėt e saj. Ai aq shumė e hutoi teniseren ruse saqė ajo ja filloi vajit. Nė fund, Enrique lėshi pe dhe e puthi Anėn, por vetėm pasi qė grimerėt i maskuan tė gjitha puērrat nė fytyrėn a Ana Kournikovės. 

25.01.2002

U zbulua vakcina kundėr SIDA-a e cila funksionon nė kafshė. "Sipaa rezultateve, mendojmė se do tė ketė shumė mundėsi qė kjo vakcinė tė funksionojė edhe tek njerzit" thotė hulumtuesi kryesor John Rose, profesor nga patologjia dhe biologjisė celulare nė fakultetin e mjekėsisė Yale. Kjo u arrit pas gjashtė viteve hulumtime. Gjithė kohėn Rose dhe grupi i tij hulumtues tentuan qė tė zhvillojnė njė sistem apo vektor duke pėrdorur virusė tė thjeshtė. Zbuluan se ky sistem i njohur si Virus Stomatitis Vezikular (VSV), mbron kafshėt nga influenza apo gripi. Nė raportin mė tė ri tė shkruar nė revistėn "Journal Cell", shkenctarėt thonėse dy vite studime tregojnė se VSV vektori, i koduar me proteinat e HIV (virus qė shkakton AIDS), mbron majmunėt nga SIDA, tė cilėt janė tė infektuar me hibridin e HIV tė njeriut dhe majmunit.

Njė i burgosur kanadez, qė nuk e pinte duhanin, morri dėmshpėrblim nga shteti rreth 3.600 dollarė pėr shkak se 20 ditė ishte i vendosur nė njė qeli me njė tė burgosur tjetėr qė pinte duhan. I pandehuri kishte denuar shtetin edhe para 3 vjetėve, duke thėnė se ishte denuar me ligj qė nuk ekzistonte nė drejtėsinė kanadeze. Atėherė qeveria kanadeze hodhi poshtė tė gjitha akuzat, por gjyqi ishte e mendimit tjetėr i dha dėmshpėrblimin pėr pirje duhani pasiv. Pas shumė kritikave qė ishin pėr qeverinė nga shumė organizata pėr tė drejtat e njeriut, qeveria kanadeze u ankua rreth kėtij rasti, duke thėnė se ky ishte rast i veēant dhe se qelitė nuk mund t'i ndajnė tė burgosurit.

Sade kėtė muaj qė vjen do tė nxjerrė album Live, dhe ky albumi i parė nė karierėn e saj. Albumi quhet " Lovers Live ", dh e kėtu mund tė gjenden edhe kėngėt nga promovimi i turnesė nga albumi "Lovers Rock". Kėtu nė kėtė album do tė jenė edhe kėngėt e fundit dhe tė mėparshmet. Njohtohet edhe pėr DVD me inēizime nga turneja "Lovers Rock" 

26.01.2002

Njė taksist brazilian me qėllim bėri ndeshje me automobilin e policisė pėr tė kėrkuar ndihmė. Nė atė kohė ai po plaēkitej nga dy njerėz, ku njėri ia kishte drejtuar revolen. Kur ai nė atė moment pa se po vjen policia dhe me qėllim bėri ndeshje me ta. Kur hajdutėt panė se ēfarė po bėn Uilson Sebastio Barroso, ata deshėn qė ta vrasin, mirpo revolja i ra njėrit, dhe auto u pėrplas duke shpėtuar gjallė. Hajdutėt u arrestuan.

Policia nga Teksasi po heton mbi vjedhjen e njė zhirafe tė gjatė mbi tre metra. Ata besojnė se banda hyri nė kopshtin zoologjik nė tė cilėn ishte zhirafa, e morrėn dhe ikėn. Pronari i kopshtit zoologjik mendon se kafsha vetėm ka kaluar kufirin me Meksikėn. Howard Girault, njeriu i cili e udhėheq kopshtin zoologjik thotė: "Nuk shpresojmė se atė do ta kthejmė, dikush e morri me rimorkio dhe iku, ajo ėshtė kafshė e urtė" Policia e hodhi poshtė mundėsinė se zhirafa e vlefshme 20.000 funta tė ketė ikur.

Nė internet faqen www.convictsreunited.com mblidhen tė burgosurit e dikurshėm britanez, ku nėpėrmjet kėtij sajti ata mundohen tė i gjejnė cimerėt e tyre nga burgu, tė ndrrojnė mendime rreth tė ardhmes etj. Autori i faqes thotė se kjo ėshtė faqja mė e madhe e shoqatės sė ish tė burgosurve ku pėrfshihen dhe kėta tė tanishmit, dhe kjo nuk ėshtė asesi forum krimi. Sajti ka rreth 2.5 milion tė regjistruar, dhe autorėt janė natyrisht isht tė burgosur.

Referi futbollistik Brian Savill, u suspendua nga puna pasi ai gjatė lojės shėnoi gol gjatė ndeshjes sė ligės regjionale nė Essex. Ai shėnoi gol pėr ekipin Wimpole 2000, nė atė kohė kur ishte rezultati 18:1 pėr kundėrshtarėt e tij. Ndeshja mbaroi 22:2, dhe referi pas ndeshjes u suspendua nga puna. "Mendova se do tė marr vėrejtje, e jo lėshim nga puna. Nė federatėn e futbollit tė Essexit aspak nuk kanė shije pėr humor", tha "referi-golgeter" i cili nė kėtė mėnyrė pas 18 viteve punė u nda nga puna. 

28.01.2002

Dy revolverė, qė i mbajti kryetari i parė i Amerikės George Washington, u shitėn nė New York me vlerė 1.980.000 dollarė. Revolverėt janė me vlerė, sepse Washington i mbajti nė inaugurimin e kryetarit mė 1789. Shtėpia shitėse Christie pohon se kanė bėrė rekord botėror nė shitjen e ndonjė sendi. Emri i blerėsit nuk u tregua.

Kanali TV satelitor amerikan "Sky Digital" nxorri nė ankand 11 dhėmbėt e artistit Jack Nicholson. Dhėmbėt e qumshtit, centralėt dhe kanini, me vite janė nxjerrė nė shitje dhe mund tė blehen me copė. Mirėpo, Sky Digital i mblodhi qė tė tėrheqė vėmendjen e koleksionerėve, ēka edhe ja arriti. Njė pyetje mbeti pa u zgjidhur, kush i mblodhi dhėmbėt e Nicholsonit kur i kanė ra?. 

29.01.2002

Nė hapje tė lojrave olimpike dimėrore mė 8 shkurt, nė Salt Lake City do tė marrė pjesė Sting, sė bashku me korin Mormon Taberacle. Pėr shkak tė interesimit tė madh, organizatorėve i kanė mbetur vetėm edhe 500 bileta, tė cilat do tė shiten nėpėrmjet internetit. Pritet qė njė biletė tė arrijnė ēmimin prej 11.000 dollarė. Nė hapje zyrtare pritet tė jenė 45.000 njerėz.

Sipas disa zbulimeve e cila bėhet dy herė nė vit dhe pėrfshin 134 qytete botėrore u nxorr lista e 5 qyteteve mė tė shtrejtė nė botė. Londra i cili gjendet i 5 nė listė ėshtė qyteti mė i shtrejtė nė Europė. Si shembull i shtrejtėsisė sė madhe nė kėto qytete mirren Tokio dhe Osaka nė tė cilin do tė luhen edhe lojrat e kampionatit botėror nė futboll. Pėrndryshe me taksi prej aeroportit e deri nė qendėr tė kėtyre qyteteve kushton rreth 250 euro, kurse qyteti mė i lirė nė listė ishte Teherani.

Nė qytetin britanik Cardif sė shpejti do tė testohen veturat taksi pa shoferė, tė cilė do tė lėvizin nėpėr shina. Vetura ULTra ( Urban Light Transport), (transport i lehtė urban), ėshtė zbulim e profesorit Martin Lowson, nga universiteti i Bristolit, njeriu i cili punoi pėr zhvillimin dhe konstruimin e "Transporterėve tė hėnės" pėr programin hapsinor amerikan. Ky prototip do tė demonstrohet nė shinat speciale tė gjata njė kilometėr tė cilat do tė vendosen nėpėr rrugė. 

31.01.2002

Njė gjerman nga Magdeburgu pėr njė vit morri 122 denime pėr parkim tė gabuar, ēka do tė thotė se ai si mesatare ēdo tė tretėn ditė ai ka parkuar gabimisht. Ky njeri ka mbushur buxhetin komunal pėr disa mijė euro, dhe pėr ato tė holla ai ka mundur qė tė paguaj disa parking vende, njohton njė zyrtar i komunės. Pas denimit tė ardhshėm, do t' ua konfiskojmė veturėn shtoi ai.

Policia japoneze do tė pėrdorė rrjet pėr tė kapur huliganat gjatė kampionatit botėrorė nė futboll. Rrjetat speciale mund tė "kapin" edhe disa huliganė menjėherė. Shefi i policisė nė Sappor. Masahisa Tamura, pohon se kėto lloje rrjetash janė shumė mė efikase se ato qė pėrdoren nėpėr Europė. Nė Sappora do tė luhet ndeshja me mė shumė rrezik nė kampionat, e kjo ėshtė ndėrmjet Anglisė dhe Argjentinės.

AOL Time Warner (AOLTW) po bėn bisedime rreth blerjes eventuale tė kompanisė Red Hat, njė nga distributorėt mė tė mėdhenj tė sistemit operativ Linux, njohton Washington Post. Thuhet se America Online (AOL), degė e kompanisė AOLTW, i interesuar pėr Linux si alternativė dominante e mundshme e sistemit operativ Windows, e kompanisė rivale Microsoft. 

2 0 0 1

2 0 0 2

2 0 0 3

2 0 0 4

2 0 0 5